Thuaj: “Kush ju ushqen nga qielli dhe Toka? Kush mundëson të dëgjuarit dhe të parët? Kush mund të nxjerrë të gjallën nga e vdekura dhe të vdekurën nga e gjalla? Kush i drejton gjërat?”
— Junus, 31
— Junus, 31
❤18🥰1
Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku nga Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij se Aishja, nëna e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!), tregon: “Harith ibn Hishami e pyeti Pejgamberin ﷺ: “O i Dërguari i Allahut, si të vjen shpallja?”
I Dërguari i Allahut ﷺ iu përgjigj: “Ndonjëherë më vjen si tingëllima e ziles, gjë që për mua është më e vështira, e, kur meleku largohet, unë tanimë e kam nxënë atë që më është shpallur; nganjëherë meleku më paraqitet në formë të ndonjë burri dhe më flet, sakaq unë e mësoj atë që më thotë.”
Më pas, Aishja shtoi: “E kam parë Pejgamberin ﷺ duke i zbritur shpallja në ditë shumë të ftohta dhe, pasi i mbaronte shpallja, balli i pikonte së djersituri.”
Transmeton Buhariu

❤18
“Mexhliset e Dhikrit janë shërim për zemrat.”
— Aun bin Abdullah (Allahu e mëshiroftë)
— Aun bin Abdullah (Allahu e mëshiroftë)
❤33
Shembulli i atyre, që iu besua Teurati, por pastaj nuk e zbatuan atë, i shëmbëllen gomarit, që vetëm sa i mbart librat. Sa i keq është shembulli i atyre që mohojnë shpalljet e Allahut! Allahu nuk i udhëzon (në rrugën e drejtë) keqbërësit.
El Xhumu’a : 5
El Xhumu’a : 5
❤23