Përkujtuesi Ditor
4.01K subscribers
1.71K photos
79 videos
1 file
3.08K links
Të aktivizojmë mendimin ditor për thelbin e jetës: Zotin
Download Telegram
"Nëse dikush të tregon ndonjë të metë të dikujt atëherë ndaloje tek ti dhe mos e lejo që të kalojë tek tjerët sepse kështu e fiton shpërblimin e atij që ia mbulon të metat vëllait."

— Dr. Ibrahim El-Fekij
22👍3
Përkujtim: Koha për dhikrin para fjetjes!

Kliko këtu
9
“Kur paratë i ke në dorën tënde, por jo në zemrën tënde, nuk të dëmtojnë; edhe nëse janë shumë. Ndërsa kur paratë i ke në zemër, do të të dëmtojnë edhe nëse nuk i ke në duart e tua.”

— Ibn el-Kajjim, Allahu e mëshiroftë!
24👍4😢1
Zoti yt ka urdhëruar, që të mos adhuroni askënd tjetër përveç Atij dhe, që të silleni mirë me prindërit. Nëse njëri prej tyre ose të dy arrijnë pleqërinë te ti, mos u thuaj atyre as “uh!”, mos i kundërshto, por drejtoju atyre me fjalë respekti. Lësho para tyre krahët e përuljes prej mëshirës dhe thuaj: “O Zoti im, mëshiroji ata, ashtu siç më kanë rritur, kur unë isha i vogël!”

(El-Isra: 23-24)
33
"Në Ditën e Llogarisë të gjithë do ta qortojnë veten, edhe të mirët, edhe mëkatarët. Të mirët pse nuk bënë më shumë punë të mira, të tjerët pse nuk hoqën dorë nga mëkatet."

— Imam Kurtubiu
😢159
Kur dëgjojnë Shpalljen që ju dha Muhamedit alejhisselam, ajo ndikon drejt e në zemrat e tyre. Ata frikësohen dhe zemrat e tyre zbuten. Kjo shfaqet te lotët, që rrjedhin nga sytë e tyre për shkak të dëgjimit të së Vërtetës, për të cilën janë të bindur. Kështu, ata e besojnë dhe e pranojnë të vërtetën e Zotit. 🤍

— Tefsiri i Sa’dij.
28😢2
Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu
9
Përkujtim: Koha për dhikrin e mëngjesit!

Kliko këtu
10
“Trishtimi dhe depresioni do të lehtësohen kur robi e kupton se nuk ka fuqi të shmangë atë që i ka ndodhur, as të bëjë atë që nuk ishte e caktuar për të që ta bënte.”

— Ibn el-Kajjim, Allahu e mëshiroftë!
25👍9
"Namazi sjell furnizimin (rizkun), ruan shëndetin, shmang dëmin, përzë sëmundjet, forcon zemrën, shndrit fytyrën, kënaq shpirtin, flak përtacinë, gjallëron gjymtyrët, dhuron fuqi, zgjeron kraharorin, ushqen shpirtin, zbardh zemrën, ruan begatinë, largon ndëshkimin, tërheq bereqetin, të mban larg nga shejtani dhe të afron me të Gjithëmëshirshmin."

— Ibn Kajim, Allahu e mëshiroftë!
42🥰1
Sureja Bekare, Ajeti 186. 🤍

Kliko këtu!
8🥰2
Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu
12
Nëse ke arritur ta kuptosh se, kur vie në pyetje shëndeti, çdo gjë tjetër e humb vlerën, përgëzohu, ngase je afër të kuptosh se kur të humbasë vlerën edhe shëndeti, atëherë me vlerë mbetet vetëm bota e amshueshme, djepi yt i përjetshëm, fillimi i ri që rrëzon çdo shëndet e pasuri. Dhe aty e kupton që duhet, qysh nga sot, të punosh për atë që s'shuhet, e të nxirrësh nga zemra atë që zhduket e ne horizont më asnjë gjurmë s'i duket.

— Hoxhë Hekuran Helshani
22
Përkujtim: Koha për dhikrin para fjetjes!

Kliko këtu
8
Përkujtim: Koha për dhikrin e mëngjesit!

Kliko këtu
12
Kush dëshiron t’i jap zgjidhje gjendjes së vet, le të bëjë ç'është e mundur për të ndryshuar veprat e veta. Allahu (xh.sh.) thotë:

“Sikur ata t’i përmbaheshin Rrugës së Drejtë, Ne do t’u lëshonim atyre ujë me bollëk”
(Xhin, ajeti 16)

— Ibn Xheuzi, Allahu e mëshiroftë!
26
Vetëm një gjë kujtoje:

Kjo botë nuk është Xhennet, që ajo të jetë përfekte.
👍243