Përkujtuesi Ditor
3.91K subscribers
1.65K photos
75 videos
1 file
2.95K links
Të aktivizojmë mendimin ditor për thelbin e jetës: Zotin
Download Telegram
Kthehu tek Allahu para se të kthehesh tek dikush tjetër. Bëje Allahun burimin e forcës tënde, dhe bëje Atë pikën fillestare tënden për çdo çështje që të kesh sukses në jetën tënde.
"Dije se zemrat dobësohen e sëmuren, madje ndodh që edhe vdesin për shkak të shkujdesjes e mëkateve."

— Ibn Muflih; (El-Adab Esh-Sher'ijjeh, 144)
Në pjesët më të thella, më të vështira, dhe më të ndjeshme të zemrës tënde, aty ku askush nuk ka hyrë akoma, mund të gjesh vetëm Allahun. Do ta gjesh Atë duke të të shëruar në mënyrën më të bukur që vetëm Ai di. Besoja Allahut çështjet tua, dhe shiko se si Ai kujdeset për to!
Në momentin kur bën dua’a për vete, mos e harro edhe atë mikun e zemrës i cili ndoshta po kalon kohë të vështira në heshtje dhe ti nuk e di akoma.
Përkujtim: Këtu mund të gjeni dhikrin që thuhet para fjetjes.

https://www.instagram.com/p/CecKMLlI61T/?igshid=YzAyZWRlMzg=
Nga Ebu Seid Hudriu dhe Ebu Hurejra – Allahu qoftë i kënaqur prej tyre, transmetojnë se i Dërguari i Allahut – paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë:

“Kush ngrihet natën dhe e zgjon edhe gruan e tij dhe i falin dy rekate bashkë shkruhen tek Allahu prej atyre që e përmendin Allahun shumë .”

Transmeton Ebu Davudi, Hakimi kurse hadithi është sahih.
Ka thënë Pejgamberi ﷺ:

Shtojini salavatet për mua gjatë ditës së Xhuma dhe gjatë natës së Xhuma. Kush dërgon për mua një salavat, Allahu i dërgon atij dhjetë salavate.

— Shejh el Alban; (Sahih el Xham'i 1209)
Dërgoni salavate në këtë ditë xhumaje për më të mirin e njerëzimit salAllahu alejhi ue selem. Allahu na bashkoftë me të Dërguarin e Tij alejhi selam në Xhennetet e Tij.

Allahumme sali ue selim a’la nebijjina Muhammed. ❤️