Përkujtuesi Ditor
3.91K subscribers
1.66K photos
75 videos
1 file
2.96K links
Të aktivizojmë mendimin ditor për thelbin e jetës: Zotin
Download Telegram
Zemrat kanë nevojë të vazhdueshme që të kujtojnë Shpalljen e Zotit dhe të dëgjojnë urtësitë e Tij. Njeriu nuk duhet të tregohet i pakujdesshëm, sepse kjo bëhet shkak për ngurtësimin e zemrës dhe për largimin e lotëve, që rrjedhin nga frika e Zotit.

— Tefsiri i Sa’dij.
Dhe për fund, falenderoni gratë, nënat tuaja, vjehrrat, nuset, e din ti vetë se nga kush duhesh të kërkosh hallallëk, të jesh falenderues dhe mirënjohës!
Nga ajo grua e cila vetëm shtronte sofrën dhe ti uleshe si në restaurant (iftar e syfyr). Mos e injoro punën e saj duke thënë e ka patjetër, por thuaj Allahu e shpërbleftë që pos adhurimeve të caktuara ndaj Zotit, gjithve na qëndronte në këmbë!

Mos harro:
"Kush nuk i falenderon njerëzit nuk e ka falenderuar Allahun" - (Tirmidhiu)

— Emine Bajrami
Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu
Përgatitja e qëllimeve për kohën mbas Ramazanit 📝

Ramazani përfundoi. Para Bajramit le ta rishikojmë tërë muajin dhe të shohim si mund ta mbajmë nivelin e njejtë të adhurimit edhe më pas.

Në vijim janë disa pyetje që duhet t’i bëjmë veteve tona dhe disa qëllime për t’i ndjekur:

1.Si e kam shpenzuar kohën time të lirë këtë Ramazan?

Qëllim pas Ramazanit:
Kërko falje për kohën e humbur dhe bëje nijet ta shfrytëzosh kohën e lirë në adhurim.

2.Sa kam lexuar Kur'an përgjatë këtij muaji?

Qëllim pas Ramazanit:
Bëje nijet të lexosh minimumi 20 minuta Kur'an çdo ditë pa humbur ndonjë ditë.

3.Sa kohë kam shpenzuar në përmendjen e Allahut?

Qëllim pas Ramazanit:
Përqëndrohu të gjesh kohë për përmendjen e Allahut çdo ditë nga sot e tutje. Në mëngjes apo në mbrëmje - shpenzoj 10 minuta duke e madhëruar Atë.

4.Sa kam dhënë sadaka këtë muaj?

Qëllim pas Ramazanit:
Caktoje një shumë prej minimum 5€ të qëndrosh i vazhdueshëm në të ndihmuarit umetin përmes pasurisë.

5.Sa namaze vullnetare kam falur?

Qëllim pas Ramazanit:
Fillo duke falur 2 rekate namaz çdo natë para gjumit me nijetin për namaz nate.

6.Pyete veten sinqerisht se a ka qenë ky Ramazan më i mirë sesa i kaluari?

Qëllim pas Ramazanit:
Nëse jo, atëherë fillo të punosh me veten menjëherë pas Ramazanit që të jesh gati për tjetrin, nëse e arrin. Nëse po, vazhdo njësoj edhe pas Ramazanit.

Llogariteni veten vëllezër dhe motra!

Allahu na e mundësoftë të jemi të qëndrueshëm! Amin!
Përkujtim: Koha për dhikrin e mëngjesit!

Kliko këtu
Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu
Dërgoni salavate

Allahumme sali ue selim a’la nebijjina Muhammed. ❤️
Le ta veshim rrobën e re! 👕

Ka thënë i Dërguari i Allahut ﷺ :
“Me të vërtetë besimi vjetërsohet në brendësinë e ndonjerit prej jush ashtu siç vjetërsohet rroba. Prandaj kërkoni prej Allahut që t'ua ripërtërijë besimin në zemrat tuaja."
[Sahihul-Xhami:1590]

Gjersa sot ndoshta je kujdesur që të vishesh me rrobat më të reja e më të bukura, medito pak; po nga Ramazani, a dole me një rrobë të re të imanit? A e veshe sot “rrobën” e re të imanit apo e veshe atë rrobën e njejtë që kishe para Ramazanit?

Rroba e re, a është me një zemër pa zili, zemër pa inate, zemër falëse, përqëndrim më të madh në namaz, lexim më të shumtë të Kuranit, lexim me meditim, përmendje më e madhe e Allahut, kujdes më i mirë ndaj prindërve e të afërmve, kujdes në të folur, ndihmë ndaj të tjerëve…?

