Ibën Kajimi, rahimehullah, ka thënë:
"Nga rregullat dhe urtësitë e sheriatit gjithashtu është se ai që ka punë të mira shumë dhe të mëdha, si dhe ka ndikim të dukshëm në Islam, arsyetohet me gjëra që të tjerët nuk arsyetohen dhe i falet për gjëra që të tjerëve nuk u falen, sepse është e vërtetë që mëkati është i fëlliqur, por kur uji arrin sasinë e madhe, nuk e bart fëlliqësirën”.
📚 "Miftahu daris seadeh" (1/176)

❤30👍1
Është kusht që vepra e mirë të jetë e pastër dhe e pacenuar. Puna e mirë është çdo gjë që ka urdhëruar Zoti dhe Profeti i Tij, qofshin ato fjalë ose vepra, të dukshme apo të fshehta, qofshin adhurime që i përkushtohen dhe përmbushin hakun e Zotit, qofshin bamirësi në drejtim të krijesave.
Për atë që i bën të tilla punë, Allahu thotë: “…atij do t’i jepet shpërblim edhe më i madh se puna që ka bërë”. Ndërsa në një ajet tjetër thotë se e dhjetëfishon shpërblimin e saj: “Kush bën një të mirë, ai do të shpërblehet dhjetëfish …” [En’am 160].
Shumëfishimi i shpërblimit është diçka e sigurt, që Allahu ka premtuar se do ta bëjë, dhe kjo do të ndodhë.
Ndonjëherë, për shkaqe të ndryshme, shtimi e shumëfishimi mund të jetë më i madh, dhe Allahu e di më mirë se kujt dhe pse ia shumfishon shpërblimet.
Ai thotë: “Pasuria e atyre që e shpenzojnë atë në rrugë të Allahut përngjan me një farë, prej së cilës mbijnë shtatë kallinj, ku në secilin kalli ka njëqind kokrra. Allahu ia shumëfishon atij që Ai dëshiron. Allahu ës

❤21👍1
"Zemra qetësohet afër Tij, tek Ai gjen strehim, me Të gëzohet, tek Ai mbështetet, tek Ai shpreson dhe prej Tij ka frikë. Përmendja e Allahut i jep forcë. Dashuria ndaj Tij është ushqim. Dëshira e flaktë ndaj Tij është jetë, kënaqësi e gëzim. Shkuarja pas dikujt tjetër dhe lidhja me dikë tjetër është sëmundja e saj (zemrës), ndërsa kthimi tek Ai është ilaç. Kur e njeh Zotin e vet, tek Ai gjen rehatinë, atij i ndalen fatkeqësitë, brengat, mangësitë.
Me të vërtetë, varfërinë në zemër nuk mund ta ndalojë askush përveç Allahut, çrregullimin në zemër nuk mund ta rregullojë asgjë përveç përkushtimit ndaj Allahut, ndërsa sëmundja në zemër mund të shërohet vetëm me adhurimin e sinqertë të Allahut.”
— Ibn Kajim el Xheuzije, Allahu e mëshiroftë!

❤40🥰5
Kush hesht kur s’di, për hir të Allahut të madhëruar, s’është me më pak shpërblim sesa ai që flet, kjo ngase pranimi i padijes është shumë më i vështirë për egon, ky ka qenë zakoni i Sahabeve dhe të parëve të muslimanëve, radiallahu anhum.
— Ebu Hamid, Allahu e mëshiroftë!
— Ebu Hamid, Allahu e mëshiroftë!
❤31🥰1
“(Për ta janë përgatitur) Xhenetet e Adnit, ku do të hyjnë ata dhe prindërit, gratë dhe fëmijët e tyre, të cilët kanë qenë vepërmirë. “ – Ato janë Xhenetet e Adnit, pra, kopshtet e qëndrimit të përhershëm, nga ku nuk kanë për t’u larguar kurrë dhe nuk kanë për të kërkuar që t’u ndryshohet apo t’u zëvendësohet me diçka tjetër. E si mund të kërkojnë diçka tjetër nga ky vend, që vetë Allahu i Lartësuar e ka përgatitur për të dashurit e Tij dhe në të cilin gjenden të gjitha mirësitë që sjellin lumturi dhe gëzim.
Në Xhenet ka gjithçka që ata fatlumë e kërkojnë dhe e ëndërrojnë. Allahu i Madhëruar tregon se do t’ua qetësojë shpirtin dhe do t’ua kënaqë sytë të dashurve të Tij, duke thënë: “Xhenetet e Adnit, ku do të hyjnë ata dhe prindërit, gratë dhe fëmijët e tyre, të cilët kanë qenë vepërmirë. ” Kështu, ata do të bashkohen në Xhenet me paraardhësit dhe me bashkëshortet e tyre.
Fjala “ezuaxh” (bashkëshortet) ka edhe kuptimin “ata të cilët kanë qenë të ngjashëm me ta, aspektin e veprave të mira”: pra, edhe këta

