🌧️ p ë r k u j t i m 🌧️
Koha kur bie shi, është nga kohërat e volitshme ku shpresohet pranimi i lutjeve!
Lutuni! 🤍
• Lutja kur bie shi:
Allahumme sajjiben nafi’an
O Allah bëje këtë shi të dobishëm!
Koha kur bie shi, është nga kohërat e volitshme ku shpresohet pranimi i lutjeve!
Lutuni! 🤍
Allahumme sajjiben nafi’an
O Allah bëje këtë shi të dobishëm!
"Agjëruesit më të mirë janë ata që shumë bëjnë dhikr(e përmendin Allahun) gjatë agjërimit." - thotë Ibn Kajjim el Xheuzije
Për ta pasur më të lehtë të ndiqni progresin dhe numërimin, tash e tutje dhikrin e mëngjesit dhe të mbrëmjes do ta keni më të lehtë ta bëni përmes dhikri.perkujtuesiditor.com .
Dhikret janë me përkthimin e ri dhe janë paraqitur me një dizajn të thjeshtë dhe të këndshëm për sy.

Ata (selefët) thoshin se falja është tipari më i shkëlqyer i besimtarëve.
— Hasan El Basri (Allahu e mëshiroftë!)
— Hasan El Basri (Allahu e mëshiroftë!)
Imam Shafiun (Allahu e mëshiroftë!) e pyetën:
"Sa është e madhe dëshira jote për dije?”
Ai u përgjigj: "Unë dëgjoj një fjalë të re dhe çdo gjymtyrë e imja dëshiron të jetë në gjendje ta dëgjojë atë, në mënyrë që ato të mund ta shijojnë atë."
Ai u pyet: "Si e kërkoni atë?"
Ai u përgjigj: "Në mënyrën se si një nënë do të kërkonte fëmijën e saj të vetëm të humbur."

Sonte të gjithë keni lutje për veten e për të dashurit tuaj ❤️
Ne ju kishim lutë që mos të na harroni as neve në lutjet e juaja!
Luteni Allahun edhe për ne të gjithë vullnetarëve të Përkujtuesit Ditor. Luteni Allahun të na japë fillimisht sinqeritet në punën që e bëjmë, që ky mund i yni të jetë vetëm për Allahun, subhanehu we te’ala, sinqeritet i cili i hapë rrugë mesazheve të përcjellura tek të tjerët që të depërtojnë në zemrat e besimtarëve po edhe të pabesimtarëve. Pastaj lutuni që të na japë bereqet në kohën tonë, që kohën e lirë ta shfrytëzojmë për hajr, që mos të na kaplojë dembelia dhe që të jemi të vazhdueshëm në vepra të mira. Luteni Allahun të na furnizojë me dituri të dobishme, sepse thirrja pa dituri s’ka se si të realizohet! Luteni Allahun që begatitë që na i ka dhënë, talentin e shkathtësitë, të i përkthejmë në vepra që e ngrisin lart fjalën e Tij! Luteni Atë që të na i pranojë këto ‘sakrifica’ tona!
Dhe për fund, lutuni për prindërit dhe familjarët tanë, ngase dhimbja më e madhe që disa prej nesh e përjetojnë është; thirrja e të tjerëve dhe përgjigjja e tyre ndaj kësaj thirrje të Zotit, por refuzimi i më të dashurve tanë, prindërve tanë, ndaj po kësaj thirrjeje… 😔
Allahu na faltë e na mëshiroftë! Allahu na bashkoftë në Xhennetet e Tij të larta! Allahumme amiin!
O Allah Ti je Falës, e do faljen, na fal neve! 🤲

"Betohem në Atë përveç të Cilit nuk ka Zot tjetër, asnjëherë nuk i është dhënë besimtarit mirësi më e madhe se sa mendimi i mirë për Allahun e Madhëruar. Betohem në Atë përveç të Cilit nuk ka Zot tjetër, sa herë që njeriu mendon mirë për Allahun e Madhëruar, Allahu ia jep atë që njeriu dëshiroi, sepse në dorën e Tij është e tërë mirësia."
— Abdullah Ibn Mes'udi (Allahu qoftë i kënaqur me të!)

Përmendja e Allahut është sebep për shmangien e gjuhës nga gibeti, bartja e fjalëve, rrena, pisllëqet dhe nga e kota, ngase robi doemos e ka që të flasë, e nëse ai nuk flet me përmendje të Allahut të madhnueshëm dhe përmendjen e urdhërave të Tij, atëherë do t’i përmend këto harame apo një pjesë prej tyre, ndërsa s’ka asnjë rrugë për të shpëtuar prej tyre pos me përmendjen e Allahut të madhnueshëm.
Realiteti dhe përvoja dëshmojnë për këtë, andaj, ai që e mëson gjuhën e vet me përmendjen e Allahut, Allahu do ta ruajë gjuhën e tij nga e kota dhe thashethemet, ndërsa atij që i thahet gjuha nga përmendja e Allahut të madhnueshëm, i laget me çdo të kotë, dërdëllisje, e paturpësi, ue la haule ue la kuete ila bilah.
— Ibn Kajimi, Allahu e mëshiroftë!

“Kini kujdes nga përtacia dhe mërzia; sepse nëse jeni dembel, nuk do ta përmbushni atë që është e drejë; dhe nëse jeni të mërzitur, nuk do të jeni të durueshëm në atë që është e drejtë.”
— El-Ehnaf bin Kajs, Allahu e mëshiroftë
📒 Historia e Damaskut; Ibn Asakir, vëll 24, fq 345.

"Kush e dëshiron rehatinë, le ti nxjerrë krijesat nga zemra e vet, derisa të rehatohet."
— Ibrahim ibn Ed'hem (Allahu e mëshiroftë!)

Sonte është nata e 29 e Ramazanit.
Është prej netëve (tek) ku ka mundësi të jetë nata e Kadrit. Mos harroni!
Nga Ubade ibnu Samit transmetohet të ketë thënë: "Doli i Dërguari ﷺ për të na treguar natën e Kadrit, ndërsa dy burra nga muslimanët u grindën me njëri-tjetrin dhe pastaj tha ﷺ: "Dola për t'ua treguar natën e Kadrit, ndërsa fulani dhe fulani u grindën, e u ngritë (u harrua). Ndoshta është hajr për juve, prandaj kërkojeni në nëntëshin, shtatëshin dhe pesëshin". [Shënon Buhariu dhe Muslimi]
Për fjalën "nëntëshin" Ibn Haxheri thotë se është fjala për natën e 29 të Ramazanit.
Prandaj o të nderuar, nuk ka mbetë përveçse një apo dy netë nga muaji Ramazan, nata e kadrit është më me vlerë se 1000 muaj, ia vlen të bëjmë sabër edhe së paku këtë natë. Poashtu mos harro se veprat shpërblehen sipas përfundimit.
Allahu na ndihmoftë të gjithëve ta përfundojmë Ramazanin ashtu siç Allahu është i kënaqur!
— Hoxhë Ardian Elezi