Përkujtuesi Ditor
3.93K subscribers
1.6K photos
66 videos
1 file
2.83K links
Të aktivizojmë mendimin ditor për thelbin e jetës: Zotin
Download Telegram
Përkujtim: Koha për dhikrin para fjetjes!

Kliko këtu
Dita 24 🤲🏻💜
Përkujtim: Koha për dhikrin e mëngjesit!

Kliko këtu
“Thuaj: “Me dhuntinë e Allahut dhe mëshirën e Tij – vetëm me këto le të gëzohen! Kjo është më e mirë se ajo që grumbullojnë.”

Junus : 58

"Thuaj, o Muhamed, shokëve të tu: 'Në dhuntinë e Allahut' në Kur'anin me të cilin Allahu të ka nderuar, 'dhe në mëshirën e Tij' feja e Islamit, të cilën Allahu të ka dhënë sukses ta pasosh: 'atje' – pra, në Kur'an dhe Islam – 'le të gëzohen. Ajo është më e mirë' – pra, Kur'ani dhe Islami – 'se çfarë ata mblidhen' është më e mirë se sa pasuria që hebrenjtë dhe idhujtarët grumbullojnë."

Tenvir El Mikbas min Tefsir ibn Abbas
Në atë (natë të zbritjes së Kuranit) vendoset çdo punë e urtë… (Kuran 44: 4)

Dekretet për të gjithë vitin shkruhen në Natën e Kadrit. Gjithçka që do të ndodhë në vitin e ardhshëm lidhur me furnizimin, martesën dhe reshjet e shiut, deri te emrat e haxhilerëve. Madje edhe jeta dhe vdekja. Mund të shohësh një njeri duke shëtitur nëpër dyqane, i pavetëdijshëm se emri i tij tashmë është shkruar mes të vdekurve.

— Bada’i el Tafsir – Tafsir Ibn el Kajjim
Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu
Përkujtime për këto netët e fundit

Tani jemi brenda 10 netëve të fundit të Ramazanit; secila mund të jetë potencialisht një natë në të cilën veprat tua vlejnë më shumë se një jetë e tërë veprash të mira.

1) Bëj vetes pyetjen, a mund të garantosh se do ta arrish Ramazanin e ardhshëm?

Nxite veten në këto dhjetë netë për sa më shumë vepra të mira dhe trajtoje çdo natë si të fundit.

2) Ruaje kohën. Çdo sekondë mund të vlejë më shumë se një ditë. Koha është kaq e çmuar në këtë natë!

3) Këto 10 netë hani një iftar të lehtë dhe të shpejtë dhe hiqni qafe telefonin për disa orë; tani nuk është momenti për të humbur kohë në instagram, tiktok ose kudo! Edhe nëse i hapë, hyn në ndonjë faqe apo kanal me dobi!

4) Bashko (nijetet) qëllimet tua, maksimizo shpërblimet: Nijeti neglizhohet shumë shpesh nga ne. Bashko qëllimet në çdo gjë që bën, si për shembull kur ha iftar ose fle gjatë ditës bëje nijet që të marrësh energji për të adhuruar Allahun, dhe kur jep sadaka (lëmoshë) syno të pastrosh pasurinë, të fshish mëkatet dhe të mbështesësh besimtarët në nevojë.

5) Kalo natën në një vend të veçantë dhe të qetë, në shtrojën tënde të namazit dhe me drejtim kah nga Kibla. Mos u largo pa arsye - mbaje fokusin në namaz. Shprehi kërkesat tua tek Allahu, qaj dhe përkujtoja vetes se Allahu po të sheh dhe po të dëgjon!

6) Bëj Teube (pendim) të sinqertë: Secili prej nesh ka mëkate; Bëj sexhde Allahut, ngriti duart, lejoj lotët të rrjedhin dhe lutju Allahut që të të falë dhe të zëvendësojë të keqen që ke bërë, me të mirë. Kërko strehim tek Allahu dhe ji i sinqertë!

7) Kujto umetin (popullin) musliman:
Ne jemi një trup i vetëm. Le të mos përqendrohemi vetëm në plagët e kërkesat tona personale, por le të kërkojmë ndihmën e Allahut në trajtimin e atyre gjërave që kemi të përbashkëta. Bëj dua për të shtypurit, të dëbuarit nga shtëpitë e tyre, ata që janë të burgosur padrejtësisht, ata që u bëhet zullum vazhdimisht nga zullumqarët dhe lutu që Allahu tu japë fitore!

Le të tregohemi të fortë e të garojmë sa të mundemi në këtë pjesë të fundit të muajit para se të vijë fundi dhe të përfundojnë këto mundësi mëshire që Allahu lëshon mbi ne! Janë vetëm edhe 10 ditë, të mos dobësohemi!

Allahu na dhëntë sukses!

#Shpërndaje! 💙
Vepra më e mirë në Ramazan është ajo që bëhet me sinqeritet, qoftë e madhe apo e vogël.

— Imam Shafiu
Përkujtim: Koha për dhikrin para fjetjes!

Kliko këtu
Dita 25 🤲🏻🧡
I Dërguari ynë i dashur ﷺ, na këshillon për buzëqeshje duke thënë: “Buzëqeshja jote e drejtuar në fytyrën e vëllait tënd është sadakë.” Kjo është një nxitje nga Profeti i Allahut për të gjithë njerëzit që të mësojnë “artin e buzëqeshjes” si dhe të përhapin lumturinë dhe gëzimin ndërmjet tyre në mënyrë që të jetojnë një jetë më të bukur.
Nëse nuk mund të agjërosh ditën, mos harro të lutesh natën. Nëse nuk mund të ngrihesh për namazin e natës, mos harro të paktën të kërkosh falje para agimit.

— Ibn Xheuzi
Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu
Një natë sa një jetë!
Përkujtim: Koha për dhikrin para fjetjes!

Kliko këtu
Dita 26 🤲🏻🤍
Përkujtim: Koha për dhikrin e mëngjesit!

Kliko këtu
Sadakaja nuk është vetëm një dhuratë materiale, por mund të përfshijë gjithashtu veprime të vogla dhe të thjeshta që kanë një ndikim të madh. Buzëqeshja është një mënyrë e natyrshme dhe e lehtë për të krijuar një atmosferë pozitive dhe miqësore ndërmjet njerëzve. Ajo shpreh ngrohtësi, dhembshuri dhe mirëkuptim, dhe mund të ndihmojë në zvogëlimin e tensioneve dhe konflikteve.
Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu
Një natë më e mirë se një mijë muaj!