Përkujtuesi Ditor
3.91K subscribers
1.65K photos
75 videos
1 file
2.95K links
Të aktivizojmë mendimin ditor për thelbin e jetës: Zotin
Download Telegram
ALLAHU
të sheh tek i mëkaton ndërsa në zemër ta hedh keqardhjen për mëkatin, pastaj të inspiron të kërkosh falje, pastaj të fal, pastaj ndahet i kënaqur prej teje, pastaj të keqen ta shndërron në të mirë.

— Selman Audeh
Teuhidi, ndershmëria dhe drejtësia janë mbledhësit e të gjitha të mirave.

— Ibën Kajjimi, Fevaid, f. 118.
Besimi yt se Allahu do t’i plotësojë duatë tua duhet të jetë më i fortë sesa frika jote se ato nuk do të plotësohen. Allahu thotë “më thirrni Mua, Unë ju përgjigjem” (surja Gafir, ajeti 60).
Ebu Derda ka thënë:
Unë, ndodhë t’iu urdhëroj për të mirë, edhe pse vet nuk e bëj një vepër të tillë, me shpresën se Allahu do të më shpërblejë për këtë!
(Sijer A’lam En Nubela, 4/19)

Shënim: Thënia se ‘është mëkat të thuash atë që nuk e vepron’ ka kushtëzime, një ndër to edhe kjo, kur në pamundësi të bësh një vepër të mirë të caktuar, i urdhëron të tjerët për të. Madje, siç nënvizojnë dijetarët, duhet të urdhërosh për të mirë edhe nëse vet vepron ndryshe (për të keq), sepse në këtë rast, krahas mëkatit për të keqen që ke bërë, do të fitosh edhe një mëkat pse nuk ke urdhëruar për të mirë dhe nuk ke ndaluar nga e keqja.

— Sedat Islami
Përkujtim: Këtu mund të gjeni dhikrin që thuhet para fjetjes.

https://www.instagram.com/p/CecKMLlI61T/?igshid=YzAyZWRlMzg=
Lumturi është kur e përfundon namazin e jacisë dhe e di se i ke falur të gjitha sunetet e ditës. ❤️
Ka thënë Pejgamberi ﷺ:

Shtojini salavatet për mua gjatë ditës së Xhuma dhe gjatë natës së Xhuma. Kush dërgon për mua një salavat, Allahu i dërgon atij dhjetë salavate.

— Shejh el Alban; (Sahih el Xham'i 1209)
Zoti im, bëje çdo kërkesë timen hajr për mua!