Përkujtuesi Ditor
3.91K subscribers
1.65K photos
75 videos
1 file
2.94K links
Të aktivizojmë mendimin ditor për thelbin e jetës: Zotin
Download Telegram
Ka thënë Pejgamberi ﷺ:

Shtojini salavatet për mua gjatë ditës së Xhuma dhe gjatë natës së Xhuma. Kush dërgon për mua një salavat, Allahu i dërgon atij dhjetë salavate.

— Shejh el Alban; (Sahih el Xham'i 1209)
Dërgoni salavate në këtë ditë xhumaje për më të mirin e njerëzimit salAllahu alejhi ue selem. Allahu na bashkoftë me të Dërguarin e Tij alejhi selam në Xhennetet e Tij.

Allahumme sali ue selim a’la nebijjina Muhammed. ❤️
"Disa dijetarë thanë: "Bëhu sikur fëmija, i cili kur dëshiron diçka nga prindërit dhe nuk ia japin, ulet e qanë. Pra, edhe ti kur t'i kërkosh Zotit tënd diçka dhe Ai nuk ta jep atë, ulu dhe qaj për të."

(Shu'ab El-Iman)
"Sa e sa shpërblimi vjen me nxitim drejt teje dhe të ndalet tek dera, mirëpo, e kthen mbrapshtë derëtari i fjalëve: "(Në të ardhmen) do të... ndoshta... shpresoj që..."

— Ibn Kajjimi; (Feuaidu El-Feuaid, 343)
Muaviu r.a. ka thënë:

“Unë nuk e vë shpatën atje kur mund ta vë shkopin, sikur që nuk e vë shkopin atje ku mund ta vë gjuhën. Sikur ndërmjet meje dhe njerëzve të mos kishte tjetër gjë që na mban bashkë vetëm se një fije floku, do ta mbaja: nëse ata e tërheqin, unë do ta lëshoja, e nëse ata e lëshojnë, unë do ta tërheqja.” ❤️
“Mos ndrysho për ta kënaqur dikë. Ndrysho ngase e di se kjo të bën më të mirë para Allahut.”

— Dr. Bilal Philips
“Në besimet e Islamit ka ushqim për mendjen. Në adhurimet e tij ka pastrim për shpirtin. Në dispozitat e tij ka përkujdesje për interesat e njerëzve. Në edukatën e tij ka mirësi për shoqërinë.”

(“Athar Muhamed El-Beshir El-Ibrahimij”, 1/107-108)
Duaja është arma jote më e fortë kundër kësaj dunjaje dhe problemeve të saj. A do të na kishte inspiruar Allahu t’i bëjmë dua’a po të mos na kishte premtuar përgjigje? Allahu është Pranuesi i lutjeve tona.
Ti ndoshta po i kërkon Allahut një trëndafil, por ndoshta Ai ka përgatitur një kopsht të tërë me lule për ty. Tewekkuli (besimi) i plotë në Allahun është çelësi.
I Dërguari i Allahut ﷺ thotë:

“Lum ai që në regjistrin e veprave (në ditën e Kiametit) gjen istigfar (kërkim falje prej Allahut) të shumtë.”

(Sahih El-Xhami’)

Estaghfirullah, estaghfirullah, estaghfirullah!
Nuk ka rëndësi sa ngadalë shkon te Allahu. Është e rëndësishme të mos ndalesh.