"Të darkoj me nënën time që ta bëj të kënaqur e të lumtur, për mua ka më shumë vlerë sesa të kryej një haxh vullnetar."
— Hasan el-Basriu
— Hasan el-Basriu
Ka thënë Pejgamberi ﷺ:
Shtojini salavatet për mua gjatë ditës së Xhuma dhe gjatë natës së Xhuma. Kush dërgon për mua një salavat, Allahu i dërgon atij dhjetë salavate.
— Shejh el Alban; (Sahih el Xham'i 1209)
Shtojini salavatet për mua gjatë ditës së Xhuma dhe gjatë natës së Xhuma. Kush dërgon për mua një salavat, Allahu i dërgon atij dhjetë salavate.
— Shejh el Alban; (Sahih el Xham'i 1209)
Dërgoni salavate në këtë ditë xhumaje për më të mirin e njerëzimit salAllahu alejhi ue selem. Allahu na bashkoftë me të Dërguarin e Tij alejhi selam në Xhennetet e Tij.
𝗔𝗹𝗹𝗮𝗵𝘂𝗺𝗺𝗲 𝘀𝗮𝗹𝗶 𝘂𝗲 𝘀𝗲𝗹𝗶𝗺 𝗮’𝗹𝗮 𝗻𝗲𝗯𝗶𝗷𝗷𝗶𝗻𝗮 𝗠𝘂𝗵𝗮𝗺𝗺𝗲𝗱. ❤️
𝗔𝗹𝗹𝗮𝗵𝘂𝗺𝗺𝗲 𝘀𝗮𝗹𝗶 𝘂𝗲 𝘀𝗲𝗹𝗶𝗺 𝗮’𝗹𝗮 𝗻𝗲𝗯𝗶𝗷𝗷𝗶𝗻𝗮 𝗠𝘂𝗵𝗮𝗺𝗺𝗲𝗱. ❤️
"Morali i prishur dhe vepra e mirë nuk mund të bashkëjetojnë tek askush. Për këtë shkak, Pejgamberi alejhis-selam mirëbërësinë apo mirëdashjen e ka bërë sinonim të moralit të mirë: Mirëbërësia është morali i mirë."
— Abdul Aziz Tarifi
— Abdul Aziz Tarifi
Feja është mirësjellje. Kush të ka kaluar në mirësjellje, të ka kaluar në fe.
— Ibn Kajjim, Allahu e mëshiroftë!
— Ibn Kajjim, Allahu e mëshiroftë!
Tu dasht me t'njoft
Sa herë që nata m'bahët dit',
e m'dalin dritat tuj mshel syt';
sa herë që dita mu m'trazon,
e që nata m'kap e m'ngushllon.
Sa herë që nji thinjë m'bje n'sy,
e m'vjen n'men çka kam ni për Ty;
çdo natë e lume po m'çudit,
o veç për Ty po du me dit'?!
O po du me dit', e Ty me t'njoft,
me ja hjek zemrës krejt kêt' t'ftoft;
O jam ka e ni nji zâ me jehon',
"Ti me marifet zemrën e qetson!".
Ky zâ m'knon te zemra e m'kuron,
m'i nguc plagët e m'tranon;
m'i thot' dy fjalë edhe shkon,
"Ec me marifet, kshtu shpëton!".
Edhe at' natë befas u bâ dritë,
afër Qabës m'u çelën sytë;
M'u duk sikur sa erdha n'kêt' dynja,
e tash marifetin a kam me e pâ?!
M'u afru e me fjalë krejt pak,
"Udht e natës s'kan' kallabllak",
Me demek dita ka tjetër marifet,
Çohu natën e ti bân ibadet!
Çu e mâ shumë se yjet ti bân dritë,
arifit edhe n'terr i shohin sytë;
Hape zemrën dhe mos ngurro,
"N'shtigjet e natës mos dysho!".
Sa herë që rrugët i shoh bosh,
"Ai ásht me ty ngado që t'shkosh!",
E kur dhikri prej mrena buron,
Hiç pa shybe përmi Arsh ai shkon!
"Unë Jam qysh robi Mu m'menon",
o lum insani kujt sexhde i bon,
Po mbushu oj zemër me marifet,
Menoje Zotin qê t'bân rahmet!
Sa herë që t'vetmohesh ti fiqiro,
o nefsi jem kurrë mos u ngatërro;
Rri te dera e pa ndalë veç trokit:
"O Zoti jem, te Ti kam shum ymit!".
