“Nëpërmjet kërkimit të faljes prej Allahut (istigfarit) largohen brengat e pikëllimet dhe lehtësohen çështjet. Madje mirësitë e bekimet e istigfarit në këtë botë dhe në botën tjetër - për ata që kërkojnë falje – nuk mund të numërohen.”
— Shejh AbduRrezzak El-Bedr, (“Sherhu Shemail En-Nebijj” 287)

Vepra të preferuara në Ditët e Teshrikut (3 ditët pas Kurban Bajramit
▪️Së pari: Kërkimi i faljes dhe lutja (duaja)
Dita e Qëndrimit (يوم القر) dhe dy ditët pas saj janë kohë kur pranohen lutjet. Ka transmetuar Ebu Musa el-Esh’ari – Allahu qoftë i kënaqur me të – se ai thoshte në hutben e Ditës së Kurbanit:
"Pas Ditës së Kurbanit janë edhe tre ditë që i përmend Allahu si ditë të numëruara – dhe në to nuk refuzohet duaja. Andaj, ngritni dëshirat tuaja tek Allahu i Madhëruar.”
📚 Lata'if el-Ma'arif – Ibn Rexheb, fq. 503
▪️Së dyti: Shqiptimi i tekbireve
Nga format e përmendura të tekbirit janë:
Allahu Ekber, Allahu Ekber, la ilahe il-la Allah
Allahu Ekber, Allahu Ekber, ve lillahil-hamd
Tekbiri thuhet pas namazeve farz dhe në çdo rast në këto ditë të begata.
▪️Së treti: Përsëritja e shumtë e duasë:
“Rabbena atina fid-dunja haseneten, ve fil-ahireti haseneten, ve kina adhaben-nar”
(O Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë dhe të mira në botën tjetër, dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit)
Imam Ikrime – Allahu e mëshiroftë – ka thënë: “Pëlqehej që në Ditët e Teshrikut të thuhej: ‘Rabbena atina fid-dunja hasene…’”
📚 Lata'if el-Ma'arif – fq. 388
Kjo është nga duatë më gjithëpërfshirëse për të mirat e dynjasë dhe ahiretit. Prandaj Pejgamberi ﷺ e thoshte shpesh dhe e përfshinte në çdo lutje.
▪️Së katërti: Të ngrënët dhe të pirët në këto ditë dhe ndalesa e agjërimit
Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ditët e Minës janë ditë ngrënieje, pirjeje dhe përmendjeje të Allahut.”
📚 Muslimi
Në këto ditë ndalohet agjërimi, sepse janë për festim, falënderim dhe përmendje të Allahut – jo për përkushtim me agjërim.
Të jetosh këto ditë me përkujtim, falënderim dhe lutje, është prej adhurimeve më të dashura në ditët më të mira pas Bajramit!
08/06/2025
12 dhul-hixhe 1446

O Zot na dhuro bashkeshorte te cilat te binden Ty, sepse nuk ka gje me te cmuar ne syte e muslimanit, se te shohe te dashurin e tij qe i bindet Zotit.
— Hasan el Basri
— Hasan el Basri