Përkujtuesi Ditor
3.91K subscribers
1.65K photos
75 videos
1 file
2.94K links
Të aktivizojmë mendimin ditor për thelbin e jetës: Zotin
Download Telegram
Ka thënë Pejgamberi ﷺ:

Shtojini salavatet për mua gjatë ditës së Xhuma dhe gjatë natës së Xhuma. Kush dërgon për mua një salavat, Allahu i dërgon atij dhjetë salavate.

— Shejh el Alban; (Sahih el Xham'i 1209)
Dërgoni salavate në këtë ditë xhumaje për më të mirin e njerëzimit salAllahu alejhi ue selem. Allahu na bashkoftë me të Dërguarin e Tij alejhi selam në Xhennetet e Tij.

Allahumme sali ue selim a’la nebijjina Muhammed. ❤️
⚠️ MOS HARRO!

Me ndërrimin e orës, kohët e namazit ndryshohen për 60 minuta prapa.

🕒 Prishtinë, kohët e namazit për nesër, e diel – 30 tetor 2022

🌙 Sabahu: 4:56
☀️ Lindja e Diellit: 6:01
☀️ Dreka: 11:24
☀️ Ikindia: 14:16
🌔 Akshami: 16:39
🌑 Jacia: 18:11
Ibn Kudame el Makdisi rahimehullah ka thënë:

"Është bërë e rrallë në kohën tonë të gjejmë një shok me këto karakteristika (sinqeritet dhe këshillë), sepse shumë pak prej shokëve braktisin vetëkënaqësinë që t'ju informojnë për gabimet e juaja; selefeve u pëlqente t'ua tregoni (gabimet) atyre, ndërsa tani në shumicën prej nesh, njerëzit që urrejmë më së shumti janë ata që na flasin për gabimet tona, dhe kjo dëshmon dobësinë e imanit."

— Mukhtasar Minhâxh el-kâsidîn 147
Halloween është një festë me origjinë pagane. Në Skocinë e vjetër dikur mendohej se ishte pikërisht nata e 31 Tetorit, kur nuk kishte kufi mes botës së të gjallëve dhe të vdekurve.
.
Kremtimi dhe përkujtimi i festave me origjinë pagane si dhe të gjitha festat që nuk lejohen fetarisht, janë të ndaluara të festohen, për arsye se Profeti (alejhissalatu uesselam) na ka ndaluar t’u përngjajmë jomuslimanëve në të tilla gjëra.
.
Nuk lejohet po ashtu që fëmijët muslimanë të marrin pjesë në festime të tilla, kudo qofshin ato, në shkolla, kopshte, qendra kulturore apo në vende të veçanta ku rinia mblidhet enkas për të kujtuar të tilla festa. Për arsye se të tilla kremtime bën që fëmijët dhe të rinjtë të largohen nga natyrshmëria e pastër islame dhe të ndikohen nga rite, festime apo dhe besime të ndryshme të cilat mund të shpien deri në mosbesim.
.
Në të njëjtën kohë duhet që muslimanët të kenë parasysh që edhe urimi i festave të tilla është i ndaluar.
.
Allahu na ruajttë nga gjërat e kota!
“Trego mëshirë, urdhëro vepra të mira dhe shmangu nga të paditurit!” (El-A’raf, 199)

“Ky ajet përmbledh çdo moral të mirë me njerëzit dhe (tregon) se si duhet të jetë sjellja me ta.”

(“Tefsir Es-Si’dij”, 313)
Ibn Xheuzij (Allahu e mëshiroftë) thotë: "Nëse dëshiron ta dish vlerën (pozitën) tënde tek Allahu, atëherë shiko se me çfarë je i angazhuar!"

(Ez-Zehru El-Fatih, 24)
Duaja e ditës:

“O Allahu im, më merr atëherë kur të më kesh falur gjynahet, dhe të jesh i kënaqur me mua!”

Amiin!