“Morali i mirë me gruan nuk kufizohet në moslëndimin e saj, por në vetëpërmbajtjen ndaj lëndimeve që vijnë prej saj dhe maturinë kur ajo zemërohet, duke ndjekur në këtë mënyrë shembullin e Profetit salAllahu alejhi ue selem.”
— Muhtesar minhaxh el Kasidin
— Muhtesar minhaxh el Kasidin
❤30🥰6👍1
Kush bën një të mirë, do të ketë shpërblim më të mirë se ajo. Ndërsa ai që bën një të keqe, do të dënohet vetëm aq sa e meriton vepra e tij.
Kasas - 84
Kasas - 84
❤40🎉2
”Është Allahu Ai që i përgjigjet nevojtarit kur ai i lutet dhe Ai që ia largon të keqen …” – El mudtar quhet ai i cili është mbuluar nga hallet dhe dëshpërimi, i janë mbyllur rrugët dhe i janë lidhur duart, dhe pret zgjidhje e çlirim. Vetëm Allahu është Ai që i përgjigjet këtij njeriu në nevojë. Askush veç Allahut nuk ka në dorë që ta largojë të keqen dhe vështirësitë.
”… dhe ju bën ju sundues në tokë. – Kush është Ai që ju bën sundimtarë në tokë duke ju bërë trashëgimtarë të njëri-tjetrit dhe pushtetit, duke ju dhënë forcë e begati të shumta? A nuk është Ai që ju bëri udhëheqës pas brezave të mëparshëm? Po njëlloj ju do të vdisni e Ai do të sjellë të tjerë pas jush.
– ”A ka ndonjë zot tjetër (që meriton adhurimin) përveç Allahut?” – A ka ndonjë zot tjetër, veç Allahut, që të bëjë të tilla gjëra? Edhe ju vetë, o idhujtarë, e pohoni se askush veç Zotit nuk ka pushtetin të bëjë të tilla gjëra. Prandaj edhe idhujtarët, kur i godiste ndonjë fatkeqësi, i luteshin me sinqeritet veçse Allahut, sepse e dinin se

❤28👍1
Shpesh vërejmë se kur njerëzit takohen, fillojnë të pyesin njëri-tjetrin:
"Shumë qenke plakur!"
"Pse të paskan rënë flokët?"
"Sa e ke rrogën, Allahile?"
"Paske marrë kile!"
"Sa provime të kanë mbetur?"
"Pse ende nuk je martuar?"
"A je duke punuar...?"
Më pas, çuditemi pse njerëzit nuk kanë dëshirë të vizitohen me njëri-tjetrin.
"Prej Islamit të mirë të njeriut është të lërë atë që nuk i intereson."
Tirmidhiu.
— Hoxhë Irfan Salihu

👍26❤23
“Udhëzimi për në Rrugën e Drejtë është në dorë të Allahut. Por ka edhe rrugë devijuese (nga e Vërteta). ” – Rruga e drejtë është në dorën e Allahut të Lartësuar. Ajo është rruga më e shkurtër dhe më e afërt për të arritur tek Allahu i Lartësuar. Kjo rrugë është ajo të cilën Allahu i Lartësuar e ka sjellë përmes Shpalljes dhe profetëve të tij.
Prandaj njerëzit, ashtu sikurse zgjedhin në këtë botë rrugët më të drejta, më të shkurtra e më të lehta, pikërisht kështu duhet të zgjedhin dhe rrugën drejt Allahut të Lartësuar, që është rruga më e shkurtër, më e drejtë dhe më e thjeshtë. Ndërsa rrugët e shtrembra, për sa i përket besimit në Zot, punëve që duhet të kryejmë dhe mënyrës së si duhet ta adhurojmë Zotin e Lartësuar, janë të gjitha ato që bien ndesh me rrugën e drejtë.
Ato rrugë nuk të çojnë tek Allahu i Lartësuar, por të largojnë prej Tij dhe të çojnë në vendin e vuajtjes dhe dëshpërimit. Të udhëzuarit nga Allahu i Lartësuar janë ata që e pranojnë dritën dhe udhëzimin e sjellë prej Tij përmes profetëve

❤25
Dhjetë cilësi që tregojnë se një njeri ka karakter të mirë
1. Të debatosh rrallë,
2. Të trajtosh të tjerët me drejtësi,
3. Të shmangësh kërkimin e gabimeve të të tjerëve,
4. Të përpiqesh të korrigjosh dhe përmirësosh cilësitë e këqija që të shfaqen,
5. Të gjesh justifikime për njerëzit,
6. Të përballosh dëmet prej tyre,
7. Të llogaritësh veten,
8. Të merresh me njohjen e gabimeve të tua dhe jo të të tjerëve,
9. Të mbash një fytyrë të buzëqeshur,
10. Dhe të jesh i butë dhe i sjellshëm në të folur.
— Jusuf Ibn Asbat

❤43👍7😢5