Përkujtuesi Ditor
4K subscribers
1.7K photos
78 videos
1 file
3.05K links
Të aktivizojmë mendimin ditor për thelbin e jetës: Zotin
Download Telegram
Fakti që nuk ka zot tjetër që meriton të adhurohet me dashuri dhe nënshtrim të plotë, është shumë i kuptueshëm për robërit e Allahut, nëse ata dinë të vështrojnë te krijimi në përgjithësi dhe te vetet e tyre. Allahu i Lartësuar thotë: "Ne do t'ua bëjmë atyre të mundshme që t'i shohin argumentet Tona në horizonte dhe në vetet e tyre, derisa t'u bëhet e qartë se ai (Kur'âni) është i vërtetë. A nuk mjafton që Zoti yt është Dëshmitar për çdo gjë?" [Fusilet, 53]. Mjaftojnë vetëm disa shenja që duken qartë në këtë botë, që njerëzit të binden plotësisht për këtë të vërtetë të madhe e të pakundërshtueshme: që askush nuk meriton të adhurohet me dashuri dhe nënshtrim të plotë, përveç Allahut të Lartësuar, Krijuesit dhe Kujdestarit të të gjitha krijesave.

— Tefsir i Sa'dit
23
Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu
14
Përkujtim: Koha për dhikrin para fjetjes!

Kliko këtu
13
Përkujtim: Koha për dhikrin e mëngjesit!

Kliko këtu
16
A e shihni ujin që pini?
Vallë, ju e zbrisni atë prej reve apo Ne e zbresim?
Nëse duam, Ne e bëjmë atë të njelmët, andaj përse nuk jeni mirënjohës?!
 
Vakia - 68,69,70
39😢1
16👍3
30
Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu
13
Qysh me kursy para per umre? ✈️🕋

Nje vella ndau me ne historine personale te tij:

Selam alejkum! Deshta me nda me ju qysh kam arrit me kursy pare per Umre per nje kohe t’shpejte, se ndoshta ju hyn n’dobi edhe juve qe keni deshire me shku.

Allahu na e lehtesofte krejtve!

1. Nijeti
Thoni: Bismilah! Bojeni nijetin per Umre me zemer, edhe lutuni qe Allahu t’jua lehtesoje kete rruge.

2. Perdorni para kesh per cdo pagese.
Sa here qe boni pagesa, perdorni kesh (jo karte). Kjo ju ndihmon me e pase me ne kontroll sa shpenzoni e sa po ju mbetet kusur.

3. Kurseni kusurin
Sa here qe merrni kusur ne monedha te vogla, vec lejini anash per Umre. Kjo eshte metode qe duket e ngadalshme, por besoni qe shpejt bohet shuma e synuar.

4. Kembengulni dhe beni durim
Nese vazhdoni keshtu pa nderprere, per afersisht 7-8 muaj mundeni me kursy mbi 1000€, qe eshte mjaftueshem per Umre.
38
Përkujtuesi Ditor
Qysh me kursy para per umre? ✈️🕋 Nje vella ndau me ne historine personale te tij: Selam alejkum! Deshta me nda me ju qysh kam arrit me kursy pare per Umre per nje kohe t’shpejte, se ndoshta ju hyn n’dobi edhe juve qe keni deshire me shku. Allahu na e lehtesofte…
5. Besoni ne bereqetin e Allahut
Kur e ki nijetin e paster dhe kembenguljen per me arrite nje veper te mire, Zoti ta lehteson ceshtjen dhe ta shton bereqetin.

InshAllah, kjo metode ka me ju ndihmu juve qe e keni kete synim. Allahu e pranofte kete dhe ua lehtesofte cdo hap!

Amin!

📑 Shkruani ne koment ide te tjera te cilat na ndihmojne te kursejme per umre
35🥰3
Përkujtim: Koha për dhikrin para fjetjes!

Kliko këtu
16
"Kush do që Allahu t'i japë përfundim të mirë, atëherë le të mendojë mirë për njerëzit."

— Imam Esh-shafi'ij, Allahu e mëshiroftë!
43🥰2
21👍1
Ditët e bardha të muajit Xhumadel-Ula

Prishtinë 🇽🇰

E Premte • Syfyri: 04:44, Iftari: 16:20

E Shtunë • Syfyri: 04:45, Iftari: 16:20

E Diel • Syfyri: 04:47 , Iftari: 16:19

Tiranë 🇦🇱

E Premte • Syfyri: 04:48, Iftari: 16:29

E Shtunë • Syfyri: 04:49, Iftari: 16:28

E Diel • Syfyri: 04:50 , Iftari: 16:27

Shkup 🇲🇰

E Premte • Syfyri: 04:42, Iftari: 16:21

E Shtunë • Syfyri: 04:44, Iftari: 16:20

E Diel • Syfyri: 04:44 , Iftari: 16:19
🥰126👍1
Përkujtim: Koha për dhikrin e mëngjesit!

Kliko këtu
16
“Sikur zemrat tuaja të ishin të shëndosha, kurrë nuk do të ngopeshin me fjalën e Allahut.”

— Uthman ibn Affan, Allahu qoftë i kënaqur me të!
52😢2👍1
Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu
13
“Është Allahu Ai që jep jetë dhe sjell vdekje. ” – Allahu është i vetmi që ka në dorë jetën dhe vdekjen. Çdonjë që vdes, me shkak apo pa shkak, vdes veçse me lejen dhe caktimin e Tij. I Madhëruari thotë në një ajet tjetër: “Allahu ju krijoi prej dheu, pastaj prej një pike uji (sperme) e pastaj ju bëri çift. Çdo femër mbetet shtatzanë dhe lind veçse me dijen e Tij. Askujt nuk i jepet të jetojë gjatë ose t’i shkurtohet jeta, pa qenë kjo e shënuar në Libër (Leuhi Mahfudh). Dhe kjo është e lehtë për Allahun. ”. ”. [Fatir 11].

“Kur dëshiron diçka, Ai vetëm thotë: “Bëhu”, e ajo menjëherë bëhet. ” – Nëse Ai dëshiron të kryhet a të ndodhë diçka, e madhe apo e vogël, e rëndësishme apo jo në dukje, Ai vetëm i thotë: “Bëhu!” dhe ajo bëhet: asgjë nuk mund ta ndalojë, ta kthejë apo ta ndryshojë atë.

— Tefsiri i Sadit
28👍1