Sa njerëz nuk janë aq të pashëm, por nga veprat e mira u shtohet bukuria dhe shkëlqimi, të cilat shfaqen në pamjen e tyre!
— Shejh Ibën Tejmije
— Shejh Ibën Tejmije
Disa nga Selefi kanë thënë :
"Nuk ka ndodhur që të ketë ndonjë të pandëgjueshëm ndaj prindërve të tij, vetëmse e kemi gjetur të ishte arrogant, i palumtur.
Pastaj e lexoi fjalën e Allahut të Lartësuar:
“Më ka bërë të mirësjellshëm ndaj nënës sime, e nuk më ka bërë kryelartë dhe as të pa lumtur (shekija)” [Merjem: 32]
— Tefsir ibn Kethir: 5/669

Besimtari në këtë botë është si një i huaj. Ai nuk rehatohet shumë në një vend ku nuk i përket.
— Ibn Rexheb
— Ibn Rexheb
Zemra sëmuret ashtu si trupi, dhe shërimi i saj është në pendim dhe kërkim mbrojtjeje nga Zjarri.
— Imam Neveviu
— Imam Neveviu
Çdo fjalë që nxjerr biri i Ademit, gjen pranë një regjistrues në gatishmëri. Pra, për çdo fjalë, është dikush që e pret për ta shkruar.
Shkruajtësit nuk lënë asnjë fjalë apo vepër pa e shkruar.
Imam Ahmedi transmeton nga Bilal Ibn Harith el Muzeni (Allahu qoftë i kënaqur me të!), se Profeti i Allahut ka thënë:. “Vërtet, ndodh që dikush thotë një fjalë, e cila sjell kënaqësinë e Allahut të Lartësuar dhe që robi nuk mendon se do të arrijë ndonjë gradë shpërblimi, por, pikë-risht për të, Allahu i Lartësuar dhe Krenar e shkruan kënaqësinë e Tij për këtë rob, deri në ditën e takimit me Të. Po ashtu, me të vërtetë, ndodh që dikush thotë një fjalë, e cila sjell zemërimin e Allahut të Lartësuar dhe që robi as nuk e mendon se do të ndë-shkohet, por, pikërisht për të, Allahu i Lartësuar dhe Krenar ka për ta shkruar zemërimin kundër tij, deri në ditën e takimit me Të.
Alkame gjithmonë thoshte: “Eh, sa e sa fjalë më ka ndaluar që t’i them ky hadithi i Bilal Ibn Harithit.” Tirmidhiu e ka vlerësuar si hadith të saktë.