🥰13❤10👍1
Përkujtuesi Ditor
“(Për ta janë përgatitur) Xhenetet e Adnit, ku do të hyjnë ata dhe prindërit, gratë dhe fëmijët e tyre, të cilët kanë qenë vepërmirë. “ – Ato janë Xhenetet e Adnit, pra, kopshtet e qëndrimit të përhershëm, nga ku nuk kanë për t’u larguar kurrë dhe nuk kanë…
Fjala “ezuaxh” (bashkëshortet) ka edhe kuptimin “ata të cilët kanë qenë të ngjashëm me ta, aspektin e veprave të mira”: pra, edhe këta konsiderohen si “të afërt” me besimtarët. Prania e këtyre të dashurve ua shton më shumë kënaqësinë dhe lumturinë në Xhenetin e Zotit. Një tjetër kënaqësi që ata përjetojnë është edhe prania e melekëve, të cilët i vizitojnë në çdo kohë. Thotë Allahu i Lartësuar:
“Melekët do t’i vizitojnë ata, duke u hyrë nga çdo portë: “Selamun alejkum!” – Ata i përshendesin me selam dhe i përgëzojnë për nderimin e madh që Allahu i Lartësuar u ka rezervuar. Ata u drejtohen me ato fjalë të dashura, duke u thënë “selamun alejkum”. Selam-i është përshëndetja e Allahut të Lartësuar për ta, prandaj ata do t’i përfshijë paqja dhe siguria. Kjo do të thotë se ata do të shpëtojnë nga çdo gjë e keqe së cilës i druhen dhe do të lumturohen me çdo gjë të mirë që e dëshirojnë. Por Allahu i Lartësuar thotë diçka tjetër, që është shumë e rëndësishme për t’u kuptuar:
“Me durimin tuaj gjetët shpëtimin. “ – Domethënë, vetëm përmes durimit, ata arrijnë këto grada të larta në Xhenetin e mrekullueshëm.
“Sa e mirë është Shtëpia e tyre e përjetshme!“ – Kështu, çdokush që e vlerëson veten dhe i dëshiron të mirën asaj, e nënshtron atë për t’u përpjekur dhe punuar fort, me shpresë që të stoliset me cilësitë e të mençurve. Vetëm në këtë mënyrë mund të shpresojë se do të ketë pjesë në Xhenet, në atë vend aq të bukur, i cili gjithmonë ka qenë motivuesi dhe lumturuesi i i shpirtrave të mirë. Në atë vend të bukur janë mbledhur të gjitha kënaqësitë dhe mirësitë lumturisjellëse. Për të tilla mirësi le të punojnë më aktivët dhe le të garojnë ambiciozët.
— Tefsiri i Sadit

❤24🥰3
“Namazi i natës është shpëtim nga hallet dhe problemet e dunjasë dhe të ahiretit. Ky është sekreti dhe arsyeja pse Allahu e obligoi të Dërguarin e Tij ﷺ me namaz të natës.”
— Hoxhë Sadullah Bajrami
— Hoxhë Sadullah Bajrami
❤46
“Por edhe pas asaj (besës), ju u kthyet shpinën udhëzimeve të Zotit.” – Pra, pas atij premtimi që dhatë në një situatë të pashlyeshme nga kujtesa, ju përsëri kthyet shpinën. Atëherë, kjo e bëri më shumë se të meritueshme që mbi ju të binin ndëshkimet më të mëdha. Megjithatë:
“Po të mos ishte mirësia dhe mëshira e Allahut ndaj jush, do të ishit prej të humburve (në të dy jetët).”

❤20👍2