Përkujtuesi Ditor
4.01K subscribers
1.7K photos
78 videos
1 file
3.06K links
Të aktivizojmë mendimin ditor për thelbin e jetës: Zotin
Download Telegram
Lëshimi i shikimit është një litar që lidhë zemrën, prandaj ai që tregohet i paaftë për ta braktisur shikimin e ndaluar (haram) patjetër se do të vazhdojë me atë shikim derisa zemra e tij të lidhet për të. Për këtë arsye, kur Profeti ﷺ u pyet rreth shikimit të rastësishëm tha: "Largoje shikimin tutje!"

— Shejh Abdulaziz Et-Tarifi
34
13
Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu
15
Ramazani po afrohet… elhamdulilah!❤️
41🥰4🤩2
Përkujtim: Koha për dhikrin para fjetjes!

Kliko këtu
16👍1
Përkujtim: Koha për dhikrin e mëngjesit!

Kliko këtu
16
Pejgamberi ﷺ ka thënë:

“Në fundin e umetit tim do të ketë burra që do të hipin mbi vende uljeje si shalët, do të ndalojnë te dyert e xhamive, gratë e tyre do të jenë të veshura, por të zhveshura, me koka që u ngjajnë gungave të deveve të dobëta. Mallkoni ato, sepse vërtet janë të mallkuara!”
(Silsiletus-Sahihah, nr. 2683)

قال رسول الله صلى الله عليه وسلم :
” سيكونُ في آخِرِ أُمَّتي رجالٌ يَركَبونَ على سُروجٍ كأشباهِ الرِّحالِ، يَنزِلونَ على أبوابِ المسجدِ، نساؤُهم كاسياتٌ عارياتٌ على رؤوسِهِنَّ كأسنِمةِ البُختِ العِجافِ، العنوهُنَّ فإنَّهُنَّ ملعوناتٌ “ [ السلسلة الصحيحة ٢٦٨٣ ]

Në komentimin e hadithit me numër 2683 në Silsiletus-Sahihah, Muhammad Nasirudin Albani (Allahu e mëshiroftë) jep një interpretim të detajuar mbi pjesën "كأشباه الرحال".

Ai thotë: "الرحال" është shumësi i fjalës "رَحْل", e cila sipas librave të gjuhës arabe, si el-Misbah el-Munir, do të thotë "çdo gjë që përgatitet për udhëtim, qoftë një mbajtëse për plaçkat apo një sedilje mbi deve".
Kjo do të thotë se këto vende uljeje nuk janë të vërteta (dmth. nuk janë ato tradicionale të kuajve apo deveve), por janë të ngjashme me to. Ai e sheh këtë si një aluzion të qartë për makinat moderne, të cilat janë të buta, të rehatshme dhe me vende uljeje të ngjashme me shalët e dikurshme.

Ndikimi i këtij hadithi në realitetin e sotëm:

Shejh Albani më tej sqaron se ky është një parashikim profetik i saktë, i cili realizohet në disa situata të dukshme:

1. Shkuarja me makina në xhami, sidomos në namazin e xhumasë – Ai vëren se çdo xhuma, rrugët mbushen me makina përpara xhamive. Një pjesë e mirë e atyre që shkojnë me to nuk falin pesë namazet ditore, por mjaftohen vetëm me namazin e xhumasë. Prandaj, nuk reflektohet ndikimi i namazit në sjelljen e tyre dhe në mënyrën se si trajtojnë gratë dhe vajzat e tyre, të cilat bien në përshkrimin "kasijat ‘arijat" (të veshura, por të zhveshura).

2. Përcjellja e xhenazeve me makina – Në kohën moderne, xhenazet shpesh transportohen me makina të mëdha, dhe shumë njerëz të pasur e të dhënë pas dynjasë marrin pjesë vetëm për sy e faqe, duke qëndruar jashtë xhamisë pa u futur brenda për të falur xhenazen. Ata e shoqërojnë të vdekurin deri në varreza vetëm për formalitet, pa qenë të sinqertë në këtë akt.

