Sprovat nuk janë një test për forcën tënde, as një arenë për të treguar sa shumë mund të durosh. Ato janë një test i thellë dhe i heshtur për lidhjen tënde me Allahun, sa fort mbështetesh tek Ai, sa thellë e do, sa sinqerisht i dorëzohesh vullnetit të Tij. Në çdo dhimbje dhe çdo vështirësi, sprova të pyet: “A je ende i lidhur me Zotin tënd? A mbetesh i qëndrueshëm kur bota tundet nën këmbët e tua?” Vetëm ata që e duan sinqerisht Allahun e kuptojnë se sprova është një thirrje për t’u afruar më pranë Tij, jo një arsye për të rënë.
— Hoxhë Fitim Gërguri
— Hoxhë Fitim Gërguri
❤30😢4
Nëse ekziston ndonjë ngjarje e cila praktikisht dëshmon se deri në cilin nivel mund të arrijë urrejtja, dehumanizmi, ekstremizmi fetar dhe nacionalist, atëherë padyshim se një nga kryesoret e kohës sonë është gjenocidi në Srebrenicë.
Viktimat e luftës së Kosovës nga e njejta dorë që bëri gjenocidin në Srebrenicë janë mesazhi më i qartë se tolerimi i kriminelëve hap rrugë për përsëritjen e krimeve dhe gjenocidit.
Mos të harrojmë dhe mos të lejojmë përsëritjen!
Hoxhë Enis Rama
Viktimat e luftës së Kosovës nga e njejta dorë që bëri gjenocidin në Srebrenicë janë mesazhi më i qartë se tolerimi i kriminelëve hap rrugë për përsëritjen e krimeve dhe gjenocidit.
Mos të harrojmë dhe mos të lejojmë përsëritjen!
Hoxhë Enis Rama
😢14❤9
Ubejdullah ibn Musai na ka thënë: Na ka rrëfyer Handhale ibn Ebu Sufjani nga Ikrime ibn Halidi se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Islami është ngritur mbi pesë shtylla:
1. Mbi dëshminë se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se Muhamedi ﷺ është i Dërguari i Tij,
2. Faljen e namazit,
3. Dhënien e zekatit,
4. Kryerjen e haxhit dhe
5. Agjërimin e Ramazanit.”
Transmetoi Buhariu
1. Mbi dëshminë se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se Muhamedi ﷺ është i Dërguari i Tij,
2. Faljen e namazit,
3. Dhënien e zekatit,
4. Kryerjen e haxhit dhe
5. Agjërimin e Ramazanit.”
Transmetoi Buhariu
❤24
Është Allahu i Lavdëruar Ai që ua mësoi bijve të Ademit ndërtimin e anijeve dhe njohuritë që lidhen me të, që nga koha e Nuhut, i cili ishte i pari që udhëtoi në det. Pas tij, njerëzit e mësuan dhe trashëguan këto njohuri brez pas brezi. Me anije, ata udhëtojnë nga një kontinent në tjetrin, duke transportuar edhe gjërat e tyre të nevojshme. Allahu i Lartësuar thotë: “...që të kërkoni nga begatitë e Tij dhe të jeni falënderues (për Zotin).” Domethënë, në mënyrë që të kujtoni mirësitë e shumta dhe bujarinë e Tij të pashembullt dhe të bëni vepra të mira në shenjë mirënjohjeje ndaj Tij.
Tefsir i Ibn Kethirit, EN-NAHL, 14
Tefsir i Ibn Kethirit, EN-NAHL, 14
❤18