Sikur të hartohej një kodeks për qetësinë e shpirtit, neni i parë i tij do të ishte: të vlerësosh dhuntitë e pranishme dhe të shijosh ato në hollësi. Pasi shumica e brengave burojnë nga shqetësimi për atë që ende s’ka ndodhur, ose nga mosbalancimi mes kënaqësisë me atë që kemi dhe dëshirës për atë që mungon. Ndaj bëhu mik i mirë i çastit dhe ruaje rendin e vazhdimësisë me falënderim dhe lavdërim. Sa për të ardhmen, ajo i takon Zotit të së nesërmes që e mbron.
— Hoxhë Agim Bekiri
— Hoxhë Agim Bekiri
❤32👍4🥰3
”Edhe në qoftë se përpiqeni t’i numëroni të mirat e Allahut, nuk do të mund të arrini t’i numëroni ato. ” – Ju as që nuk mund t’i numëroni dhe përkufizoni të mirat e Allahut, e jo më t’i jepni hakun mirënjohjes ndaj Tij.
Ata tregohen mirënjohës për mirësitë e Allahut, e njohin mirë hakun e Tij dhe përkushtohen me gjithë shpirt për ta plotësuar atë. Në këto ajete përmenden shumë mirësi të Allahut të Lartësuar, prandaj Ai i fton robërit e Tij që të përkushtohen sinqerisht për të qenë falënderues dhe mirënjohës. Allahu i Madhëruar i nxit adhuruesit që të kujtojnë vazhdimisht mirësitë e Tij dhe i mëson që t’i luten Atij natën dhe ditën, për të përfituar nga begatia dhe bujaria e Tij. Ashtu sikurse mirësitë e Zotit përsëriten dhe vijnë pandërprerë në të gjitha kohët, ashtu le të përsëriten dhe të shtohen edhe lutjet e robërve dhe mirënjohja e tyre ndaj mirësive të Tij.
— Tefsiri i Sadit

❤25👍1
Ditët e bardha të muajit Rexheb
Prishtinë 🇽🇰
E Hënë • Syfyri: 05:19, Iftari: 16:33
E Martë • Syfyri: 05:19, Iftari: 16:34
E Mërkurë • Syfyri: 05:19 , Iftari: 16:35
Tiranë 🇦🇱
E Hënë • Syfyri: 05:22, Iftari: 16:40
E Martë • Syfyri: 05:22, Iftari: 16:41
E Mërkurë • Syfyri: 05:22 , Iftari: 16:42
Shkup 🇲🇰
E Hënë • Syfyri: 05:17, Iftari: 16:31
E Martë • Syfyri: 05:16, Iftari: 16:32
E Mërkurë • Syfyri: 05:16 , Iftari: 16:33

❤20🥰4👍2
“O ju që keni besuar! Jini të devotshëm ndaj Allahut dhe le të shikojë njeriu se çfarë ka përgatitur për nesër! Kini frikë Allahun! Nuk ka dyshim se Allahu di në detaje gjithçka që ju bëni!” – Allahu i Lartësuar i urdhëron adhuruesit e Tij besimtarë që të kryejnë çdo punë që u dikton imani i tyre, si edhe për devotshmëri ndaj Tij, haptazi dhe fshehtazi, në të gjitha gjendjet. Sipas këtij urdhri, ata duhet të përpiqen të realizojnë sa më mirë çdo porosi të Allahut. Ata duhet të jenë gjithmonë të kujdesshëm për të ruajtur të paprekura kufijtë e vendosura nga Ai.
Për këtë, ata duhet të kenë dituri të plotë për të drejtat e tyre, por edhe për përgjegjësitë që rëndojnë mbi ta. Gjithashtu, ata duhet të llogarisin vetveten vazhdimisht, duke e mbajtur atë nën mbikëqyrje të rreptë, për të vëzhguar se çfarë të mirash dhe të këqijash kanë bërë. Qëllimi kryesor i tyre duhet të jetë kënaqja e Allahut dhe arritja e lumturisë në jetën e përjetshme.

