Fjalë që rrënqethin trupin…
Gjëja që më së shumti i druhem, është kur të merrem në llogari e do të më thuhet:
“Ti kishe njohuri. Sa veprove nga ajo që dije?”
— Ebu Derda, Allahu qoftë i kënaqur me të!
O Allah, na jep dituri të hajrit dhe na e mundëso veprimin me këtë dituri. Na fal për neglizhencën tonë, ya Rabbel alemin! 😔

❤35😢17
Dërgoni salavate në këtë ditë xhumaje për më të mirin e njerëzimit salAllahu alejhi ue selem. Allahu na bashkoftë me të Dërguarin e Tij alejhi selam në Xhennetet e Tij.
Allahumme sali ue selim a’la nebijjina Muhammed. ❤️
Allahumme sali ue selim a’la nebijjina Muhammed. ❤️
❤26👍2🤩1
“Por, mbi çdo të dijtur, ka të tjerë edhe më të ditur. ” – Mbi çdo të ditur ka një tjetër, që është më i ditur se ai, derisa të mbërrijnë tek Allahu, që është i Gjithëdituri rreth të fshehtave dhe të dukshmes. Asnjë nuk është më i ditur se Allahu i Lartësuar dhe as që mund t’i afrohet diturisë së Tij. Madje, krijesat dinë veçse atë që Allahu u ka mësuar dhe u ka mundësuar të dinë.
— Tefsiri i Sadit
— Tefsiri i Sadit
❤27
Një ditë që e nis me Kur’anin, nuk është sikur ditët e tjera!
Kur’ani është shërim, bereqet dhe mëshirë e cila e ndihmon zemrën për ta vazhduar jetën, andaj asnjëherë mos e lini atë, duke e lexuar, medituar e duke e dëgjuar!
Hape Mus'hafin tënd!
Kur’ani është shërim, bereqet dhe mëshirë e cila e ndihmon zemrën për ta vazhduar jetën, andaj asnjëherë mos e lini atë, duke e lexuar, medituar e duke e dëgjuar!
Hape Mus'hafin tënd!
❤48🥰2🤩2👍1
Ky është një urdhër për të gjithë ata që janë duke dëgjuar Librin e Allahut të Lartësuar. Çdokush që dëgjon të këndohet Kur’ani është i urdhëruar të bëjë dy gjëra: të ndërpresë bisedën ose çdo gjë tjetër që pengon dëgjimin, dhe të jetë i vëmendshëm, duke medituar rreth asaj që është duke dëgjuar. Ata që e respektojnë gjithmonë këtë normë kanë për të fituar mirësi të shumta. Ajo siguron përtëritje, shtim dhe qëndrueshmëri të besimit, si edhe dituri e qartësi në fe. Si shpërblim tjetër për këtë vepër, Allahu ka premtuar mëshirë.
Nga ana tjetër, kjo tregon se ata që nuk heshtin kur lexohet Libri i Allahut ose nuk dëgjojnë me vëmendje dhe duke medituar, privohen shumë nga mëshira dhe shpërblimet e premtuara. Sigurisht, urdhri për të heshtur dhe për të dëgjuar Kur’anin me vëmendje gjatë namazeve me zë, kur këndon imami, është akoma dhe më i fortë. Madje, disa dijetarë thonë se më mirë është të heshtësh e dëgjosh Kur’anin me vëmendje, sesa të këndosh Fatihanë.

❤14👍7
Allahu jep para se t’kërkosh, dhe t’jep gjersa kërkon, dhe t’jep edhe pa kërkuar ti fare ❤️
❤56👍4