Përkujtuesi Ditor
3.94K subscribers
1.6K photos
66 videos
1 file
2.85K links
Të aktivizojmë mendimin ditor për thelbin e jetës: Zotin
Download Telegram
Përkujtuesi Ditor
”Është e vërtetë se Allahu dhe melekët e Tij çojnë salavate mbi Profetin. ” – Kjo tregon për gradën e lartë të Profetit (a. s) dhe vlerën e tij të pashembullt tek Allahu i Madhëruar. Ai ka gradë të lartë tek Zoti dhe tek krijesat. Emri i tij është i lartësuar…
Madje, kjo vepër plotëson edhe imanin tonë. Kjo bëhet në shenjë dashurie dhe nderimi që kemi për Profetin (a. s. ). Salavatet për Profetin i shtojnë sevapet për besimtarin dhe bëhen shkak për fshirjen e gjynaheve. Mënyra më e mirë dhe e plotë për të çuar salavate për Profetin (a. s) është ajo që ai vetë ua mësoi shokëve të tij.   148 Ky urdhër mund të plotësohet në çdo kohë dhe gjendje. Disa dijetarë e kanë quajtur këtë vepër si një detyrë të namazit.

148 Salavatet për Profetin a. s. janë si vijon: All-llâhum-me ŝal-lî alâ Muĥam-medin ue alâ âli Muĥam-medin kemâ ŝal-lejte alâ ibrâhîme ue alâ âli Ibrâhîme, in-neke ĥamîdun Mexhîd. All-llâhum-me bârik alâ Muĥam-medin ue alâ âli Muĥam-medin kemâ bârakte alâ ibrâhîme ue alâ âli Ibrâhîme, in-neke ĥamîdun Mexhîd.

O Allah lavdëroje (tek melaiket e lartë) Muhamedin dhe familjen e tij ashtu siç lavdërove Ibrahimin dhe familjen e tij, vërtet Ti je i Lavdishëm dhe i Madhëruar.  

Allah begatoje Muhamedin dhe familjen e tij, ashtu siç begatove Ibrahimin dhe familjen e tij, vërtet Ti je i Lavdishëm dhe i Madhëruar.  

Imam Ibnul kajimi thotë: “Kush fyen figurën e Pejgamberit a. s. është detyrë e padiskutueshme që të ekzekutohet, dhe nuk lejohet assesi të tolerohet. Pejgamberi a. s. nuk dha siguracionin për jetën e Makis Ibn Subabete, e Ibn Hatalit dhe dy shërbëtoreve të tij këngëtare, të cilat fyenin Pejgamberin a. s. Pra, edhe pse gratë nuk vriten gjatë luftës, për këto të dyja u lejua ekzekutimi. Pejgamberi a. s. gjithashtu e miratoi vrasjen e një skllavje që kishte statusin ummu ueled, nga pronari i saj i verbër, i cili e kishte vrarë sepse ajo e fyente Pejgamberin a. s.   Për të njëjtën arsye u vra edhe Ka’b Ibn Eshrefi, çifuti që fyente Pejgamberin a. s.

Pejgamberi a. s. urdhëroi për vrasjen e tij, duke thënë: “Kush i del Kab Ibn Eshrefit, sepse ai ka fyer Allahun dhe të Dërguarin e Tij. ” Ai e shante dhe e fyente Pejgamberin a. s. nëpërmjet poezive të veta. Dënimi me vdekje për atë që fyen figurën e Pejgamberit a. s. ka qenë një qëndrim i përbashkët i Katër Kalifëve të Drejtë, gjykim që njihet se nuk ka pasur asnjë kundërshtim prej sahabëve. Ebu Berzatel Eslemi tentoi të vriste dikë që shante dhe fyente Ebu Bekrin, kalifin e muslimanëve, por Ebu Bekri i tha atij se kjo dispozitë është e veçantë vetëm për figurën e Pejgamberin a. s.

Pra vetëm ai që shan e fyen figurën e Pejgamberit a. s. dënohet me vdekje. Njëherë Omer Ibn Hatabi kaloi pranë një murgu. Njerëzit i thanë: “Ky murg fyen figurën e Pejgamberit a. s. ” Omeri tha: “Nëse do ta dëgjoja të bënte një gjë të tillë, do ta vrisja. Ne nuk ua japim siguracionin këtyre për të sharë dhe fyer Pejgamberin e Zotit. ” Nuk ka dyshim se dëmtimi dhe poshtërsia e qafirëve ndaj muslimanëve duke sharë e ofenduar Pejgamberin e Islamit janë shumë më të mëdha dhe të shëmtuara sesa dëmi që ata mund t’i sjellin shtetit islam duke mos paguar xhizjen. Madje edhe sulmet e drejtpërdrejta, me ushtri dhe luftë kundër muslimanëve, nuk janë më të këqija dhe të dëmshme për islamin sesa fyerja e të Dashurit të Zotit të botëve.

