Paramendo sikur nëna jote ta kishte shkruar fatin e jetës tënde. Eh, Allahu të do më shumë sesa nëna! 🙂
Nuk di formë tjetër më të mirë të përfitimit nga leximi i Kuranit dhe mbushjes së zemrës me madhështi për të sesa marrja me mend se kush po flet!
“Ne të tregojmë ty (Muhamed) historinë më të bukur përmes shpalljes së këtij Kurani...” (Jusuf, 3)
“Vërtet, Allahu ju këshillon mrekullueshëm dhe vërtet...” (Nisa, 58)
— Ibrahim Sekrani
“Ne të tregojmë ty (Muhamed) historinë më të bukur përmes shpalljes së këtij Kurani...” (Jusuf, 3)
“Vërtet, Allahu ju këshillon mrekullueshëm dhe vërtet...” (Nisa, 58)
— Ibrahim Sekrani
Nata e sontme është nata e 23-të e Ramazanit, është natë teke, po ashtu është edhe natë xhumaje.
Ka thënë Shejhul Islam Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë):
“Nëse bashkohet Nata e Xhuma me ndonjërën prej neteve teke të dhjetëshes së fundit të Ramazanit, ajo është më e mundshme që të jetë nata e Kadrit (me lejen e Allahut).”
Shtoni adhurimet!

“Nëse Nata e Kadrit do të ishte një herë gjatë tërë vitit, unë do ta bëja namazin e natës gjithë vitin derisa të shpresoja se arrita Natën e Kadrit! Pra, cili është problemi juaj kur janë vetëm dhjetë netë?!”.
— Ibn el Kajjim, Allahu e mëshiroftë!
[Bada’i al-Fawa’id | 1/55]
— Ibn el Kajjim, Allahu e mëshiroftë!
[Bada’i al-Fawa’id | 1/55]
“Ha darkë me nënën tënde, ji i mirë me të, ulu me të në mënyrë që sytë e saj të gjejnë qetësi prej teje; E gjithë kjo është më e dashur për mua sesa të bëj një Haxhi (të rekomanduar)”.
— El-Hasan el-Basri (Allahu e mëshiroftë!)
— El-Hasan el-Basri (Allahu e mëshiroftë!)
Dhjetëra “çka nëse” sillen rreth mendjes sime. E të gjitha i shuaj kur ia kujtoj vetes se Allahu ka përcaktuar për mua çdo gjë në përpikëri.
Pejgamberi ﷺ falte tehaxhud (namaz nate) në netët e Ramazanit dhe lexonte Kuranin me ton të matur. Ai ﷺ nuk kalonte pranë një ajeti në lidhje me mëshirën e Allahut, përveç që ai të lutej për të, as një ajet në lidhje me dënimin, përveç se ai do të kërkonte strehim tek Allahu prej tij. Ai (ﷺ) kombinonte namazin, recitimin, lutjet dhe reflektimin; këto janë veprat më të virtytshme dhe më të plota për të kryer në dhjetë netët e fundit të Ramazanit, dhe përveç kësaj, Allahu e di më së miri.
— Ibn Rexheb (Allahu e mëshiroftë!)
— Ibn Rexheb (Allahu e mëshiroftë!)
Abdullah Ibn Mes’udi këshilloi:
“Kërko zemrën tënde (testo gjallërinë e saj) në tri gjëra:
🗣️ Në leximin e Kuranit.
🕌 Në vendbanimet ku përmendet Allahu dhe
🌌Në veçimin tënd me Zotin.
Nëse nuk e gjen në këto gjëra, atëherë lute Zotin të ta dhuroj një zemër (ngase ajo që ke, të ka vdekur).”
— El- Fewaid fq.148

“Nata, vlera e së cilës e tejkalon vlerën e njëmijë muajve, meriton të kërkohet, për të arritur mirësinë.”
— Hoxhë Ekrem Avdiu
— Hoxhë Ekrem Avdiu
Hasan el Basriu thotë:
“Ata që ishin para jush (sahabët), e trajtuan këtë libër (Kuranin) si një mesazh që u erdh nga Zoti i tyre. Ata reflektonin rreth (mesazhit të) tij gjatë natës, ndërsa ditën inspektonin gjendjet e tyre me anë të tij.”
— Hoxhë Enis Rama, “Ndikimi i Kuranit”

I takon një personi të kujdeset për zemrat e njerëzve.
Nëse dikujt i është thyer zemra, atëherë përpiquni ta lehtësoni atë në çfarëdo mënyre që mundeni sepse kjo është një vepër e madhe.
Dhe i takon një personi që të kujdeset për njerëzit ashtu siç dëshiron që ata të kujdesen për të.
— Ibn Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!)