“Çfarë keni që nuk besoni në Allahun, ndërkohë që i Dërguari i Tij ju fton që të besoni në Zotin tuaj!”
Hadid – 8
Hadid – 8
Ibën Mesudi radijAllahu anhu ka thënë: “Një burri nga banorët e Xhenetit do i sillet një gotë, gjatë kohës që është me gruan e tij, dhe ai pi prej saj. Pastaj kthehet nga gruaja e tij dhe thotë: “Bukuria jote është shtuar (akoma më shumë) në sytë e mi shtatëdhjetë fish”. Ether autentik (sahih).
Ibën Ebi Shejbeh në “Musanefin” e tij (35126)
— Përktheu: Unejs Sheme
Ibën Ebi Shejbeh në “Musanefin” e tij (35126)
— Përktheu: Unejs Sheme
Kur ju godasin varfëria, sëmundjet, vështirësitë e vuajtjet, ju vetëm Zotit i përgjëroheni e i luteni t’ju ndihmojë. Kështu veproni, sepse ju e dini mirë se vetëm Ai mund t’jua largojë vuajtjet dhe hallet. O njerëz, a nuk po mendoni?! Allahu që është i vetmi që ju dhuron mirësitë, që ju i kërkoni, dhe ju largon fatkeqësitë, që ju i urreni, Ai duhet të jetë i vetmi që ju duhet ta adhuroni, duke e dashur me gjithë shpirt e duke e madhëruar me druajtje, nënshtrim e frikërespekt. Vetëm Allahu e meriton adhurimin tuaj. Por shumë njerëz shkatërrojnë vetveten duke mos treguar mirënjohje për mirësitë e Zotit. Kur Zoti i shpëton ata nga vështirësitë dhe u dhuron lumturi e pasuri, ata i shoqërojnë Atij shok, duke i adhuruar dhe duke u shprehur mirënjohjen krijesave të Tij, të cilat janë të varfëra e nevojtare për veten e vet.
Tefsir i Sa'dit
Tefsir i Sa'dit