Përkujtuesi Ditor
3.93K subscribers
1.6K photos
66 videos
1 file
2.83K links
Të aktivizojmë mendimin ditor për thelbin e jetës: Zotin
Download Telegram
Përkujtim: Koha për dhikrin e mëngjesit!

Kliko këtu
“O ju që besuat! Agjërimi ju është bërë obligim, ashtu siç ishte obligim për ata që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.”

(Bekare: 183)
Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu
Përkujtim: Koha për dhikrin para fjetjes!

Kliko këtu
Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të) tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin صلى الله عليه وسلم duke thënë:
“Atij që agjëron një ditë në rrugën
e Allahut, Allahu do t’ia largojë fytyrën nga Zjarri për shtatëdhjetë vjet.”

Sahihu i Buhariut, hadithi nr. 2840
Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu
Përkujtim: Koha për dhikrin para fjetjes!

Kliko këtu
“O njerëz, ju ka ardhur këshillë (Kurani) nga Zoti juaj, shërim për zemrat tuaja, udhëzim dhe mëshirë për besimtarët.
Thuaj: “Me dhuntinë e Allahut dhe mëshirën e Tij - vetëm me këto le të gëzohen! Kjo është më e mirë se ajo që grumbullojnë.”

Junus : 57-58
Përkujtim: Koha për dhikrin e mëngjesit!

Kliko këtu
Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Për agjëruesin ka dy gëzime:
1. Gëzimi kur çel agjërimin.
2. Gëzimi kur të takojë Zotin e tij.
Përsa i përket gëzimit kur çel agjërimin ai gëzohet me mirësinë që Allahu i mundësoi përmbushjen e këtij adhurimi, të agjërimit që është prej veprave më të mira. E sa prej njerëzve janë privuar dhe nuk kanë agjëruar. Pra, gëzohet me atë që Allahu i ka lejuar prej ngrënies dhe pirjes, si dhe marrëdhënieve intime bashkëshortore të cilat gjatë agjërimit i kishte të ndaluara.
Ndërsa gëzimi kur të takojë Zotin e tij ai gëzohet me agjërimin dhe gjen shpërblimin e këtij adhurimi tek Allahu i Lartësuar të sigurt dhe të plotë. Në një kohë kur ka më shumë nevojë dhe të thuhet: Ku janë agjëruesit? Le të hyjnë në Xhenet nga dera Er-Rejan, derë nga e cila nuk do hyjë tjetër kush përveç tyre (agjëruesve).
Mexhalis shehr Ramadan.
Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu
”E, përgëzoi ata që besuan dhe bënë vepra të mira se ata do të jenë në Xhenete në të cilët rrjedhin lumenj. Sa herë që u jepet ndonjë ushqim nga frutat e tij, ata thonë: “Ky është që me te u ushqyem edhe më parë”. Ngase, u sillet ushqim i ngjashëm (vetëm në formë, e jo edhe në shije). Aty do të kenë ata bashkëshorte të pastra dhe aty do të jenë përgjithmonë.”

Bekare: 25
Përkujtim: Koha për dhikrin para fjetjes!

Kliko këtu
Përkujtim: Koha për dhikrin e mëngjesit!

Kliko këtu
Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë:

“Ai që i ka këto tri gjëra, e ka shijuar ëmbëlsinë e imanit:
1. Që Allahu dhe i Dërguari i Tij të jenë më të dashur tek ai se çdo gjë tjetër,
2. Që të dojë një person vetëm për hir të Allahut,
3. Që të urrejë kthimin në mosbesim, pasi Allahu e ka shpëtuar nga kjo, ashtu siç urren të hidhet në Zjarr.”

Transmeton Muslimi
Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu
Besimtari duhet të jetë i gëzuar dhe i hareshëm, sepse Islamia inkurajon një jetë pozitive dhe të lumtur, ndërsa gëzimi dhe hareja janë shenjë e besimit të fortë dhe të qenurit i kënaqur me atë që Allahu ka caktuar. Kjo nuk nënkupton që një besimtar duhet të jetë gjithmonë i qeshur ose të shmangë shqetësimet, por gëzimi dhe hareja janë shenja të shëndetit dhe harmonisë shpirtërore.