Përkujtuesi Ditor
3.89K subscribers
1.66K photos
75 videos
1 file
2.99K links
Të aktivizojmë mendimin ditor për thelbin e jetës: Zotin
Download Telegram
“Kërkimi i faljes është vepra më e madhe dhe fusha e saj është shumë e gjerë, kushdo që gjen se ka mangësi në ibadetin, thëniet ose veprimet e tij, ose se i është pakësuar furnizimi ose se zemra i është e shqetësuar, le të bëjë istigfar.”

— Ibn Tejmijeh, Allahu e mëshiroftë!
[Mexhmū El-Fetawa | Vëll. 11, F. 698]
I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Nëse një njeri e përqafon Islamin dhe e përkryen atë në formën më të mirë, Allahu ia fal çdo të keqe që ka bërë e pastaj pason shpërblimi i punëve: vepra e mirë shpërblehet dhjetë deri në shtatëqindfish më shumë, kurse vepra e keqe i llogaritet aq sa është, përveç nëse ia fal Allahu.”

Buhariu nr. 41
Shiko per secilën vepër që urren të vdesësh për të, dhe braktise, e pastaj nuk të bën dëm se kur vdes ti.

— Seleme bin Dinar
Es Sijer (6/98).
Pejgamberi ﷺ, ka thënë: "Atë që e lë prapa vepra e tij, nuk do ta çojë përpara prejardhja e tij."

— Muslimi, numër 2699
Ëngjëlli Xhibril tha: Në Xhenet, kam frikë se nuk do të hyjë askush!

Në Zjarr, kam frikë se nuk do të mbetet njeri pa hyrë!

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të) përcjell se Profeti (Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:

‘‘Kur Allahu e krijoi Xhenetin (Parajsën), i tha Xhibrilit (kryeëngjëllit): Shko dhe shikoje!

Pasi shkoi dhe e pa, u kthye dhe tha: Zoti im, betohem në Krenarinë Tënde se, kushdo që do të dëgjojë për Xhenetin, ka për të hyrë në të!

Pastaj Allahu e rrethoi Xhenetin me vështirësi dhe i tha Xhibrilit: Shko përsëri dhe shikoje!
Pasi shkoi dhe e pa, u kthye dhe tha: Zoti im, kam frikë se nuk do të hyjë në të askush!

Më pas, kur Allahu krijoi Zjarrin (Ferrin), i tha Xhibrilit: Shko dhe shikoje!

Pasi shkoi dhe e pa, u kthye dhe tha: Zoti im, betohem në Krenarinë Tënde se, askush që do të dëgjojë për Zjarrin, nuk ka për të hyrë në të!

Pastaj Allahu e rrethoi Zjarrin me epshe dhe gjëra të dëshiruara dhe i tha Xhibrilit: Shko përsëri dhe shikoje!

Pasi shkoi dhe e pa, u kthye dhe tha: Zoti im, kam frikë se nuk do mbetet njeri pa u futur në të!’’

Sahihul Xhami’ : 5210
"Sinqeriteti dhe dashuria për lëvdata e fjalë miradije nuk bashkohen në një zemër.

— Ibn el-Kajim
Bilal bin Sa’di ka thënë:

"Mos ji mik i Allahut në publik dhe armik i Tij në vetmi!"

Sijer a’lam en-nubela, 11/518
"Shoqëroje vetëm atë që të ndihmon ta përmendësh Allahun e madhëruar."

— Ibën Mesudi r.a., sipas: Ebu Davudi, Ezzuhd, 1/126
Mos luaj bixhoz me jetën tende, ngase nuk të jepet shans i dytë!

— Hoxhë Enis Rama
Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!), rrëfen se Pejgamberi ﷺ ka thënë: "Mos e kërkoni vdekjen, sepse ajo që vjen pas saj (ose agonia e saj) është e rëndë. S'ka dyshim se është pjesë e lumturisë së njeriut një jetë e gjatë, dhe Allahu t'i mundësojë të pendohet."

— Imam Ahmedi në Musned, 3/322
Rishikoje përkufizimin tënd për bukurinë. Të zbukurosh karakterin do të thotë të punosh në përmirërisim e fesë tënde. Bëjeni një “pastrim të thellë” të shpirtit. Janë fjalët, veprimet dhe zemra jote që duhet përkujdesur më shumë se trupi yt, që fundja…është i përkohshëm!