Përkujtuesi Ditor
3.9K subscribers
1.66K photos
75 videos
1 file
2.99K links
Të aktivizojmë mendimin ditor për thelbin e jetës: Zotin
Download Telegram
Sa të shumta janë ngjarjet të cilat më kanë ndodhur në jetë në kundërshtim me atë që doja, e gjërat që i kam humbur, e pastaj mërzia më ka djegur për humbjen e tyre, derisa me kalimin e kohës më është zbuluar prej urtësisë, butësisë dhe kthimit të mirë nga ana e Allahut që oratoria s’arrin ta shpjegojë e as fjalët s’mund ta përshkruajnë, andaj e kam mësuar veten me pritjen e butësisë në vërshimin e vështirësive, dhe shpresën për dhuratat e bukura në errësirat e goditjeve të kaderit.

— Hamad Ibnu Zekij
🚨 Vëmendje!

Sonte është nata e 29-të e Ramazanit.

Është prej netëve (tek) ku ka mundësi të jetë nata e Kadrit. Mos harroni!

Nga Ubade ibnu Samit transmetohet të ketë thënë: "Doli i Dërguari ﷺ për të na treguar natën e Kadrit, ndërsa dy burra nga muslimanët u grindën me njëri-tjetrin dhe pastaj tha ﷺ: "Dola për t'ua treguar natën e Kadrit, ndërsa fulani dhe fulani u grindën, e u ngritë (u harrua). Ndoshta është hajr për juve, prandaj kërkojeni në nëntëshin, shtatëshin dhe pesëshin". [Shënon Buhariu dhe Muslimi]

Për fjalën "nëntëshin" Ibn Haxheri thotë se është fjala për natën e 29-të të Ramazanit.

Mos u dorëzoni në fund!
Ai që u tregua i plogësht dhe i dobët në fillimin e Ramazanit dhe përmirësohet në fundin e tij, është më i mirë se ai që ishte i mirë në fillimin e tij dhe tregohet i dobët në fundin e tij.

Në hadith qëndron: "Vërtet veprat vlerësohen sipas përfundimit."

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi

https://t.me/ShejhTarifi
Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu
Këto dy net të fundit të bekuara i ngjajnë Betejës së Uhudit, nëse krahasimi është i saktë.
Në to qëndrojnë të vendosurit, ndërsa të paduruarit nxitohen; ata zbresin për të mbledhur plaçkën, dhe kështu u ikën nderi i përfundimit të mirë.
Qëndroni të palëkundur, Allahu ju mëshiroftë!
Janë vetëm disa orë të pakta, dhe njeriu nuk e di se në cilën orë do të pranohet dhe do të çlirohet…
Dërgoni salavate për të Dashurin (Profetin ﷺ).

— Ms. Albana Lushtaku Broja
Përkujtim: Koha për dhikrin para fjetjes!

Kliko këtu
Dita 29 🤲🏻🤍
Përkujtim: Koha për dhikrin e mëngjesit!

Kliko këtu
Hareja e vërtetë është në Xhennet, ku besimtarët do të gëzohen për premtimin e përjetshëm që Allahu ua ka dhuruar, për lumturinë e pafundme që do të përjetojnë dhe për afërsinë me Allahun, të cilën nuk do ta ndjejnë askund tjetër. Atje, ata do të ndihen në paqe të plotë, të mbushur me gëzim dhe bekime që nuk do të mbarojnë kurrë.
ءَامِنُوا۟ بِٱللَّهِ وَرَسُولِهِۦ وَأَنفِقُوا۟ مِمَّا جَعَلَكُم مُّسْتَخْلَفِينَ فِيهِ ۖ فَٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ مِنكُمْ وَأَنفَقُوا۟ لَهُمْ أَجْرٌ كَبِيرٌ

🤍”Besojini Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe jepni nga ajo që Ai jua ka lënë ta trashëgoni …” – Allahu i Madhëruar i urdhëron robërit e Tij që të besojnë Atë, Profetin e Tij, Shpalljen e Tij, si dhe të shpenzojnë në rrugën e Tij prej pasurisë që po Allahu e vendosi në duart e tyre dhe i bëri kujdestarë të saj, për të parë se si do të veprojnë. Më pas, duke përmendur shpërblimin e madh që i pret, Ai i nxit më shumë, nëse e bëjnë një gjë të tillë:

🤍“Për ata që besojnë dhe shpenzojnë për hir të Zotit, ka shpërblim të madh. ” – Ata që bëjnë këto vepra të mrekullueshme do të kenë shpërblim të madh. Përveç besimit të pastër në Allahun, Profetin dhe në Shpalljen e Tij, ata shpenzojnë pasuri në rrugën e Allahut. Këto vepra do t’u mundësojnë atyre shpërblimin më të madh dhe më të mrekullueshëm. Ata fitojnë kënaqësinë e Zotit dhe nderimin në vendin e mirësisë së përjetshme, në Xhenet. Këto janë mirësitë që Zoti ka përgatitur për besimtarët dhe ata që luftojnë në rrugën e Tij.

(El-Hadid: 7)
— Tefsiri i Shejh Sa’adij
Çdo ditë e Ramazanit është një hap më afër Xhenetit—ec me sinqeritet dhe durim.

— Hasan el Basriu
Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu
Përkujtim: Koha për dhikrin para fjetjes!

Kliko këtu
Përkujtim: Koha për dhikrin e mëngjesit!

Kliko këtu
Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu
Përkujtim: Koha për dhikrin para fjetjes!

Kliko këtu
Përkujtim: Koha për dhikrin e mëngjesit!

Kliko këtu
“Jam përpjekur me mundim dhe me lodhje për ta kuptuar e mësuar Kuranin për njëzet vjet, pastaj i kam shijuar frytet e tij për njëzet vjet (të tjera)."

— Thebit el-Bunani