Natën shtegto e mos u vërtit,
kshtu marifeti ka me t'zdrit;
e kurr' ti mos u mshtet te ameli jot,
po qiti ujë ymitit n't'Madhin Zot!
M. Maliçi,
18.2.2021
Sa herë që nata m'bahët dit',
e m'dalin dritat tuj mshel syt';
sa herë që dita mu m'trazon,
e që nata m'kap e m'ngushllon.
Sa herë që nji thinjë m'bje n'sy,
e m'vjen n'men çka kam ni për Ty;
çdo natë e lume po m'çudit,
o veç për Ty po du me dit'?!
O po du me dit', e Ty me t'njoft,
me ja hjek zemrës krejt kêt' t'ftoft;
O jam ka e ni nji zâ me jehon',
"Ti me marifet zemrën e qetson!".
Ky zâ m'knon te zemra e m'kuron,
m'i nguc plagët e m'tranon;
m'i thot' dy fjalë edhe shkon,
"Ec me marifet, kshtu shpëton!".
Edhe at' natë befas u bâ dritë,
afër Qabës m'u çelën sytë;
M'u duk sikur sa erdha n'kêt' dynja,
e tash marifetin a kam me e pâ?!
M'u afru e me fjalë krejt pak,
"Udht e natës s'kan' kallabllak",
Me demek dita ka tjetër marifet,
Çohu natën e ti bân ibadet!
Çu e mâ shumë se yjet ti bân dritë,
arifit edhe n'terr i shohin sytë;
Hape zemrën dhe mos ngurro,
"N'shtigjet e natës mos dysho!".
Sa herë që rrugët i shoh bosh,
"Ai ásht me ty ngado që t'shkosh!",
E kur dhikri prej mrena buron,
Hiç pa shybe përmi Arsh ai shkon!
"Unë Jam qysh robi Mu m'menon",
o lum insani kujt sexhde i bon,
Po mbushu oj zemër me marifet,
Menoje Zotin qê t'bân rahmet!
Sa herë që t'vetmohesh ti fiqiro,
o nefsi jem kurrë mos u ngatërro;
Rri te dera e pa ndalë veç trokit:
"O Zoti jem, te Ti kam shum ymit!".
Natën shtegto e mos u vërtit,
kshtu marifeti ka me t'zdrit;
e kurr' ti mos u mshtet te ameli jot,
po qiti ujë ymitit n't'Madhin Zot!
M. Maliçi,
18.2.2021
Gjithmonë, nëse Allahu i Lartësuar do të përkujtohet në vështirësi, vështirësia do të lehtësohet, nëse do të përkujtohet në nevojë, nevoja do të plotësohet, dhe nëse do të përkujtohet në një hall, ai do të zgjidhet.
— Ibn el-Kajim el-Xhevzije
— Ibn el-Kajim el-Xhevzije
Edhe pse qielli është larg
Zoti i qiellit është afër
Edhe pse dyert e njerëzve janë të mbyllura
Dera e Zotit ështa hapur, kurrë nuk mbyllet.
— Hoxhë Bekir Halimi
Zoti i qiellit është afër
Edhe pse dyert e njerëzve janë të mbyllura
Dera e Zotit ështa hapur, kurrë nuk mbyllet.
— Hoxhë Bekir Halimi
Janë tri lutje të cilat janë të pranuara pa asnjë mëdyshje, njëra ndër to: lutja e udhëtarit.
Udhëtimi i gjatë përmban lodhje dhe mundime të ndryshme, si dhe mall për familjen, atdheun, të afërmit dhe miqtë. Kjo bën që njeriu të ndihet nevojtar dhe i përulur para Zotit të tij dhe për rrjedhojë lutjet që ai bën dalin nga thellësia e zemrës dhe janë të sinqerta. Përulja dhe sinqeriteti janë dy nga kriteret kyçe të pranimit të lutjeve.
Udhëtimi i gjatë përmban lodhje dhe mundime të ndryshme, si dhe mall për familjen, atdheun, të afërmit dhe miqtë. Kjo bën që njeriu të ndihet nevojtar dhe i përulur para Zotit të tij dhe për rrjedhojë lutjet që ai bën dalin nga thellësia e zemrës dhe janë të sinqerta. Përulja dhe sinqeriteti janë dy nga kriteret kyçe të pranimit të lutjeve.