"Është më mirë të jesh i mëshirshëm sesa të kesh të drejtë."
— Abdullah ibn Mesud
— Abdullah ibn Mesud
❤39👍5😢1
“Është Allahu Ai që jep jetë dhe sjell vdekje. ” – Allahu është i vetmi që ka në dorë jetën dhe vdekjen. Çdonjë që vdes, me shkak apo pa shkak, vdes veçse me lejen dhe caktimin e Tij. I Madhëruari thotë në një ajet tjetër: “Allahu ju krijoi prej dheu, pastaj prej një pike uji (sperme) e pastaj ju bëri çift. Çdo femër mbetet shtatzanë dhe lind veçse me dijen e Tij. Askujt nuk i jepet të jetojë gjatë ose t’i shkurtohet jeta, pa qenë kjo e shënuar në Libër (Leuhi Mahfudh). Dhe kjo është e lehtë për Allahun. ”. ”. [Fatir 11].
“Kur dëshiron diçka, Ai vetëm thotë: “Bëhu”, e ajo menjëherë bëhet. ” – Nëse Ai dëshiron të kryhet a të ndodhë diçka, e madhe apo e vogël, e rëndësishme apo jo në dukje, Ai vetëm i thotë: “Bëhu!” dhe ajo bëhet: asgjë nuk mund ta ndalojë, ta kthejë apo ta ndryshojë atë.
— Tefsiri i Sadit
“Kur dëshiron diçka, Ai vetëm thotë: “Bëhu”, e ajo menjëherë bëhet. ” – Nëse Ai dëshiron të kryhet a të ndodhë diçka, e madhe apo e vogël, e rëndësishme apo jo në dukje, Ai vetëm i thotë: “Bëhu!” dhe ajo bëhet: asgjë nuk mund ta ndalojë, ta kthejë apo ta ndryshojë atë.
— Tefsiri i Sadit
❤23👍1
"O Zoti ynë! Mos lejo që zemrat tona të shmangen (nga e vërteta), pasi na ke udhëzuar në rrugën e drejtë, dhe na dhuro mëshirë prej Teje; vërtet, Ti je Dhuruesi i Madh!"
Ali Imran - 8
Ali Imran - 8
❤30👍1
Fakti që nuk ka zot tjetër që meriton të adhurohet me dashuri dhe nënshtrim të plotë, është shumë i kuptueshëm për robërit e Allahut, nëse ata dinë të vështrojnë te krijimi në përgjithësi dhe te vetet e tyre. Allahu i Lartësuar thotë: "Ne do t'ua bëjmë atyre të mundshme që t'i shohin argumentet Tona në horizonte dhe në vetet e tyre, derisa t'u bëhet e qartë se ai (Kur'âni) është i vërtetë. A nuk mjafton që Zoti yt është Dëshmitar për çdo gjë?" [Fusilet, 53]. Mjaftojnë vetëm disa shenja që duken qartë në këtë botë, që njerëzit të binden plotësisht për këtë të vërtetë të madhe e të pakundërshtueshme: që askush nuk meriton të adhurohet me dashuri dhe nënshtrim të plotë, përveç Allahut të Lartësuar, Krijuesit dhe Kujdestarit të të gjitha krijesave.
— Tefsir i Sa'dit
— Tefsir i Sa'dit
❤26👍2
“Nga kurthet e shejtanit është largimi i robërve të Allahut nga meditimi i Kuranit, sepse ai (shejtani) e di se udhëzimi ndodh pikërisht nëpërmjet meditimit. Shejtani u thotë atyre se meditimi i Kuranit është i rrezikshëm, derisa njeriu të thotë se nuk do të flasë për Kuranin asgjë, duke u shmangur prej tij."
— Ibën Hubejrah
— Ibën Hubejrah
❤32👍1