Përkujtuesi Ditor
4.01K subscribers
1.71K photos
79 videos
1 file
3.08K links
Të aktivizojmë mendimin ditor për thelbin e jetës: Zotin
Download Telegram
Përkujtuesi Ditor
“Kërkoni ndihmë me durim dhe me namaz!” – Allahu i Lavdëruar na urdhëron që, për të kërkuar ndihmë për çështjet tona, duhet të jemi të duruar. Ndihmën duhet ta kërkojmë me të gjitha llojet e durimit. Ka shumë lloje durimi, por ato më kryesoret janë: 1. Durimi…
Kush përpiqet të jetë i duruar, Allahu i Lartësuar ka për t’ia lehtësuar këtë gjë dhe patjetër do ta bëjë të durueshëm. Të njëjtën gjë mund të themi edhe për namazin, i cili është treguesi i besimit në zemër dhe i cili e frenon dhe e ndalon njeriun nga çdo vepër e shëmtuar. Një namaz i tillë është rrugëzgjidhje dhe ndihmë për çdo çështje e problem.

“Vërtet, kjo është e vështirë, por jo për ata që kanë frikë …” – Domethënë, për këta të fundit është e thjeshtë kjo mënyrë e kërkimit të ndihmës. Është e thjeshtë, sepse të tillë e bën droja e tyre ndaj Allahut dhe shpresa për të arritur shpërblimin e madh të Tij. Frikërespekti për Allahun dhe shpresa e madhe për shpërbilimin e Tij, e nxisin robin që të kërkojë ndihmë nëpërmjet këtyre mënyrave të vështira (me durim e me namaz).

Madje, ai i bën ato duke qenë i kënaqur dhe me zemër të qetë, pasi kujton shpërblimin e Allahut dhe ka frikën e ndëshkimit. Ndërsa ata të cilët nuk i kanë këto ndjenja (frikën dhe shpresën), ata nuk ka se çfarë t’i shtyjë të ndërmarrin të tilla mënyra, për të kërkuar ndihmë dhe rrugëzgjidhje. Edhe sikur të përpiqeshin ndonjëherë të bënin ndonjë gjë të tillë, ajo do të ishte shumë e rëndë dhe e vështirë për shpirtrat e tyre, të cilat nuk janë pajisur me ndjenjën e frikërespektit (ħushû) ndaj Allahut.

Por çfarë është, në fakt, ndjenja e ħushû-it, lehtësuesja e vetme e situatave të vështira? Ħushû është ndjenja e përuljes së zemrës ndaj Allahut. Ajo është prehja dhe qetësia që ndien zemra kur kujton Allahun. Ajo është një lloj përunjësie përpara Krijuesit, e shoqëruar me një ndjenjë nevoje dhe varfërie për mëshirën e Tij.

Kjo përulje vjen si pasojë e besimit të patundur të adhuruesit, se do të takohet me Allahun e Lartësuar. Ky besim është burimi i këtyre ndjenjave. Prandaj i Madhëruari, duke shpjeguar cilësitë e atyre që e kanë këtë ndjenjë.

“Që janë të bindur se do ta takojnë Zotin e vet dhe se, pa dyshim, tek Ai do të kthehen. ” – Domethënë, të tillë janë ata që janë të sigurt se do ta takojnë Zotin e tyre dhe që Ai ka për t’i shpërblyer për veprat e tyre: janë ata të cilët janë të sigurt se, një ditë prej ditësh, do të kthehen sërish tek Ai që i solli për herë të parë në jetë. Është të kujtuarit e këtij takimi të rëndësishëm, ai që ua lehtëson atyre adhurimet që kryejnë për Allahun. Ky takim i ngushëllon ata gjatë fatkeqësive dhe sprovave. Ky takim ua lehtëson sfidat e mëdha.

Takimi me Allahun ua lehtëson atyre, gjithashtu, largimin nga veprat e ndaluara e të këqija. Pikërisht për ata janë përgatitur mirësitë e përjetshme, mes atyre vendbanimeve të larta. Ndërsa ata që nuk shpresojnë takimin me Allahun, e kanë tmerrësisht të vështirë të kërkojnë ndihmë dhe rrugëzgjidhje me namaz apo me ndonjë adhurim tjetër përkushtuar Allahut të Lartësuar. Më, pas Allahu i Lartësuar u rikujton edhe një herë bijve të Israilit mirësitë e Tij ndaj tyre, me qëllim që kjo t’i kujtojë dhe t’u shërbejë si qortim dhe nxitje (për të qenë mirënjohës dhe të bindur).


