Përkujtuesi Ditor
3.9K subscribers
1.66K photos
75 videos
1 file
2.99K links
Të aktivizojmë mendimin ditor për thelbin e jetës: Zotin
Download Telegram
Dije se nëse njerëzit janë të mahnitur me ty, ata janë të mahnitur me mirësitë e Allahut në mbulimin e mëkateve të tua.

— Ibn Xheuzi
Përkujtimi i Allahut është shpëtimi pas vështirësisë, lehtësia pas rëndesës dhe zgjidhja pas mundimit a shqetësimit.

— Ibn el-Kajim el-Xhevzije
Falënderimi ndaj Allahut është i ndërtuar në tri shtylla: njohja e mirësive fshehurazi, përmendja e tyre haptazi dhe shfrytëzimi i tyre për të fituar kënaqësinë e Falësit, Dërguesit dhe Dhënësit të tyre.

— Ibn el-Kajim el-Xhevzije
Bëj kujdes nga përfundimi i gjynahut

A nuk ishte Ibn Sirini ai që thoshte: E fyeva një burrë për varfërinë e tij dhe u bëra i varfër pas dyzet vjetësh.

— “Gjuetia e meditimeve”, Abdurrahman ibn Xheuzi
Lumturia jote manifestohet, përveç tjerash, në faktin që ndokush përmend emrin tënd në lutjet e tija, ndërsa ti nuk e di...

— Hoxhë Ekrem Avdiu
Nuk duhet me u prekë në zemër, nëse dikush të "prekë" në mendim.

— Hoxhë Enis Rama