Thënia e tij ﷺ: “Unë i njoh mirësitë e Tua për mua dhe e njoh gjynahun tim”, përmbledh dëshminë për mirësitë dhe vështrimin e të metave të vetes dhe punës së tij.
Dëshmia për mirësitë i sjell domosdoshmërisht njeriut dashurinë, falënderimin dhe mirënjohjen ndaj Zotëruest të mirësive, ndërsa hedhja e vështrimit drejt të metave të vetvetes dhe punës së tij ndikon tek ai me nënshtrimin, përuljen, ndjenjën në çdo çast nevoje dhe pendesës dhe njohjen e dështimit të vetvetes.

❤16
Përkujtuesi Ditor
Thënia e tij ﷺ: “Unë i njoh mirësitë e Tua për mua dhe e njoh gjynahun tim”, përmbledh dëshminë për mirësitë dhe vështrimin e të metave të vetes dhe punës së tij. Dëshmia për mirësitë i sjell domosdoshmërisht njeriut dashurinë, falënderimin dhe mirënjohjen…
Dera më e afërt nga ku mund të hyjë njeriu për te Zoti i tij, është njohja e dështimit të vetvetes. Kështu, ai nuk i njeh vetes asnjë forcë, asnjë vend dhe asnjë arsye nga ku mund të kapet, asnjë rrugëdalje prej së cilës mund të ketë shpëtim. Përkundrazi, ai futet tek Allahu nëpërmjet derës së pamundësisë për të vepruar, prej derës së falimentimit të plotë të vetvetes, prej derës së varfërisë dhe mjerimit deri në thellësitë e zemrës së tij. Për rrjedhojë, thyerja e ka përfshirë tërësisht e nga të gjitha anët, duke dëshmuar kështu nevojën e tij për Zotin e tij (a.xh.), varfërinë dhe pafuqinë e plotë para Tij, duke dëshmuar se çdo grimcë e dukshme apo e padukshme e tij është në varfëri të plotë dhe në nevojë të madhe për Zotin e tij (xh.sh.). Këtu njeriu dëshmon se, nëse Zoti i tij do ta braktisë qoftë dhe për një çast sa hap e mbyll sytë, ai pa dyshim do të shkatërrohet dhe do të humbë pa kthim mbrapa, vetëm nëse kthehet sërish tek Allahu i Lartësuar dhe arrin mëshirën e Tij.
Nuk ka rrugë më të shpejtë për tek Allahu se adhurimi dhe nuk ka pengesë më të madhe se mashtrimi me vetveten. Adhurimi lëviz mbi dy boshtet, të cilat janë edhe bazat e tij: dashuria e plotë dhe përulja e plotë. Këto dy baza burojnë nga dëshmia e mirësisë që trashëgon dashurinë, dhe nga hedhja e shikimit mbi të metat e vetes, dhe të punës së saj, të cilat trashëgojnë poshtërimin e plotë. Nëse njeriu e ka ndërtuar ecjen e tij drejt Allahut mbi këto dy boshtet, armiku i tij nuk do ta mposhtë kurrë, me përjashtim të rasteve kur është i mashtruar apo i hutuar. Megjithatë Allahu (xh.sh.) e përfshin shumë shpejt, e përmbledh dhe e kap me mëshirën e Tij.
Ibn Kajim el-Xhevzije
Libri: Begatia e fjalës së mirë

❤18
A e ke ditur këtë për fëmijët e Pejgamberit, salAllahu alejhi we selem?
Të gjithë fëmijët e tij vdiqën para tij, përpos Fatimes e cila vdiq gjashtë muaj pas vdekjes së tij, salAllahu alejhi ue selem!
Të gjithë fëmijët e tij vdiqën para tij, përpos Fatimes e cila vdiq gjashtë muaj pas vdekjes së tij, salAllahu alejhi ue selem!
❤24😢14
Omeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: “Ai që flet shumë, gabon shumë, ai që gabon shumë, i pakësohet turpi, atij që i pakësohet turpi, i dobësohet frika prej Zotit, e atij që i pakësohet frika prej Zotit, i vdes zemra.”
❤32
Mungesa në namazin e sabahut me xhemat është privim nga një mirësi e madhe, dhe robi duhet të kërkojë arsyen e privimit.
Allahu i Madhëruar thotë: ".. E pastaj Allahu ua mundësoi atyre pendimin, që të pendohen..." (Teube: 118).
— Hoxhë Senad Ramadani
Allahu i Madhëruar thotë: ".. E pastaj Allahu ua mundësoi atyre pendimin, që të pendohen..." (Teube: 118).
— Hoxhë Senad Ramadani
❤26