Përkujtuesi Ditor
3.91K subscribers
1.66K photos
75 videos
1 file
2.96K links
Të aktivizojmë mendimin ditor për thelbin e jetës: Zotin
Download Telegram
O Zot, e pranoj se krejt
begatitë i kam prej Teje!
Dhe e pranoj se mëkatet
janë prej meje andaj: MË FAL!

Ky është kombinim i duhur për
një pendim cilësor.

Prandaj, në Ramazan kur të thuash “Estagfirullah”, kujtoje këtë.

"Ai që nuk e ka kuptu peshën e
mëkatit dhe rëndësinë e faljes, ai nuk ka mundësi me e kuptu rëndësinë e Ramazanit.”

— Shkëputje nga Hoxhë Enis Rama
Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu
O vëllezërit e mi! Koha e zbrazët i hap derën iluzioneve, vesveseve dhe mendimeve të trazuara. Ajo eshtë shtëpia e çmendurisë, gremina e djallit dhe ferma e mosbindjes. Koha e zbrazët është shkak i devijimit dhe ftohtësisë. Është hajdut profesionist, ndërsa ti je preja.

— Fehd bin Jahia El Amari
Bëje dhikrin para fjetjes 💤

Kliko këtu
Përkujtim: Koha për dhikrin e mëngjesit!

Kliko këtu
Aisheja r.a., një ditë në prani të Pejgamberit ﷺ, kishte thënë për një grua që kishte vdekur: Vdiq e u rehatua!

Pejgamberi ﷺ u hidhërua dhe i tha:

إِنَّما يَسْتَرِيحُ مَنْ غُفِرَ لهُ

Vetëm ai që i falen mëkatet rehatohet!

[Essahihah, 1710]
Nëse të ngutet në namaz, kujto se çfarëdo që nxiton të arrish, apo çkado që ke frikë se do të të ikën, është në Dorën e Atij para të Cilit ke dalë në namaz.

— Ali Tantavi
“Besimtarët me besimin më të përsosur janë ata me moralin më të mirë.”

— Pejgamberi Muhammed ﷺ
Ebu Davudi, 4682
Bëje dhikrin para fjetjes 💤

Kliko këtu
Ngrënia e syfyrit është më e preferuar se ngrënia e iftarit, sepse syfyri ka bereqet dhe gjithashtu e forcon dhe i jep fuqi trupit për agjërim. Është vërtetuar nga Pejgamberi (sal-lallahu alejhi ue selem), se ai ftonte mysafirë për syfyr.

— Shejh Abdulaziz Et-Tarifi
Përkujtim: Koha për dhikrin e mëngjesit!

Kliko këtu
T'ju njoftojmë me një prej lutjeve më të lehta e më gjithëpërfshirëse:

اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ الْجَنَّةَ، وَأَعُوذُ بِكَ مِنَ النَّارِ

O Allah, ta kërkoj Ty xhenetin dhe të kërkoj Ty të më ruash nga zjarri!

Nuk duhet të kalojë një natë Ramazani e njeriu të mos i përgjërohet Allahut me këtë lutje të paktën tri herë, qoftë në sexhde, qoftë në raste të tjera.

Sipas një hadithi autentik, nëse njeriu i kërkon Allahut strehim nga zjarri tri herë, zjarri thotë: "O Allah, shpëtoje atë nga unë!" Dhe nëse njeriu i kërkon Allahut xhenetin tri herë, xheneti thotë: "O Allah, mundësoja atij të hyjë tek unë!"
(Ahmedi, Tirmidhiu, Nesaiu, Ibn Hibban dhe të tjerë)

Poashtu, transmetohet nga Ibn Abbasi se ka thënë:
"Në ditën e fundit, një njeri do të dërgohet zvarrë te xhehenemi, por xhehenemi do të zbrapset dhe largohet prej tij. Allahu do ta pyesë për ç'arsye veproi kështu. Xhehenemi do të përgjigjet: sepse në dynja ai kërkonte shpëtim te Ti nga unë. Dhe Allahu do të urdhërojë të lirohet ai njeri.

— Tefsir et-Tebari
Profeti ﷺ ka thënë: “Agjërimi dhe Kurani do ndërmjetësojnë për njeriun ditën e Kiametit.
Agjërimi do të thotë: “O Zot, unë e pengova nga ushqimi dhe epshet, lërmë të ndërmjetësoj për të.
Ndërsa Kurani do të thotë: “O Zot, unë i privova atij gjumin gjatë natës prandaj lërmë të ndërmjetësoj për të”.

— Transmeton Ahmedi (6626) dhe El-Hakimi (2036)
Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu
“Sikur ai që jep sadaka ta dinte se sadakaja e tij bie në dorën e Allahut para se të bie në dorën e të varfërve, kënaqësia e atij që jep do të ishte më e madhe se kënaqësia e atij qe merr".

— Ibn El Kajjim (Allahu e mëshiroftë!)
Bëje dhikrin para fjetjes 💤

Kliko këtu
Përkujtim: Koha për dhikrin e mëngjesit!

Kliko këtu
Ne kemi të meta dhe gjynahe të llojllojshme, Allahu na faltë! Mirëpo në Ramazan goditi nja 3 apo 4, fort goditi! Pra hiqi prej liste që mos t'i i veprosh më kurrë! Pra zgjidhi nja 3 apo 4 prej atyre që i ke një kohë të gjatë dhe që nuk po të mundësojnë rehatinë për vite të tëra. Të cilat kanë të bëjnë me zemrën apo me gjuhën apo syrin, secili i di mëkatet e tij më së miri.

Gjithashtu kjo vlen edhe për nisjen e disa adhurimeve. Vendos në këtë Ramazan që 3-4 adhurime t'i nisësh.

— Shkëputje nga Hoxhë Enis Rama
Përkujtim: Fal namaz Duha
Forwarded from Përkujtuesi Ditor