Pra shejh Albani thekson që ky hadith, është një mrekulli profetike, sepse:
Ka parashikuar përdorimin e makinave dhe mjetet moderne të transportit.
Ka treguar realitetin e shumë njerëzve që shkojnë në xhami vetëm për xhuma, por nuk e praktikojnë namazin siç duhet.
Ka përshkruar gjendjen e grave në fundin e kohës, të cilat shfaqin lakuriqësi edhe kur janë të veshura.
Në fund, ai e përmbyll me përulësi duke thënë se nëse ky interpretim është i saktë, atëherë është nga Allahu, dhe nëse është gabim, atëherë është nga vetja e tij, dhe kërkon falje prej Tij.

— Hoxhë Agim Bekiri
17👍4😢3
“Nuk bëjnë kështu ata të cilët kanë durim dhe bëjnë vepra të mira…”

– Këta fatlumë janë ata të cilët bëjnë durim gjatë sprovave dhe kurrë nuk e humbasin shpresën në mëshirën dhe bujarinë e të Madhëruarit. Janë ata të cilët, kur Zoti i begaton me mirësi dhe ua largon sprovat, dinë të jenë të përulur e modestë, të mos shesin mend e as të nënçmojnë të tjerët.

Ata tregohen mirënjohës ndaj Dhuruesit të mirësive dhe bamirës ndaj krijesave. Ata i sheh vazhdimisht duke kryer punë të mira, ashtu sikurse i porosit Zoti i tyre. Ata përpiqen të jenë të rregullt, duke kryer çdo detyrë apo vepër të pëlqyeshme, si shprehje të adhurimit për Zotin e tyre. Për këta të zgjedhur, i Madhëruari ka rezervuar diçka të mrekullueshme:

“… Për ta do të ketë falje dhe shpërblim të madh. ” – Allahu Bujar dhe i Gjithëmëshirshëm premton falje dhe mbulim të të metave e gjynaheve të tyre. Falja e gjynaheve do të thotë garanci dhe ruajtje nga çdo gjë së cilës ata i druhen. Por ata kanë, gjithashtu, edhe premtimin për një shpërblim të madh
20👍1
Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu
12
10
Përkujtim: Koha për dhikrin para fjetjes!

Kliko këtu
14👍1
Përkujtim: Koha për dhikrin e mëngjesit!

Kliko këtu
17
Mendo për forcën e Allahut, e jo forcën e gjendjes!
24🥰4
19
Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu
16
16
Përkujtim: Koha për dhikrin para fjetjes!

Kliko këtu
13
Përkujtim: Koha për dhikrin e mëngjesit!

Kliko këtu
13
O ti që po qan gjatë natës. A harrove se Allahu sheh? A harrove se Allahu dëgjon? A harrove kush është Zoti yt? A harrove se Allahu është Ai që sjell lehtësimin? Ai që shëron? Ai që vetëm thotë “Bëhu” dhe bëhet? Ai pushteti i të Cilit është mbi çdo gjë?

Ndoshta pse je në këtë gjendje, është se ende nuk ke arritur ta njohësh Atë si duhet?

VAllahin sikur ta njihje, nuk kishe për t’u mërzitur.

Oo rob i Tij! Me Allahun çdo gjë është e mundur. ❤️
47😢14🥰1
Allahu i Madhëruar na njofton për madhështinë e këtij Kur’ani dhe për rëndësinë e tij të madhe. Ai na njofton se Kur’ani është fjala e Tij, që Ai e ka folur, dhe Shpallje e zbritur nga i Madhërishmi. Ai thotë:

“Shpallja e këtij Libri është prej Allahut, Ngadhënjimtarit, të Urtit. “ – Kur’ani është shpallja e Allahut, që është i vetmi i Adhuruar me meritë nga krijesat. Ai është i vetmi i Adhuruar me meritë, sepse është i Plotë, Absolut dhe i Madhëruar në të gjitha emrat dhe cilësitë e Tij. Ai është Krenari, Ngadhënjimtari e i Plotfuqishmi, që ka nënshtruar çdo krijesë me fuqinë dhe krenarinë e Tij. Para Tij është përulur çdo gjë. Ai është i Urti dhe urtësia e Tij shpaloset qartë në krijimin dhe në ligjin e Tij.
11