Ti kërkon vazhdimisht begati nga Allahu Fuqiplotë. Çka nëse begatia kryesore për ty është dashuria e Tij?!
Si rrjedhojë sprovohesh në mënyra të ndryshme.
— Hoxhë Ekrem Avdiu

❤46🥰5
"Vazhdo me këshillë, sepse këshilla besimtarëve u bën dobi."
Dharijat - 55
Dharijat - 55
❤33
“Kërkoni ndihmë me durim dhe me namaz!” – Allahu i Lavdëruar na urdhëron që, për të kërkuar ndihmë për çështjet tona, duhet të jemi të duruar. Ndihmën duhet ta kërkojmë me të gjitha llojet e durimit. Ka shumë lloje durimi, por ato më kryesoret janë:
1. Durimi që tregohet në bindjen ndaj Allahut të Lartësuar për te kryer urdhëresat e Tij, derisa ta arrijmë atë në formën më të mirë.
2. Durimi ndaj gjynaheve dhe mosbindjes. Pra, durimi që duhet të tregojmë për t’u larguar nga haramet dhe që të mos shkelim kufijtë e Allahut.
3. Durimi gjatë ngjarjeve të dhimbshme, të cilat Allahu i Lartësuar i ka përcaktuar për ne. Ky durim konsiston në pranimin me zemër të kënaqur të këtyre përcaktimeve, duke mos shprehur as më të voglin zemërim apo pakënaqësi kundrejt tyre. Nëse do të tregohemi të durueshëm dhe të vetëpërmbajtur në situata të vështira, ashtu si na urdhëron Allahu i Lartësuar, atëherë kjo do të jetë një ndihmë shumë e madhe për kapërcimin e tyre.
Kush përpiqet të jetë i duruar, Allahu i Lartësuar ka pë

❤11👍7
Përkujtuesi Ditor
“Kërkoni ndihmë me durim dhe me namaz!” – Allahu i Lavdëruar na urdhëron që, për të kërkuar ndihmë për çështjet tona, duhet të jemi të duruar. Ndihmën duhet ta kërkojmë me të gjitha llojet e durimit. Ka shumë lloje durimi, por ato më kryesoret janë: 1. Durimi…
Kush përpiqet të jetë i duruar, Allahu i Lartësuar ka për t’ia lehtësuar këtë gjë dhe patjetër do ta bëjë të durueshëm. Të njëjtën gjë mund të themi edhe për namazin, i cili është treguesi i besimit në zemër dhe i cili e frenon dhe e ndalon njeriun nga çdo vepër e shëmtuar. Një namaz i tillë është rrugëzgjidhje dhe ndihmë për çdo çështje e problem.
“Vërtet, kjo është e vështirë, por jo për ata që kanë frikë …” – Domethënë, për këta të fundit është e thjeshtë kjo mënyrë e kërkimit të ndihmës. Është e thjeshtë, sepse të tillë e bën droja e tyre ndaj Allahut dhe shpresa për të arritur shpërblimin e madh të Tij. Frikërespekti për Allahun dhe shpresa e madhe për shpërbilimin e Tij, e nxisin robin që të kërkojë ndihmë nëpërmjet këtyre mënyrave të vështira (me durim e me namaz).
Madje, ai i bën ato duke qenë i kënaqur dhe me zemër të qetë, pasi kujton shpërblimin e Allahut dhe ka frikën e ndëshkimit. Ndërsa ata të cilët nuk i kanë këto ndjenja (frikën dhe shpresën), ata nuk ka se çfarë t’i shtyjë të ndërmarrin të tilla mënyra, për të kërkuar ndihmë dhe rrugëzgjidhje. Edhe sikur të përpiqeshin ndonjëherë të bënin ndonjë gjë të tillë, ajo do të ishte shumë e rëndë dhe e vështirë për shpirtrat e tyre, të cilat nuk janë pajisur me ndjenjën e frikërespektit (ħushû) ndaj Allahut.
Por çfarë është, në fakt, ndjenja e ħushû-it, lehtësuesja e vetme e situatave të vështira? Ħushû është ndjenja e përuljes së zemrës ndaj Allahut. Ajo është prehja dhe qetësia që ndien zemra kur kujton Allahun. Ajo është një lloj përunjësie përpara Krijuesit, e shoqëruar me një ndjenjë nevoje dhe varfërie për mëshirën e Tij.
Kjo përulje vjen si pasojë e besimit të patundur të adhuruesit, se do të takohet me Allahun e Lartësuar. Ky besim është burimi i këtyre ndjenjave. Prandaj i Madhëruari, duke shpjeguar cilësitë e atyre që e kanë këtë ndjenjë.
“Që janë të bindur se do ta takojnë Zotin e vet dhe se, pa dyshim, tek Ai do të kthehen. ” – Domethënë, të tillë janë ata që janë të sigurt se do ta takojnë Zotin e tyre dhe që Ai ka për t’i shpërblyer për veprat e tyre: janë ata të cilët janë të sigurt se, një ditë prej ditësh, do të kthehen sërish tek Ai që i solli për herë të parë në jetë. Është të kujtuarit e këtij takimi të rëndësishëm, ai që ua lehtëson atyre adhurimet që kryejnë për Allahun. Ky takim i ngushëllon ata gjatë fatkeqësive dhe sprovave. Ky takim ua lehtëson sfidat e mëdha.
Takimi me Allahun ua lehtëson atyre, gjithashtu, largimin nga veprat e ndaluara e të këqija. Pikërisht për ata janë përgatitur mirësitë e përjetshme, mes atyre vendbanimeve të larta. Ndërsa ata që nuk shpresojnë takimin me Allahun, e kanë tmerrësisht të vështirë të kërkojnë ndihmë dhe rrugëzgjidhje me namaz apo me ndonjë adhurim tjetër përkushtuar Allahut të Lartësuar. Më, pas Allahu i Lartësuar u rikujton edhe një herë bijve të Israilit mirësitë e Tij ndaj tyre, me qëllim që kjo t’i kujtojë dhe t’u shërbejë si qortim dhe nxitje (për të qenë mirënjohës dhe të bindur).
[ Tefsiri i Sadit ]

👍7❤5