Apo është po ajo rroba e shkujdesjes, neglizhencës e mospërfilljes…

@perkujtuesiditor
“Mos u pikëllo për çështjet e kaluara të cilat nuk kanë qenë të kader për ty, për shkak të shëndetit të keq, humbjes së pasurisë ose çështe tjera së kësaj bote, etj.

Shqetësimi yt duhet të jetë me korrigjimin e veprimeve të ditës, meqenëse një person jeton në momenti dhe nuk duhet të trishtohet për atë që ka kaluar. Gjithashtu ai nuk duhet të hulumtojë në të ardhmen ku ai hulumtim nuk do të kishte ndonjë dobi. Të takon të jeni të sinqertë, të përmbushni kontratat tuaja, t'i mbani premtimet dhe drejtësinë në të gjitha marrëdhëniet. Përmbushja e të drejtave plotësisht dhe në mënyrë të përsosur me një shpirt të qetë dhe me iman të vërtetë të pastër.
Merre veten me gabimet e tua dhe çështjet e tua sesa me gabimet e njerëzve dhe çështjet e tyre. Trajtoje secilin sipas situatës dhe gjendjes së tij, pavarësisht nëse ai është i moshuar, apo i ri, mashkull apo femër, udhëheqës apo ndjekës. Ji i butë dhe i mëshirshëm me të gjithë, madje edhe me kafshët dhe bagëtinë, sepse me të vërtetë Allahu është i mëshirshëm me adhuruesit e tij të mëshirshëm. Ji mesatar në të gjitha çështjet tuaja dhe hape mendjen ndaj çdo përfitimi fetar dhe të kësaj bote!

— Abdurrahman es-Sa'ad (Allahu e mëshiroftë!)
Allahu e mëshiroftë atë njeri i cili flet pak, e lexon Kuranin, qan kur e humb kohën, vazhdimisht lexon Buhariun dhe Muslimin dhe e adhuron Allahun para se t’i vijë vdekja.

— Imam Dhehebiu, Allahu e mëshiroftë!

[ Et-Tedhkirah 2/80 ]
Ditët e Shevalit kanë filluar që sot dhe mund të agjëroni deri më 20 maj.

I Dërguari i Allahut, ﷺ, ka thënë: ”Kush e agjëron Ramazanin, pastaj e pason me gjashtë ditë të Shevalit, konsiderohet sikur e ka agjëruar gjithë vitin”. (Transmeton Muslimi)

Lejohet agjërimi i gjashtë ditëve të Shevalit pa shkëputje apo veç e veç brenda muajit Sheval.

Ata që kanë ditë të humbura nga agjërimi, mund të i kompenzojnë njëherë ato ditë e pastaj të agjërojnë ditët e Shevalit, por mund edhe të agjërojnë fillimisht ditët e Shevalit e pastaj të i kompenzojnë ditët e ngelura kur të kenë mundësi.

Agjërimi i këtyre ditëve nuk është obligativ, por është sunet. Vlera e tyre siç shihet nga hadithet është shumë e madhe dhe ka shpërblim shumë të madh.
Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu
Gruaja mund ta durojë varfërinë, shëmtinë dhe jetën plot angazhime të burrit, mirëpo ajo nuk mund ta durojë sjelljen e keqe të tij.

I Dërguari (paqja qoftë mbi të), i nxiste burrat në trajtimin e grave me mirësi dhe në kosideratë për emocionet e tyre.

— “Kënaqu me jetën tënde”, Dr. Muhammed El-Arifi
Përkujtim: Fal namaz Duha

Vazhdo veprat e mira edhe pas Ramazanit!
E, soditësi… ka raste kur, bie fjala, pasi e ndan mendjen që të ulet në një xhami e aty i qetë të mësojë Kuranin ose të bëjë dhikër Zotin, ngadalë-ngadalë dora i shkon nga celulari i tij dhe e shtyp ikonën e rrjeteve sociale dhe ja, del nga xhamia ku kishte hyrë për të ushqyer shpirtin e tij të etur për përmendjen e Zotit, mirëpo ai paskësh hyrë në xhami vetëm me trupin e tij, kurse shpirtin e paskësh lënë përjashta mureve të xhamisë.

— Ibrahim Sekran, “Shtigje të diturisë dhe besimit”, fq, 38.
Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu
Përkujtim: Koha për dhikrin para fjetjes!

Kliko këtu
Përkujtim: Koha për dhikrin e mëngjesit!

Kliko këtu