Përkujtuesi Ditor
3.93K subscribers
1.6K photos
66 videos
1 file
2.83K links
Të aktivizojmë mendimin ditor për thelbin e jetës: Zotin
Download Telegram
Përkujtime për këto netët e fundit

Tani jemi brenda 10 netëve të fundit të Ramazanit; secila mund të jetë potencialisht një natë në të cilën veprat tua vlejnë më shumë se një jetë e tërë veprash të mira.

1) Bëj vetes pyetjen, a mund të garantosh se do ta arrish Ramazanin e ardhshëm?

Nxite veten në këto dhjetë netë për sa më shumë vepra të mira dhe trajtoje çdo natë si të fundit.

2) Ruaje kohën. Çdo sekondë mund të vlejë më shumë se një ditë. Koha është kaq e çmuar në këtë natë!

3) Këto 10 netë hani një iftar të lehtë dhe të shpejtë dhe hiqni qafe telefonin për disa orë; tani nuk është momenti për të humbur kohë në instagram, tiktok ose kudo! Edhe nëse i hapë, hyn në ndonjë faqe apo kanal me dobi!

4) Bashko (nijetet) qëllimet tua, maksimizo shpërblimet: Nijeti neglizhohet shumë shpesh nga ne. Bashko qëllimet në çdo gjë që bën, si për shembull kur ha iftar ose fle gjatë ditës bëje nijet që të marrësh energji për të adhuruar Allahun, dhe kur jep sadaka (lëmoshë) syno të pastrosh pasurinë, të fshish mëkatet dhe të mbështesësh besimtarët në nevojë.

5) Kalo natën në një vend të veçantë dhe të qetë, në shtrojën tënde të namazit dhe me drejtim kah nga Kibla. Mos u largo pa arsye - mbaje fokusin në namaz. Shprehi kërkesat tua tek Allahu, qaj dhe përkujtoja vetes se Allahu po të sheh dhe po të dëgjon!

6) Bëj Teube (pendim) të sinqertë: Secili prej nesh ka mëkate; Bëj sexhde Allahut, ngriti duart, lejoj lotët të rrjedhin dhe lutju Allahut që të të falë dhe të zëvendësojë të keqen që ke bërë, me të mirë. Kërko strehim tek Allahu dhe ji i sinqertë!

7) Kujto umetin (popullin) musliman:
Ne jemi një trup i vetëm. Le të mos përqendrohemi vetëm në plagët e kërkesat tona personale, por le të kërkojmë ndihmën e Allahut në trajtimin e atyre gjërave që kemi të përbashkëta. Bëj dua për të shtypurit, të dëbuarit nga shtëpitë e tyre, ata që janë të burgosur padrejtësisht, ata që u bëhet zullum vazhdimisht nga zullumqarët dhe lutu që Allahu tu japë fitore!

Le të tregohemi të fortë e të garojmë sa të mundemi në këtë pjesë të fundit të muajit para se të vijë fundi dhe të përfundojnë këto mundësi mëshire që Allahu lëshon mbi ne! Janë vetëm edhe 10 ditë, të mos dobësohemi!

Allahu na dhëntë sukses!

#Shpërndaje! 💙