“Mexhliset e Dhikrit janë shërim për zemrat.”
— Aun bin Abdullah (Allahu e mëshiroftë)
— Aun bin Abdullah (Allahu e mëshiroftë)
❤34
Shembulli i atyre, që iu besua Teurati, por pastaj nuk e zbatuan atë, i shëmbëllen gomarit, që vetëm sa i mbart librat. Sa i keq është shembulli i atyre që mohojnë shpalljet e Allahut! Allahu nuk i udhëzon (në rrugën e drejtë) keqbërësit.
El Xhumu’a : 5
El Xhumu’a : 5
❤25
Duaja kur fryen era e fortë
اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ خَيْرَهَا، وَأَعُوذُ بِكَ مِنْ شَرِّهَا.
O Allah, të lutem të më japësh të mirën që sjell kjo erë dhe të më ruash nga e keqja që ajo sjell.
اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ خَيْرَهَا، وَأَعُوذُ بِكَ مِنْ شَرِّهَا.
O Allah, të lutem të më japësh të mirën që sjell kjo erë dhe të më ruash nga e keqja që ajo sjell.
❤28
Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku nga Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij se Aishja, nëna e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!), tregon: “Harith ibn Hishami e pyeti Pejgamberin ﷺ: “O i Dërguari i Allahut, si të vjen shpallja?” I Dërguari i Allahut ﷺ iu përgjigj: “Ndonjëherë më vjen si tingëllima e ziles, gjë që për mua është më e vështira, e, kur meleku largohet, unë tanimë e kam nxënë atë që më është shpallur; nganjëherë meleku më paraqitet në formë të ndonjë burri dhe më flet, sakaq unë e mësoj atë që më thotë.” Më pas, Aishja shtoi: “E kam parë Pejgamberin ﷺ duke i zbritur shpallja në ditë shumë të ftohta dhe, pasi i mbaronte shpallja, balli i pikonte së djersituri.”
Transmeton Buhariu
Transmeton Buhariu
❤19
Përkujtim për të gjithë, në veçanti motrave tona me mbulesë!
“Durimi gjatë vapës është një formë adhurimi dhe përpjekjeje në rrugën e Allahut, dhe shpërblimi për këtë është i madh.”
— Ibn Kajjim
“Durimi gjatë vapës është një formë adhurimi dhe përpjekjeje në rrugën e Allahut, dhe shpërblimi për këtë është i madh.”
— Ibn Kajjim
❤48🥰1