[ Tefsiri i Sadit ]
👍75
Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu
11
15
Përkujtim: Koha për dhikrin para fjetjes!

Kliko këtu
10
Përkujtim: Koha për dhikrin e mëngjesit!

Kliko këtu
12
Dhe kur vakti të ketë ngrënë kashtën, ti që pate ndërtuar shtylla, do të jesh themeli që i ka mbijetuar kohës. Po me çka? Me davetin, me të cilin dashurohet çdokush që tregtinë e ahiretit e ka fiksim. ❤️❤️

— Hoxhë Mirsim Maliçi
24🥰3👍2
“Në krijimin e qiejve dhe të tokës dhe në ndryshimin e natës e të ditës …” – Ky ajet është nxitje për adhuruesit, që ata të mendojnë thellë rreth këtyre shenjave madhështore, siç është krijimi i qiejve dhe i tokës dhe shenja të tjera. Në këtë ajet, fjala ‘âjât’ – argumente është në trajtën e pashquar, domethënë, nuk është përcaktuar se për çfarë drejtimi shërbejnë këto argumente.

Kjo është bërë, së pari, për të treguar se argumentet e përfituara nga vrojtimi dhe meditimi mbi krijimin e qiejve dhe tokës janë të shumta dhe, së dyti, për të treguar se ato argumente janë gjithëpërfshirëse e jo vetëm për një lëmë të caktuar dijesh. Është e vërtetë se shenjat që shfaqen në qiej dhe në tokë mrekullojnë çdo vështrues. Ato janë shumë bindëse për ata që mendojnë thellë rreth tyre dhe janë tërheqëse e lumturuese për zemrën e çdo njeriu të sinqertë.

Ato udhëzojnë mendjet e ndritura rreth qëllimeve dhe të vërtetave hyjnore. Krijesat mund të shohin në këto shenja aq sa u ka mundësuar i Urti, ndërsa për sa u përket imtë
19
Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu
10
Përkujtim: Koha për dhikrin para fjetjes!

Kliko këtu
9👍1
Përkujtim: Koha për dhikrin e mëngjesit!

Kliko këtu
11
SHKAQET QË NDIHMOJNË NË ULJEN E SHIKIMIT

1. Rikujtimi vetes se edhe ti ke nënë, motër, grua dhe gra të tjera nga familja.

2. Frika nga përfundimi i keq.

3. Falja e namazit.

4. Agjërimi.

5. Vazhdimësia në të vepruarit e veprave vullnetare.

6. Rikujtimi vetes se Allahu të sheh dhe të mbikëqyr.

7. Duaja.

8. Largimi nga vendet e fitnes (sprovës).

Dr. Muhamed el-Hebdan

— Nga arabishtja: Irfan JAHIU
39
15👍1
Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu
15
Përkujtim: Koha për dhikrin para fjetjes!

Kliko këtu
11
Përkujtim: Koha për dhikrin e mëngjesit!

Kliko këtu
18
“Vazhdo me këshillë, sepse këshilla besimtarëve u bën dobi."
 
Dharijat - 55
35👍1
🥰85
10🥰2
Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu
12
”Allahu ua shton udhëzimin atyre që e kërkojnë udhëzimin e Tij. ” – Pasi tregoi se keqbërësit ndëshkohen duke i zhytur edhe më thellë në humbjen e tyre, Allahu i Madhëruar na tregon se, nga ata tjetër, ua shton të udhëzuarve edhe më shumë udhëzimin. Ai do t’ua shtojë edhe më shumë besimin, mirësitë dhe mëshirën e Tij. Fjala “el huda”, që Zoti ka premtuar se do t’ua shtojë, është dituria e saktë dhe puna e mirë sipas saj.

Çdokush që i hyn rrugës së diturisë, besimit e punëve të mira, Zoti ka për t’ia lehtësuar dhe mundësuar që t’i punojë ato, madje do t’ua shtojë edhe më shumë nga mirësia e Tij. Ai do t’i mundësojë të mësojë edhe shumë çështje të tjera, që njeriu as i kishte menduar se mund t’i arrinte me përpjekjet e veta.

Ky ajet tregon dhe është argument se besimi shtohet e pakësohet, ashtu siç kanë pohuar selefët e mirë të këtij umeti. Për këtë tregojnë edhe shumë ajete të tjera kuranore: “Ne bëmë mbikëqyrës të Zjarrit veç melekë, numrin e të cilëve e bëmë veçse si sprovë për ata që nuk besojnë, që të
22