“Në martesë njeriu ndjen një gëzim të pashoq. Në martesë ka një lloj të veçantë mëshire që nuk mund ta gjesh askund tjetër.”
— Shaykh ʿAbd al-Raḥmān ibn Nāṣir al-Siʿdī (Allahu e mëshiroftë)
— Shaykh ʿAbd al-Raḥmān ibn Nāṣir al-Siʿdī (Allahu e mëshiroftë)
Xheriri (radijaAllahu anhu) ka thënë:
"Sa herë që më shihte Profeti ﷺ, ai më buzëqeshte."
Imam Dhehebiu (Allahu e mëshiroftë) ka komentuar duke thënë: "Ky është morali i Islamit. Dikush që është i vrazhdë dhe i ashpër duhet të buzëqeshë, të përmirësojë sjelljen e tij dhe ta qortojë veten për sjelljen e keqe. Nuk ka dyshim se nefsi ka nevojë për përpjekje dhe edukim."
— Sijer A’lam en-Nubela, (10/140).

”Por, pak nga robërit e Mi janë mirënjohës. ” – Shumica nuk i janë mirënjohës Allahut për mirësitë që u ka dhuruar dhe për të këqijat nga të cilat i ka ruajtur dhe shpëtuar. Mirënjohja është ndjenja e zemrës për mirësitë që Allahu të ka dhuruar duke treguar varfërinë dhe nevojën e madhe që ke për Allahun, si dhe shfrytëzimi i këtyre mirësive në bindje ndaj Allahut. Mirënjohje është, gjithashtu, që të mos i shfrytëzosh mirësitë e Zotit në vepra të këqija dhe në mosbindje ndaj Tij.
— Tefsiri i Sadit
— Tefsiri i Sadit
“Gratë kanë dëshirë t’u kushtosh kujdes dhe dëshirojnë t’ua shprehish qartë dashurinë.
Andaj mos u bë koprac në shprehjen e dashurisë ndaj gruas tënde. Nëse e kufizon shprehjen e dashurisë, do të krijosh barierë ashpërsie mes teje dhe asaj dhe do të pakësohet dashuria.”
— Imam Ahmedi, Allahu e mëshiroftë!

Imam Ibn Kajimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
"Dërgimi i salavateve mbi Profetin ﷺ është shkak për:
✨ Pranimin e lutjeve
✨ Faljen e mëkateve
✨ Mbrojtjen nga shqetësimet
✨ Afrimin me Profetin ﷺ në Ditën e Kiametit
— [Jelaul-Efham 1/445]
"Dërgimi i salavateve mbi Profetin ﷺ është shkak për:
✨ Pranimin e lutjeve
✨ Faljen e mëkateve
✨ Mbrojtjen nga shqetësimet
✨ Afrimin me Profetin ﷺ në Ditën e Kiametit
— [Jelaul-Efham 1/445]
”Është e vërtetë se Allahu dhe melekët e Tij çojnë salavate mbi Profetin. ” – Kjo tregon për gradën e lartë të Profetit (a. s) dhe vlerën e tij të pashembullt tek Allahu i Madhëruar. Ai ka gradë të lartë tek Zoti dhe tek krijesat. Emri i tij është i lartësuar dhe i tillë do të jetë gjithmonë. “Allahu dhe melekët e Tij çojnë salavate mbi Profetin. ” Vetë Zoti i Lartësuar dhe melekët e Tij çojnë salavate për Profetin e dashur. Salavatet e Allahut për Profetin janë lavdërimi dhe lartësimi i emrit dhe famës së tij mes melekëve në qiell dhe në Tokë, si edhe dashuria e madhe e Zotit për të. Po kështu, edhe melekët më të afërt dhe më të mëdhenj të Zotit e lëvdojnë dhe e nderojnë emrin e Profetit dhe luten për të.
”O ju që keni besuar! Çoni salavate mbi të (Profetin) dhe përshëndeteni me selam!” – Ashtu siç bëjnë Zoti dhe melekët, edhe ne duhet të çojmë salavate për Profetin tonë të dashur. Kjo është një lloj mirënjohjeje dhe plotësim i detyrimit që kemi ndaj figurës së nderuar të këtij Profeti të dashur të Zotit.