Kalon një grua pranë një burri dhe ai nuk mund ta përmbajë veten nga shikimi i saj me epsh, edhe pse nuk ka asnjë përfitim prej kësaj. Çfarë mund t’i thuhet kësaj, përpos dobësi?
— Sufjan eth-Theuriu, Allahu e mëshiroftë!
— Sufjan eth-Theuriu, Allahu e mëshiroftë!
❤30👍4
O bijtë e Ademit, vishuni përshtatshëm kudo dhe kurdo që tëfaleni! Hani e pini, por mos e teproni, se Ai nuk i do ata që e teprojnë.
A'raf - 31
A'raf - 31
❤32👍3
Një herë Pejgamberi, paqja qoftë mbi të, rrinte në shtëpinë e tij me disa shokë të tij. Në ndërkohë erdhi një sahab dhe tha: “Es-selamu alejkum!”’ Pejgamberi, paqja qoftë mbi të, ia ktheu dhe tha: “Dhjetë.” Hyri një tjetër dhe tha: “Es-selamu alejkum we rahmetull-llah!”, Pejgamberi, paqja qoftë mbi të, ia ktheu dhe tha: “Njëzetë.” Hyri një tjetër dhe tha: “Es-selamu alejkum we rahmetull-llahi we berekatuhu!”, Pejgamberi, paqja qoftë mbi të, ia ktheu dhe tha: “Tridhjetë.” Shokët e tij e pyetën Pejgamberin, paqja qoftë mbi të, se çfarë do të thotë kjo? Ai u përgjigj: “Ai i pari që përshëndeti me: Es-selamu alejkum fitoi 10 shpërblime, i dyti i cili e shtoi: We rahmetull-llahi fitoi 20 shpërblime dhe i treti i cili e shtoi: we rahmetull-llahi we berekatuhu fitoi 30 shpërblime.”
Transmetohet nga Sunan et-Tirmidhi (2689), Sunan Ebu Davud (5195).
Transmetohet nga Sunan et-Tirmidhi (2689), Sunan Ebu Davud (5195).
❤23🥰7
Përkujtuesi Ditor
Një herë Pejgamberi, paqja qoftë mbi të, rrinte në shtëpinë e tij me disa shokë të tij. Në ndërkohë erdhi një sahab dhe tha: “Es-selamu alejkum!”’ Pejgamberi, paqja qoftë mbi të, ia ktheu dhe tha: “Dhjetë.” Hyri një tjetër dhe tha: “Es-selamu alejkum we rahmetull…
Parashtrohet pyetja, çfarë dobie kemi prej selamit?! Përgjigjja është se selami na e shton dashurinë, vëllazërinë ndërmjet njëri-tjetrit. All-llahu i Plotfuqishëm në një ajet thotë: “Me të vërtetë besimtarët janë vëllezër”.
Gjithashtu edhe Muhammedi, paqja qoftë mbi të, ka thënë:
"Nuk do të hyni në Xhenet derisa të mos besoni, nuk do të besoni derisa të mos duheni në mes veti, a të ju tregoj një gjë, të cilën nëse e praktikoni do të duheni në mes veti? Sahabët thanë: “Po.” Pejgamberi, paqja qoftë mbi të, tha: “Përhapeni selamin!”.

❤22
Mbaje në mend:
Ai që të do, të do ashtu si je. Ai që nuk të do, do të të gjejë vërejtje si do që të jesh.
— Hoxhë Ekrem Avdiu
Ai që të do, të do ashtu si je. Ai që nuk të do, do të të gjejë vërejtje si do që të jesh.
— Hoxhë Ekrem Avdiu
❤47