Përkujtuesi Ditor
3.91K subscribers
1.66K photos
75 videos
1 file
2.96K links
Të aktivizojmë mendimin ditor për thelbin e jetës: Zotin
Download Telegram
Përkujtim: Koha për dhikrin e mëngjesit!

Kliko këtu
Fatkeqsitë dhe sprovat janë si i nxehti dhe i ftofti. Kur robi e di se do të ndodhin patjetër, ai nuk duhet të zemërohet për shkak të kësaj, nuk duhet të bëhet depresiv e as i pikëlluar.

— Ibn Tejjmije (Allahu e mëshiroftë)
Dërgoni salavate në këtë ditë xhumaje për më të mirin e njerëzimit salAllahu alejhi ue selem. Allahu na bashkoftë me të Dërguarin e Tij alejhi selam në Xhennetet e Tij.

Allahumme sali ue selim a’la nebijjina Muhammed. ❤️
Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu
Ne kemi nevojë më shumë për pak edukim sesa për shumë hadithe.

— Ibn Kajjim (Allahu e mëshiroftë)
Ne dhe namazi yne …

Pejgamberin, salAllahu alejhi we selem, e shperqendroi njehere nje rrobe me vija qe ia kishin dhene dhurate. Namazin e pare qe e fali me ate rrobe, e verejti se i shkuan syte te rroba dhe menjehere ia ktheu dhuruesit.

A thua valle, neve sa “vija” na shperqendrojne nga namazi yne? Nga shqiptimi i tekbireve e gjer ne dhenien e selamit, a thua ku na fluturis mendja? Sa levizjen e behme… Jo vetem nje namaz, shume namaze tona i kemi te tilla!

Pejgamberi, salAllahu alejhi we selem, e largoi rroben, po ne kur do t’i largojme brengat e hallet qe na kujtohen mu ne namaz?!

A kemi mundesi qe para namazit ta vendosim ne “silent mode” mendjen tone per ceshtjet e kesaj dunjaje dhe te kujtojme para Kujt kemi dale para…

Kur thua “Allahu ekber” te lutem kujtoje kete: Ajo ngritje e duarve le te jete shenje qe i hodhe pas shpine ceshtjet e dunjase. Allahu ekber “Ti je me i madhi o Allah”. Me i madh sesa cdo gje qe tenton te me pengoje mua nga biseda ime me Ty, namazi! E cdo gje tjeter eshte e vogel ne krahasim me kete!

@perkujtuesiditor
Kur ndonjërit prej jush i hapen dyert e të mirave, le të shpejtojë drejt tyre, sepse nuk dihet se kur do t'i hapen herën tjetër.

— Ibn Kajjim (Allahu e mëshiroftë)
Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), ka thënë:

“Nëse keni ndërmend të përmendni gabimet e vëllezërve tuaj, atëherë kujtoni të metat tuaja”.

— Buhariu në 'Edeb el-Mufred' 328
Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu
Përkujtim: Koha për dhikrin e mëngjesit!

Kliko këtu
"Kush e fsheh sekretin, zgjidhjen e ka në dorë. E kush ia ekspozon veten gjërave të dyshimta e jo të hijshme, mos ta akuzojë askënd nëse mendon keq për të."

— Omeri ibn Hatab (Allahu qoftë i kënaqur me të!)
Shfrytëzoje dynjanë për të jetuar dhe përçuar fenë e Zotit dhe mos jeto me iluzionin se është më mirë të largohesh nga dynjaja për hir të Zotit. Dynjanë largoje nga zemra jote por jo nga jeta jote.

— Hoxhë Mustafa Tërniqi
Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu
Përkujtim: Koha për dhikrin para fjetjes!

Kliko këtu
Përkujtim: Koha për dhikrin e mëngjesit!

Kliko këtu
Si është dunjaja burg për besimtarin e xhenet për jobesimtarin?

Thuhet se kur hafiz Ibn Haxher ishte kryeprokuror i Egjiptit, një ditë po kalonte përgjatë tregut me një karavan me pamje të pastër dhe i rregulluar mirë. Kështu një çifut që po shiste vaj të nxehtë, e që dukej shumë i papastër për shkak të vajit, iu afrua dhe duke i kapur frerët e mushkës së tij i tha:

"O dijetar i Islamit, ju pohoni se pejgamberi juaj ka thënë se dunjaja është burg për besimtarin dhe Xhenet për jobesimtarin, në çfarë burgu je ti e në çfarë Xheneti jam unë?'

Ai (Ibn Haxher) i tha:

"Në krahasim me shpërblimin që më pret mua në ahiret, kjo botë është si të isha në burg, e në krahasim me dënimin që të pret në ahiret ty, kjo dunja për ty është Xhenet.”

Çifuti me këtë rast u bë musliman.

— Fejdhul-Kadir: 3/646.

Pra sqarimi i hadithit është: "Dunjaja është burg për muslimanin në krahasim me shpërblimin që ai e pret në ahiret, dhe është Xhenet për jobesimtarin në krahasim me dënimin që ai e pret në ahiret."
Përkujtim: Koha për dhikrin e mëngjesit!

Kliko këtu
Shtoje kërkimfaljen ngase vërtet, ti nuk e di se kur të kaplon mëshira e Allahut.

— Hasan el Basri, Allahu e mëshiroftë!