Një ditë që e nis me Kur’anin, nuk është sikur ditët e tjera!
Kur’ani është shërim, bereqet dhe mëshirë e cila e ndihmon zemrën për ta vazhduar jetën, andaj asnjëherë mos e lini atë, duke e lexuar, medituar e duke e dëgjuar!
Hape Mus'hafin tënd!
Kur’ani është shërim, bereqet dhe mëshirë e cila e ndihmon zemrën për ta vazhduar jetën, andaj asnjëherë mos e lini atë, duke e lexuar, medituar e duke e dëgjuar!
Hape Mus'hafin tënd!
❤48🥰2🤩2👍1
Ky është një urdhër për të gjithë ata që janë duke dëgjuar Librin e Allahut të Lartësuar. Çdokush që dëgjon të këndohet Kur’ani është i urdhëruar të bëjë dy gjëra: të ndërpresë bisedën ose çdo gjë tjetër që pengon dëgjimin, dhe të jetë i vëmendshëm, duke medituar rreth asaj që është duke dëgjuar. Ata që e respektojnë gjithmonë këtë normë kanë për të fituar mirësi të shumta. Ajo siguron përtëritje, shtim dhe qëndrueshmëri të besimit, si edhe dituri e qartësi në fe. Si shpërblim tjetër për këtë vepër, Allahu ka premtuar mëshirë.
Nga ana tjetër, kjo tregon se ata që nuk heshtin kur lexohet Libri i Allahut ose nuk dëgjojnë me vëmendje dhe duke medituar, privohen shumë nga mëshira dhe shpërblimet e premtuara. Sigurisht, urdhri për të heshtur dhe për të dëgjuar Kur’anin me vëmendje gjatë namazeve me zë, kur këndon imami, është akoma dhe më i fortë. Madje, disa dijetarë thonë se më mirë është të heshtësh e dëgjosh Kur’anin me vëmendje, sesa të këndosh Fatihanë.
— Tefsiri i Sadit

❤14👍7
Allahu jep para se t’kërkosh, dhe t’jep gjersa kërkon, dhe t’jep edhe pa kërkuar ti fare ❤️
❤56👍4
“Me të vërtetë, një njeri del nga shtëpia e tij dhe mëkatet që ka mbi vete janë sa malet e Tihames, por më pas ai dëgjon dije [islame], druhet, largohet [nga mëkatet] dhe pendohet aq sa, kur kthehet në shtëpinë e tij, nuk mbetet më asnjë mëkat mbi të. Prandaj, mos e lini pas dore qëndrimin në mexhliset e dijetarëve.”
— Umer ibn al-Khattab (Allahu qoftë i kënaqur me të!)
— Umer ibn al-Khattab (Allahu qoftë i kënaqur me të!)
❤45
Ebu Bekr Siddik (Allahu qoftë i kënaqur me të) tregon se i ka thënë të Dërguarit të Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të): “Më mëso një dua që t’i lutem Allahut me të në namaz.”
Pejgamberi (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) i tha: “Thuaj: 'Allahumme inni dhalemtu nefsi kethiran ve la jagfirudh-dhunube il-la Ente. Fagfir li magfireten min indike, verhamni. Inneke Entel-Gafurur-Rahim.'
'O Allah! I kam bërë shumë keq vetes sime duke bërë gjynahe, dhe askush veç Teje nuk i fal gjynahet. Kështu pra, të lutem Ty të më falësh me Faljen Tënde dhe të më mëshirosh, pasi vërtet Ti je gjithnjë Falësi i Madh, Mëshirëploti.' (Buhariu 834)

❤42
Unë ndihem në paqe pavarësisht gjendjes në të cilën zgjohem, qoftë ajo (gjendje) që e mirëpres apo qoftë ajo të cilën do doja ta shmangja. Sepse mirësia nuk gjendet në atë se çka dua apo urrej. Gjendet në atë që ka caktuar Allahu!
— Umer ibn Hattab, Allahu qoftë i kënaqur me të!
— Umer ibn Hattab, Allahu qoftë i kënaqur me të!
❤50