Përkujtuesi Ditor
4K subscribers
1.7K photos
78 videos
1 file
3.05K links
Të aktivizojmë mendimin ditor për thelbin e jetës: Zotin
Download Telegram
👍195
Përkujtim: Koha për dhikrin para fjetjes!

Kliko këtu
16
”Atyre u jepen përgëzime në jetën e kësaj bote dhe në Jetën Tjetër. ” – Çdokush që është i devotshëm ndaj Allahut, është edhe i dashuri ose miku i zgjedhur i Allahut. Përgëzimet që jepen në këtë botë janë fama dhe emri i mirë ndër njerëz, dashuria në zemrat e besimtarëve, ëndrrat e mira që shihen për ta dhe shumë e shumë shenja të butësisë, mëshirës dhe bujarisë së Zotit. Formë tjetër përgëzimi janë edhe lehtësimet e krijuara, udhëzimi për të kryer shumë vepra të mira, pajisja me morale të larta, si dhe largimi nga rrugët e ligësisë dhe veset.
24
Përkujtuesi Ditor
”Atyre u jepen përgëzime në jetën e kësaj bote dhe në Jetën Tjetër. ” – Çdokush që është i devotshëm ndaj Allahut, është edhe i dashuri ose miku i zgjedhur i Allahut. Përgëzimet që jepen në këtë botë janë fama dhe emri i mirë ndër njerëz, dashuria në zemrat…
Ndërsa përgëzimi në ahiret fillon që në momentin e marrjes së shpirtit, sikurse thotë Allahu i Madhëruar: “S’ka dyshim se atyre që thonë “Allahu është Zoti ynë” dhe pastaj qëndrojnë të palëkundur në këtë, do t’u zbresin melekët (e do t’u thonë): “Mos u frikësoni e mos u pikëlloni, por gëzohuni me Xhenetin, që ju është premtuar! Ne jemi miqtë tuaj, si në jetën e kësaj bote, ashtu edhe në Botën Tjetër. Atje ju do të keni atë që dëshirojnë shpirtrat tuaja dhe gjithçka që kërkoni. Kjo është dhuratë nga Ai që është Falës e Mëshirëplotë. ”[Fussilet 30 – 32].

Pastaj përgëzimet vazhdojnë në varr, ku robi do të përgëzohet se Zoti është i kënaqur me të dhe ai do të kënaqet me Zotin dhe mirësitë e përjetshme. Megjithatë, përgëzimi i plotë do të jepet në ahiret, në momentin kur të hyjë në Xhenetet e mirësisë dhe të shpëtojë përfundimisht nga ndëshkimi i dhembshëm.

”Premtimet e Allahut nuk mund të ndryshohen. ” – Ajo që Zoti ka premtuar është e vërtetë e sigurt dhe askush nuk mund ta ndryshojë, tjetërsojë dhe as ta zëvendësojë. Ai është më i vërteti në fjalën dhe premtimin e Tij. Askush nuk ka mundësi që ta kundërshtojë e ndryshojë atë që Zoti e ka përcaktuar dhe vendosur në ligjin e tij.

”Kjo është fitorja e madhështore. ” – Sepse ajo përmban shpëtimin nga çdo gjë që ti i druhesh dhe fitimin e çdo gjëje që ti e synon dhe e dëshiron. I Madhëruari e përkufizon “fitoren” me këta fatlumë, sepse askush tjetër nuk meriton të jetë i fituar dhe i sigurt, përveç atyre që kanë të plotë imanin dhe devotshmërinë. Si përfundim, përgëzimi përfshin çdo mirësi dhe mbarësi që Zoti e ka premtuar në dynja dhe në ahiret, për ata që kanë iman dhe devotshmëri. Zoti e solli fjalën “përgëzim” të papërcaktuar, pikërisht që ajo të përfshijë të gjitha llojet e përgëzimit, por me kusht, aritjen e imanit dhe të devotshmërisë.



— Tefsiri i Sadit
31👍2
Përkujtim: Koha për dhikrin e mëngjesit!

Kliko këtu
13
Ibën Abasi, radiallahu anhu, transmeton nga Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, se ka thënë: "Kujtoje Allahun dhe Ai do të të mbrojë. Kujtoje Allahun dhe do ta gjesh Atë para se ta gjesh veten. Njihe kur je në mirëqenie, që Ai të të njohë në vështirësi.”

