Përkujtuesi Ditor
3.9K subscribers
1.68K photos
77 videos
1 file
3.01K links
Të aktivizojmë mendimin ditor për thelbin e jetës: Zotin
Download Telegram
“Nuk bëjnë kështu ata të cilët kanë durim dhe bëjnë vepra të mira…”

– Këta fatlumë janë ata të cilët bëjnë durim gjatë sprovave dhe kurrë nuk e humbasin shpresën në mëshirën dhe bujarinë e të Madhëruarit. Janë ata të cilët, kur Zoti i begaton me mirësi dhe ua largon sprovat, dinë të jenë të përulur e modestë, të mos shesin mend e as të nënçmojnë të tjerët.

Ata tregohen mirënjohës ndaj Dhuruesit të mirësive dhe bamirës ndaj krijesave. Ata i sheh vazhdimisht duke kryer punë të mira, ashtu sikurse i porosit Zoti i tyre. Ata përpiqen të jenë të rregullt, duke kryer çdo detyrë apo vepër të pëlqyeshme, si shprehje të adhurimit për Zotin e tyre. Për këta të zgjedhur, i Madhëruari ka rezervuar diçka të mrekullueshme:

“… Për ta do të ketë falje dhe shpërblim të madh. ” – Allahu Bujar dhe i Gjithëmëshirshëm premton falje dhe mbulim të të metave e gjynaheve të tyre. Falja e gjynaheve do të thotë garanci dhe ruajtje nga çdo gjë së cilës ata i druhen. Por ata kanë, gjithashtu, edhe premtimin për një shpërblim të madh
20👍1
Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu
12
10
Përkujtim: Koha për dhikrin para fjetjes!

Kliko këtu
14👍1
Përkujtim: Koha për dhikrin e mëngjesit!

Kliko këtu
17
Mendo për forcën e Allahut, e jo forcën e gjendjes!
24🥰4
19
Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu
16
16
Përkujtim: Koha për dhikrin para fjetjes!

Kliko këtu
13
Përkujtim: Koha për dhikrin e mëngjesit!

Kliko këtu
13
O ti që po qan gjatë natës. A harrove se Allahu sheh? A harrove se Allahu dëgjon? A harrove kush është Zoti yt? A harrove se Allahu është Ai që sjell lehtësimin? Ai që shëron? Ai që vetëm thotë “Bëhu” dhe bëhet? Ai pushteti i të Cilit është mbi çdo gjë?

Ndoshta pse je në këtë gjendje, është se ende nuk ke arritur ta njohësh Atë si duhet?

VAllahin sikur ta njihje, nuk kishe për t’u mërzitur.

Oo rob i Tij! Me Allahun çdo gjë është e mundur. ❤️
47😢14🥰1
Allahu i Madhëruar na njofton për madhështinë e këtij Kur’ani dhe për rëndësinë e tij të madhe. Ai na njofton se Kur’ani është fjala e Tij, që Ai e ka folur, dhe Shpallje e zbritur nga i Madhërishmi. Ai thotë:

“Shpallja e këtij Libri është prej Allahut, Ngadhënjimtarit, të Urtit. “ – Kur’ani është shpallja e Allahut, që është i vetmi i Adhuruar me meritë nga krijesat. Ai është i vetmi i Adhuruar me meritë, sepse është i Plotë, Absolut dhe i Madhëruar në të gjitha emrat dhe cilësitë e Tij. Ai është Krenari, Ngadhënjimtari e i Plotfuqishmi, që ka nënshtruar çdo krijesë me fuqinë dhe krenarinë e Tij. Para Tij është përulur çdo gjë. Ai është i Urti dhe urtësia e Tij shpaloset qartë në krijimin dhe në ligjin e Tij.
11
Përkujtuesi Ditor
Allahu i Madhëruar na njofton për madhështinë e këtij Kur’ani dhe për rëndësinë e tij të madhe. Ai na njofton se Kur’ani është fjala e Tij, që Ai e ka folur, dhe Shpallje e zbritur nga i Madhërishmi. Ai thotë: “Shpallja e këtij Libri është prej Allahut, Ngadhënjimtarit…
Ky Kur’an është shpallur nga Allahu, që është i përshkruar me të tilla cilësi. Ai është fjala e Allahut. Të folurit është cilësi e atij që flet dhe cilësia e tij vlerësohet sipas atij që e ka folur. Kështu, duke qenë se Allahu është i plotë dhe absolut në çdo aspekt dhe nuk ka shembull dhe të ngjashëm me të, po kështu edhe Fjala e Tij është e plotë dhe absolute në çdo këndvështrim dhe nuk ka të ngjashme ose si shembulli i saj. Vetëm ky detaj do të mjaftonte në përshkrimin e Kur’anit, për të treguar gradën dhe rëndësinë e tij të lartë dhe të jashtëzakonshme.

Por Allahu i Madhëruar na sjell edhe më shumë sqarime dhe lëvdata për Kur’anin. Ai na përmend faktin se kujt iu zbrit ky libër. Ndër faktet që e shtojnë edhe më shumë mirësinë dhe gradën e Kur’anit është edhe fakti ai që iu shpall Muhamedit (a. s), më të nderuarit të krijesave. E si mund të ndodhte ndryshe, kur ky libër është fjala më e nderuar dhe më e rëndësishme! Ndër faktet që tregojnë madhështinë dhe rëndësinë e Kur’anit është edhe përmbajtja e tij.

— Tefsiri i Sadit
15
Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu
15
Përkujtim: Koha për dhikrin para fjetjes!

Kliko këtu
12
Përkujtim: Koha për dhikrin e mëngjesit!

Kliko këtu
11👍1
“Kur fillonte muaji Sha’ban, muslimanët i përkushtoheshin Mushafit (Kuranit) dhe e lexonin atë, dhe ata jepnin Zekatin nga pasuria e tyre për të forcuar të dobëtit dhe nevojtarët për agjërimin e Ramazanit.”

— Enes ibn Malik, Allahu e mëshiroftë!
32👍2
11👍1
Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu
14