Përkujtuesi Ditor
4.01K subscribers
1.7K photos
78 videos
1 file
3.06K links
Të aktivizojmë mendimin ditor për thelbin e jetës: Zotin
Download Telegram
Përkujtuesi Ditor
Allahu i Madhëruar na njofton për madhështinë e këtij Kur’ani dhe për rëndësinë e tij të madhe. Ai na njofton se Kur’ani është fjala e Tij, që Ai e ka folur, dhe Shpallje e zbritur nga i Madhërishmi. Ai thotë: “Shpallja e këtij Libri është prej Allahut, Ngadhënjimtarit…
Ky Kur’an është shpallur nga Allahu, që është i përshkruar me të tilla cilësi. Ai është fjala e Allahut. Të folurit është cilësi e atij që flet dhe cilësia e tij vlerësohet sipas atij që e ka folur. Kështu, duke qenë se Allahu është i plotë dhe absolut në çdo aspekt dhe nuk ka shembull dhe të ngjashëm me të, po kështu edhe Fjala e Tij është e plotë dhe absolute në çdo këndvështrim dhe nuk ka të ngjashme ose si shembulli i saj. Vetëm ky detaj do të mjaftonte në përshkrimin e Kur’anit, për të treguar gradën dhe rëndësinë e tij të lartë dhe të jashtëzakonshme.

Por Allahu i Madhëruar na sjell edhe më shumë sqarime dhe lëvdata për Kur’anin. Ai na përmend faktin se kujt iu zbrit ky libër. Ndër faktet që e shtojnë edhe më shumë mirësinë dhe gradën e Kur’anit është edhe fakti ai që iu shpall Muhamedit (a. s), më të nderuarit të krijesave. E si mund të ndodhte ndryshe, kur ky libër është fjala më e nderuar dhe më e rëndësishme! Ndër faktet që tregojnë madhështinë dhe rëndësinë e Kur’anit është edhe përmbajtja e tij.

— Tefsiri i Sadit
15
Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu
15
Përkujtim: Koha për dhikrin para fjetjes!

Kliko këtu
12
Përkujtim: Koha për dhikrin e mëngjesit!

Kliko këtu
11👍1
“Kur fillonte muaji Sha’ban, muslimanët i përkushtoheshin Mushafit (Kuranit) dhe e lexonin atë, dhe ata jepnin Zekatin nga pasuria e tyre për të forcuar të dobëtit dhe nevojtarët për agjërimin e Ramazanit.”

— Enes ibn Malik, Allahu e mëshiroftë!
32👍2
11👍1
Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu
14
Përkujtim: Koha për dhikrin para fjetjes!

Kliko këtu
11
Përkujtim: Koha për dhikrin e mëngjesit!

Kliko këtu
15
Usame bin Zejd (radijAllahu anhu) tregon: Unë thashë: “O i Dërguar i Allahut! Nuk të kam parë të agjërosh më shumë në ndonjë muaj sesa në muajin Shaban.” Ai tha: “Ai është një muaj midis Rexhebit dhe Ramazanit dhe ndaj tij njerëzit tregohen të pakujdesshëm. Gjatë tij veprat ngrihen tek Zoti i botëve, andaj kam dëshirë që veprat e mia të ngrihen duke qenë agjërueshëm.”

— Transmeton Nesaiu
29
“Këto (ajete) janë një kujtim qortues.”

Këto përshkrime të Ditës së Gjykimit janë një kujtim i dobishëm për ata që i frikësohen Zotit, duke zbatuar urdhrat e Tij dhe duke iu larguar ndalesave, dhe për ata që e adhurojnë me sinqeritet Zotin e tyre, ashtu sikurse Ai i ka porositur dhe mësuar nëpërmjet Profetit dhe Shpalljes së Tij. Këto kërcënime u vlejnë besimtarëve, të cilët gjithmonë pendohen për gabimet që bëjnë dhe i kthehen rrugës së Zotit. Rruga e Zotit të tyre është rruga që Ai e ka sqaruar nëpërmjet Shpalljes së tij. Ai e ka qartësuar këtë rrugë me mënyrën më të mirë.

“Kush do, ai e zgjedh rrugën për tek Zoti i vet. ” – Ky ajet tregon se Allahu i Lartësuar u ka lënë robërve mundësi zgjedhjeje dhe veprimi. Pra, nuk është sikurse thotë sekti xhebrijeh, që robërit i kryejnë veprat pa vullnetin e tyre dhe jo me zgjedhjen e tyre, por të detyruar dhe të imponuar. Sigurisht, ky është një mendim i gabuar, që bie ndesh me logjikën e pastër dhe me argumentet tekstuale të Sheriatit, si ky ajet i sapocituar.
16👍1
Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu
14
Përkujtim: Koha për dhikrin para fjetjes!

Kliko këtu
11👍1
Përkujtim: Koha për dhikrin e mëngjesit!

Kliko këtu
14
Përse agjërohet në Shaban?

“Duke qenë se muaji Shaban është si përgatitje për muajin Ramazan, ligjërohet në të ajo që është ligjëruar në muajin Ramazan prej agjërimit dhe leximit të Kuranit... në mënyrë që të bëhet përgatitja për Ramazanin dhe shpirtrat të kënaqen me këtë në bindjen ndaj Allahut të Gjithëmëshirshmit."

— Letaif el-Mearif, V.1, f.135
27
Allahu i Madhëruar na njofton për madhështinë e këtij Kur’ani dhe për rëndësinë e tij të madhe. Ai na njofton se Kur’ani është fjala e Tij, që Ai e ka folur, dhe Shpallje e zbritur nga i Madhërishmi. Ai thotë:

“Shpallja e këtij Libri është prej Allahut, Ngadhënjimtarit, të Urtit. “ – Kur’ani është shpallja e Allahut, që është i vetmi i Adhuruar me meritë nga krijesat. Ai është i vetmi i Adhuruar me meritë, sepse është i Plotë, Absolut dhe i Madhëruar në të gjitha emrat dhe cilësitë e Tij. Ai është Krenari, Ngadhënjimtari e i Plotfuqishmi, që ka nënshtruar çdo krijesë me fuqinë dhe krenarinë e Tij. Para Tij është përulur çdo gjë. Ai është i Urti dhe urtësia e Tij shpaloset qartë në krijimin dhe në ligjin e Tij.

Ky Kur’an është shpallur nga Allahu, që është i përshkruar me të tilla cilësi. Ai është fjala e Allahut. Të folurit është cilësi e atij që flet dhe cilësia e tij vlerësohet sipas atij që e ka folur. Kështu, duke qenë se Allahu është i plotë dhe absolut në çdo aspekt dhe nuk ka shembull dhe të ngjashë
16
Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu
15
Përkujtim: Koha për dhikrin para fjetjes!

Kliko këtu
14
Përkujtim: Koha për dhikrin e mëngjesit!

Kliko këtu
14
Prej shenjave të zemrës së shëndoshë është se kur njeriu të futet në namaz, i largohen brengat dhe pikëllimet e kësaj bote, i vjen rëndë të dal prej tij (namazit) dhe në të e gjenë rehatinë, kënaqësinë, prehjen dhe gëzimin e zemrës.

— Ibn Kajjim el-Xheuzijeh
41😢1