Transmeton Tirmidhiu 2516; Ahmedi (1: 307-308); Bejheki në Shu'ub el-Iman dhe në El-Esma' ue'l-Sifat.
38🥰3
– Ata, së pari, besojnë me zemër, me korrektësi e sinqeritet. Së dyti, ata bëjnë vepra të mira. Ata veprojnë sipas besimit të sinqertë, me qëllimin që të kënaqin Zotin dhe ashtu si i mëson Ai. Këta kanë një premtim të mirë: se do të jenë në Xhenetin e mirësive. Atje do të kënaqen e gëzohen me mirësi të shumta: ushqime e pije të këndshme, marrëdhënie të mrekullueshme dhe pamje të bukura, si dhe zëra të papërshkrueshëm. Por mbi të gjitha, atje do të lumturohen duke parë Zotin Bujar dhe duke dëgjuar Fjalën e Tij.

— Tefsiri i Sadit
28
Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu
15
Përkujtim: Koha për dhikrin para fjetjes!

Kliko këtu
16
Përkujtim: Koha për dhikrin e mëngjesit!

Kliko këtu
16👍1
Ibën Amri ka thënë: “Nëse Allahu të ka marrë diçka, angazhoje veten me çkado që nuk të lë të mendosh rreth asaj që të ka ndodhur.”
45
10
Këto ajete janë kërcënim dhe premtim. Kërcënimi është për të gjithë ata që shfaqin armiqësi ndaj Allahut dhe Profetit të Tij duke bërë kufër, duke mos u bindur dhe duke kryer vepra të këqija. Këta do të jenë të braktisur dhe të përçmuar. Ata kurrë nuk do të fitojnë dhe nuk do të ndihmohen. Ndërsa premtimi e përgëzimi është për ata që besojnë Allahun dhe profetët e Tij, duke jetuar sipas porosive që profetët sollën nga Zoti i tyre.

Ata janë pala e Allahut, që do të fitojnë çdo të mirë e do të shpëtojnë nga çdo e keqe. Allahu i Madhëruar premton atyre sukses, fitore dhe ndihmë në dynja dhe në ahiret. Ky është një premtim që nuk thyhet kurrë, sepse është dhënë nga më i Vërteti në premtimet e Tij, më i Fuqishmi, Krenari dhe i Pamposhturi, të Cilit nuk mund t’i shpëtojë asgjë.


— Tefsiri i Sadit
24
Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu
14
Përkujtim: Koha për dhikrin para fjetjes!

Kliko këtu
11
Përkujtim: Koha për dhikrin e mëngjesit!

Kliko këtu
11
O ju, që besoni! Ruani veten dhe familjet tuaja nga zjarri, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë e mbikëqyrinengjëj të fuqishëm e të ashpër, të cilët kurrë nuk i kundërshtojnëurdhrat e Allahut, por i zbatojnë menjëherë ato.
 
Tahrim - 6
37
Kjo është një pyetje retorike, që tregon një ndjenjë habie dhe qortimi njëkohësisht. Si është e mundur pra, që ju të mohoni Allahun, i Cili ju krijoi pasi nuk ekzistonit?! Ai ju dhuroi, gjithashtu, edhe një larmi të pafundme mirësish.

“Pastaj, Ai ju bën të vdisni, e pastaj ju ringjall përsëri: e më pas (përfundimisht), tek Ai do të ktheheni. ” – Më pas, në momentin kur afati juaj do të jetë plotësuar, Ai do ju sjellë vdekjen, për t’ju dhënë shpërblimin e veprave që kryet në këtë jetë, që në momentin kur hyni në varr. Pastaj, Ai do t’ju ringjallë në Ditën e Ringjalljes dhe të Grumbullimit të Madh, për t’u rikthyer sërish tek Ai dhe për ta marrë të plotë shpërblimin e veprave tuaja.

E pra, ju jeni (në të gjitha gjendjet) nën administrimin, përkujdesjen dhe mirësitë e Tij. Ju jeni të detyruar t`i nënshtroheni urdhrave dhe ligjit të Tij hyjnor, se pastaj do t`i nënshtroheni llogarisë dhe shpërblimit, sipas zbatimit të ligjit dhe urdhrave të Tij. Si është e mundur që, pas gjithë këtij informacioni, ju ta moho
21👍1
Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu
16
Përkujtim: Koha për dhikrin para fjetjes!

Kliko këtu
11