Vdekja nuk t’pret deri sa ti të jesh gati…
Mos e neglizho më atë adhurim që dëshiron ta kryesh, kryeje sa më shpejtë!

❤35👍4
“S’ka dyshim se Zoti yt është më i Ditur se cili është ai që e ka humbur rrugën e Tij dhe Ai është më i ditur për ata që gjetën udhën e drejtë. ” – Ky është një kërcënim i frikshëm për të humburit nga rruga e drejtë dhe një premtim shpresëdhënës dhe përgëzues për të udhëzuarit në rrugën e drejtë. Kjo tregon, gjithashtu, edhe urtësinë e madhe të Allahut të Lartësuar, i Cili e di më mirë se kushdo se cilët meritojnë udhëzimin dhe cilët humbjen.
— Tefsiri i Sadit
— Tefsiri i Sadit
❤23👍2
I thanë Abdullah ibn Mesudit (radijallahu anhu):
“Nuk po arrijmë të falim namazin e natës.”
Ai u përgjigj: “Mëkatet tuaja ju kanë penguar.”
…

❤33😢3
“Por t’i këshillo, sepse këshilla u bën dobi besimtarëve!” – Këshilla e kujtimi është dy llojesh:
1. Kujtim për diçka që njeriu nuk e di nga ana fetare. Nëpërmjet natyrës së pastër dhe logjikës së papërlyer, njeriu e dëshmon, e do dhe e preferon të mirën. Kështu i ka gatuar Zoti natyrën dhe logjikën e pastër të njeriut: që ta duan e zgjedhin të mirën dhe ta urrejnë e largojnë të keqen. Edhe feja është në përputhje me këtë rregull. Çdo urdhër dhe ndalesë e saj është si një kujtim për natyrën dhe logjikën e pastër, për të pranuar të mirën, të këndshmen, të dobishmen dhe për të larguar të keqen, të dëmshmen dhe të pistën. Një kujtim i mirë është ai që sqaron mirë dobitë dhe mirësitë që gjenden në urdhrat e Zotit, si dhe dëmet dhe të këqijat që gjenden në të ndaluarat e Zotit.

❤15
Përkujtuesi Ditor
“Por t’i këshillo, sepse këshilla u bën dobi besimtarëve!” – Këshilla e kujtimi është dy llojesh: 1. Kujtim për diçka që njeriu nuk e di nga ana fetare. Nëpërmjet natyrës së pastër dhe logjikës së papërlyer, njeriu e dëshmon, e do dhe e preferon të mirën.…
2. Kujtim për ato gjëra që njihen prej besimtarëve, por për shkak të pakujdesisë dhe shpërqendrimit, ato janë harruar. Allahu i Lartësuar na porosit që të kujtojmë vazhdimisht, me qëllim që porositë e Tij të mësohen dhe nguliten mirë në zemrën tonë, që të kemi gjithnjë forcë, gjallëri dhe vullnet për të punuar dhe për të arritur shpërblimin. Nëpërmjet kujtimit, besimtari fiton mirësi dhe sevape të shumta dhe lartësohet në dynja dhe në ahiret. Kur besimtari ka imanin, frikërespektin e dashurinë për Zotin, ai gjithmonë kthehet i penduar dhe me dëshirë për t’iu nënshtruar sërish Zotit dhe për ta kënaqur Atë.
Njeriut me këto cilësi gjithmonë i bën dobi kujtimi. Ndërsa në mungesë të këtyre cilësive, kujtimi nuk bën dobi ose dobia është e mangët, në varësi të gjendjes së cilësive. Në një ajet tjetër, i Lartësuari thotë: “Këshillo aty ku këshilla bën dobi! Do ta pranojë këshillën ai që ka devotshmëri. E do ta refuzojë atë ai që është shumë i keq, I cili do të hyjë në Zjarrin e madh. Aty ku as nuk do të vdesë, as nuk do të jetojë. ” [A’la 9 – 13]. Jobesimtarët janë si puna e tokës shkëmbore, së cilës nuk i vlen aspak uji që i hidhet. Këta lloj njerëzish, çfarëdo argumenti t’u sjellësh, nuk kanë për të besuar, derisa ta shohin ndëshkimin me sytë e tyre.

❤18
Vërtet, ata që ju i adhuroni në vend të Allahut, janë vetëm idhuj. Ju po shpifni gënjeshtra. Në të vërtetë, ata që ju i adhuroni në vend të Allahut, nuk kanë pushtet t’ju furnizojnë, andaj, vetëm tek Allahu kërkoni risk dhe adhuroni e falënderoni vetëm Atë. Tek Ai do të ktheheni.
Ankebut - 17
Ankebut - 17
❤31
“Le të dalë nga ju një grup që fton në të mirën, që urdhëron për vepra të mira! …” – Allahu i Lartësuar u drejtohet besimtarëve të cilëve u bëri mirësi, duke i udhëzuar që të kapen fort pas “litarit” të Tij, dhe i nxit që një grup prej tyre të ftojnë njerëzit tek e mira. “E mira” është një nocion që përfshin të gjitha ato fjalë dhe vepra që të afrojnë tek Allahu dhe të largojnë e të ruajnë prej zemërimit të Tij.
“… që urdhëron për vepra të mira dhe që ndalon nga e keqja” – Ata duhet të urdhërojnë për të mirën, që ligji hyjnor dhe logjika e shëndoshë e pranon si të tillë, dhe të ndalojnë nga e keqja, e cila është konsideruar si e tillë përsëri nga ligji hyjnor dhe logjika e shëndoshë. Kjo, pra, është një nxitje nga Allahu i Lartësuar që një grup besimtarësh të marrin përsipër përgjegjësinë e thirrjes së njerëzve në rrugën e Tij dhe të sqarimit të kësaj feje madhështore. Te ky grup futen disa kategori të përzgjedhurish, si:
Dijetarët, që u mësojnë njerëzve fenë e Zotit.