Nuk ka ndonjë vepër më fort të shëmtuar, që thyen marrëveshjen dhe siguracionin e dhënë prej shtetit islam, sesa fyerja e Pejgamberit të mëshirës, përveç fyerjes së Krijuesit, Zotit të botëve. Ky është rezultati i analogjisë së saktë, i teksteve të qarta dhe i mendimit unanim të Katër Kalifëve. Këtë dispozitë e vërtetojnë më shumë se dyzet argumente fetare. Dikush mund të thotë se Pejgamberi a. s. nuk e vrau Abdullah Ibn Ubej Ibn Selulin (kryemunafikun), i cili, duke fyer Pejgamberin a. s. , tha: “Kur të kthehemi në Medinë, krenarët do të nxjerrin prej saj të poshtëruarit. ” Ai nuk vrau as Dhul Huejsirat el Temimin, i cili i tha Profetit a. s. : “Mbaj drejtësi, se nuk je treguar i drejtë. ” Nuk vrau as atë që i tha: “Ti i ndalon njerëzit nga padrejtësitë, duke kërkuar që vetëm ti të bësh padrejtësi. ”

Ai nuk vrau as atë që i tha: “Me këtë ndarje të pasurisë nuk është synuar kënaqësia e Allahut. ” Nuk e vrau as atë i cili, kur Pejgamberi a. s.
Përkujtuesi Ditor
”Është e vërtetë se Allahu dhe melekët e Tij çojnë salavate mbi Profetin. ” – Kjo tregon për gradën e lartë të Profetit (a. s) dhe vlerën e tij të pashembullt tek Allahu i Madhëruar. Ai ka gradë të lartë tek Zoti dhe tek krijesat. Emri i tij është i lartësuar…
gjykoi në favor Zubejrit në çështjen e vijës së ujit, i tha: “Gjykove në favor të Zubejrit, sepse është djali i hallës tënde?” Po kështu veproi ai edhe me të tjerë, të cilët e fyenin, por ai nuk i ekzekutoi. Përgjigjja ndaj kësaj pyetjeje është se, Pejgamberi a. s. kishte të drejtën e tij kundër atyre që e fyenin. Nëse donte, e kërkonte këtë të drejtë, dhe ata duhet të vriteshin: dhe nëse jo, ai nuk i vriste. Pra ishte e drejta e Pejgamberit a. s. që ta ndëshkonte apo ta toleronte atë që fyente figurën e tij. Por, pas Pejgamberit a. s. , askujt nuk i lejohet që të tolerojë dhe të falë atë që fyen figurën e Pejgamberit a. s. , sepse është detyrë e umetit të tij që ta kërkojë këtë të drejtë, pa lejuar asnjë tolerim.

Nëse Pejgamberi a. s. mund të toleronte personalisht, umetit të tij nuk i lejohet një gjë e tillë. Në mosekzekutimin e personave të lartpërmendur kishte urtësi dhe dobi, të cilat, pasi Pejgamberi a. s. ndërroi jetë, nuk qëndrojnë më. Kështu, në kohën kur Pejgamberi a. s. ishte gjallë, duhej që njerëzit të afroheshin në Islam dhe të mbusheshin me dashuri dhe respekt për Pejgamberin a. s. Nuk duhej që njerëzit të largoheshin, por duhej kujdes ndaj çdo gjëje që mund të sillte revoltë dhe urrejtje kundër Pejgamberit a. s. Nëse njerëzit do të dëgjonin se Pejgamberi a. s. i ekzekutonte ata që rrinin rreth tij, njerëzit me siguri do të largoheshin duke u revoltuar. Këtë arsye edhe vetë Pejgamberi a. s. e ka shprehur në disa raste. Njëherë Pejgamberi a. s. , kur Omeri i kërkoi leje që të vriste kryemunafikun Abdullah Ibn Ubej, tha: “Mos e vrit, sepse atëherë njerëzit do të thonë: ‘Muhamedi po vret shokët e vet”.  



[ Tefsiri i Sadit ]
Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu
Përkujtim: Koha për dhikrin para fjetjes!

Kliko këtu
Imam Maliku, Allahu e mëshiroftë, kur vinte Ramazani, e linte leximin e haditheve dhe mexhliset e diturisë, dhe i jepej leximit të Kur'anit nga mus'hafi.

— Shejh Ibn Uthejmin
Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu
Përkujtim: Koha për dhikrin para fjetjes!

Kliko këtu
Përkujtim: Koha për dhikrin e mëngjesit!

Kliko këtu
Njeriu gjatë trazirave forcohet përmes adhurimeve të fshehta, ndërsa rrëzohet si pasojë e rijasë (syefaqësisë). Nëse veprat i shoqëron rijaja, edhe nëse janë të shumta, ato bëhen pluhur. Qëndresa më e fortë dhe më stabile është qëndresa e zemrave.

— Shejh Abdulaziz Et-Tarifi
Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu
Përkujtim: Koha për dhikrin para fjetjes!

Kliko këtu
Përkujtim: Koha për dhikrin e mëngjesit!

Kliko këtu
Ai që i lë sunetet, shejtani ia lehtëson lënien e farzeve të mëdha.

— El-Mualimij
Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu
9 ditë deri në Ramazan!

Koha po afrohet për muajin e bekuar të mëshirës, faljes dhe adhurimit.

Le të përgatitemi shpirtërisht, të pastrojmë zemrat tona dhe të afrojmë veten më pranë Zotit.

Këto ditë numërimi mbrapsht janë mundësi për të reflektuar, për të bërë nijet të sinqertë dhe për të rritur devotshmërinë tonë.

A je gati?
Përkujtim: Koha për dhikrin para fjetjes!

Kliko këtu
Përkujtim: Koha për dhikrin e mëngjesit!

Kliko këtu