❤12
Përkujtuesi Ditor
“O ju që keni besuar! Jini të devotshëm ndaj Allahut dhe le të shikojë njeriu se çfarë ka përgatitur për nesër! Kini frikë Allahun! Nuk ka dyshim se Allahu di në detaje gjithçka që ju bëni!” – Allahu i Lartësuar i urdhëron adhuruesit e Tij besimtarë që të…
Nëse ata vendosin ahiretin në plan të parë, sigurisht që do të angazhohen maksimalisht për të bërë punë të mira dhe të mbara. Nëse e kujtojnë vazhdimisht qëndrimin para Allahut të Lartësuar, do t’u shtohet dëshira dhe vullneti për të kryer vepra të mira dhe për t’u larguar nga të këqijat.
Në këtë mënyrë, ata do të pastrojnë veprat e tyre dhe do të kapërcejnë çdo pengesë që i ndalon ose devijon nga qëllimi i lartë. Ky vullnet u shtohet akoma më shumë nëse kujtojnë dhe binden se Allahu i Lartësuar është i Ditur për gjithçka që ata punojnë. Allahut nuk i fshihet asgjë prej veprave të tyre, sado të imta dhe të fshehura qofshin ato. Ai kurrë nuk ka për t’i shpërfillur dhe nuk ka për t’i lënë pa i shpërblyer për punët e tyre.
Ky ajet është një bazë e fuqishme, që e ndihmon robin në vetëkontroll dhe vetëllogaritje. Adhuruesi duhet ta kontrollojë vazhdimisht veten, në çdo mendim, fjalë apo punë që kryen. Nëse shikon mangësi dhe gabime, përpiqet seriozisht për t’u larguar prej tyre dhe për t’u penduar me sinqeritet. Ai i mbështetet e i kërkon ndihmë Zotit të tij, që ta plotësojë atë urdhër. Besimtari vazhdimisht krahason mirësitë që Allahu i Lartësuar i ka dhuruar, me mangësitë e tij. Kjo i ngjall në zemër atij turpin ndaj Allahut të Madhëruar.

❤18
Lehtësoja, Zoti im çdo hallexhiu, çdo borxhliu, çdo të brengosuri.
Qetësoji zemrat e pikëlluara dhe të trazuara. Na e mundëso që të dalim faqebardhë.
— Hoxhë Ekrem Avdiu
Qetësoji zemrat e pikëlluara dhe të trazuara. Na e mundëso që të dalim faqebardhë.
— Hoxhë Ekrem Avdiu
❤38🥰1
Ka raste kur bashkëshorti mund të mos ketë para 💰.
Nga besnikëria dhe mirëkuptimi ndaj tij është:
- T’i lehtësosh lodhjen dhe stresin,
- Të marrësh parasysh gjendjen e tij,
Gruaja e mençur është ajo që e mbështet atë emocionalisht duke pakësuar kërkesat e tepërta.
— Islami Autentik

❤43👍5
“Sipas sasisë që shqetësohesh për Dunjanë [jetën e kësaj bote], shqetësimi për Ahiretin [botën tjetër] do të largohet nga zemra jote, dhe sipas sasisë që shqetësohesh për Ahiretin, shqetësimi për Dunjanë do të largohet nga zemra jote.”
— Malik ibn Dinar, Allahu e mëshiroftë!
— Malik ibn Dinar, Allahu e mëshiroftë!
❤38👍6
”Atë që Allahu ua dhuron njerëzve nga Mëshira e Tij, askush nuk mund ta pengojë e atë (mirësi) që Ai e ndal, askush përveç Tij nuk mund ta japë: …” – Çdo gjë që Ai e dëshiron mund ta realizojë dhe askush nuk mund ta pengojë Atë. Nga këto çështje janë edhe shtesat dhe ndryshimet që Ai bën në disa nga krijesat e Tij. Në vijim, Allahu i Lartësuar na tregon për faktin se Ai është i vetmi që përkujdeset dhe rregullon çështjet e krijesave, që jep dhe privon, ashtu siç e kërkon urtësia e Tij. Ai thotë:
”Ai është Ngadhënjimtari, i Gjithëdituri. ” –Kjo është një nxitje për ta lidhur zemrën veçse me Allahun e Madhëruar dhe që t’i shprehësh Atij varfërinë dhe nevojën e madhe, në të gjitha aspektet. Vetëm Atij t’i përgjërohesh dhe t’i lutesh dhe vetëm Atij t’i frikësohesh dhe tek Ai të shpresosh. Ai është Ngadhënjimtari i Plotfuqishëm, që ka nënshtruar çdo krijesë. Ai është i Urti, që çdo gjë e vendos në vendin e vet dhe i jep atë që meriton.

❤21