"Besimtari kurrë nuk ka kohë të lirë. Përkundrazi, ai gjatë tërë kohës angazhohet me gjëra që i sjellin dobi te Allahu i Lartësuar. Pra, ashtu siç e siguron të ardhmen e tij në këtë botë, siç thuhet sot, ashtu e siguron edhe të ardhmen e tij në botën tjetër."
— Dijetari Salih El-Feuzan (Allahu e ruajtë)
— Dijetari Salih El-Feuzan (Allahu e ruajtë)
❤40👍1
Umer ibn al-Khattab (radijAllahu anhu) ka thënë:
“Mos u mashtroni nga ai që e lexon Kuranin; në të vërtetë, janë vetëm fjalë që po thuhen. Shikoni, përkundrazi, atë që vepron sipas tij.”
— [Sunen Sa‘id ibn Mansur: 3110]
“Mos u mashtroni nga ai që e lexon Kuranin; në të vërtetë, janë vetëm fjalë që po thuhen. Shikoni, përkundrazi, atë që vepron sipas tij.”
— [Sunen Sa‘id ibn Mansur: 3110]
❤27👍1
Allahu i krijoi bletët, këto krijesa të vogla të mrekullueshme dhe të habitshme, dhe i inspiroi ato. Ai u jep një orientim mahnitës, që ato të gjejnë kullotën e tyre dhe pastaj të kthehen sërish në koshere, sado larg të kenë shkuar. Ai i ka mësuar të ndërtojnë kosheret, aq të rregullta dhe të përshtatshme. Ai i krijoi të përshtatshme të thithin nektarin e luleve dhe nga barku i tyre i vogël të nxjerrin mjaltin e kulluar, të shijshëm e me ngjyra e aroma të ndryshme. Ngjyrat, aromat dhe shijet janë të larmishme, në varësi të tokës dhe bimësisë ku ato thithin nektarin. Në mjaltin që del nga barku i tyre ka shërim për njerëzit nga sëmundje të shumta. Kjo krijesë e vogël tregon përkujdesin madhështor të Allahut për krijesat e Tij. Ai tregon për butësinë e mëshirën e Tij për ta. Kjo tregon se vetëm Allahut i takon dashuria e plotë e krijesave dhe vetëm Atij duhet t’i drejtohen me lutje e përkushtim e askujt tjetër.
Tefsir i Sa'dit
Tefsir i Sa'dit
❤23
“Fjalët e mira janë si lule që nuk vyshken kurrë, ndaj shpërndaji kudo që shkon, pasi ato do të mbesin për ty gjithmonë si një sadaka e vazhdueshme. Nuk i dihet, ndoshta dikush pret një fjalë që t’i mbjellë brenda pak shpresë…”
— Hoxhë Bledar Haxhiu
— Hoxhë Bledar Haxhiu
❤26