Përkujtuesi Ditor
4.01K subscribers
1.7K photos
78 videos
1 file
3.06K links
Të aktivizojmë mendimin ditor për thelbin e jetës: Zotin
Download Telegram
24
Përkujtim: Koha për dhikrin e mëngjesit!

Kliko këtu
11
Pas çdo tërheqjeje të parave nga bankomati, të vjen një mesazh se të është zvogëluar pasuria.
Imagjino pas çdo zullumi, përgojimi, bartje fjalësh, mashtrimi e hulumtimi të privatësisë së të tjerëve, llogaria jote shpenzohet e të humbin shpërblimet.
Por, kjo është edhe shumë e trishtueshme, ngase nuk sinjalizohet në dynja, po të vjen në befasi në Ditën e Llogarisë.
Andaj, kujdes për këtë!

— Hoxhë Blerim Musliu
👍1413
Kaderi ecën dhe nuk do t'ia dijë për zemërimin e askujt. Njeriut do t'i ndodhë vetëm ajo që është caktuar për të.

— Ibn Xheuzi, Allahu e mëshiroftë! (Gjuetia Meditimeve, 576)
👍1512
Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu
7👍1
Dikush e kishte pyetur një urtar:
Si t’i hakmerrem armikut?
Duke e ndrequr veten tënde! – ia kishte kthyer.

— Turtushi, Siraxh el-muluk, f. 472.
Përktheu: Prof. Dr. Sedat Islami
15👍2
Hasan el Basriu, ka thënë: "Allahu nuk i ka bërë kufij tjetër punës së besimtarit pos vdekjes. Lexoni në Kur’an (Hixhr: 99): “Adhuroje Allahun deri të të vjen vdekja".”

— Ibn Rexheb el Hanbeli, Letaif el-Mearif, 223
18😁1
Përkujtim: Koha për dhikrin e mëngjesit!

Kliko këtu
8
Buzëqesh!

Pse e ndërlikon jetën?
Pse gjithë ky pikëllim e mërzi?
Nëse ke harruar, përkujto...
jetën e Profetit ﷺ medito!

Ndjek këshillën e tij dhe ji optimist!
Përgëzo, njerëzit mos i largo,
dhe në zemër veç Allahut askë tjetër mos lejo!
Ai ka fuqi t’i shndërroj vështirësitë në lehtësim.

Dërgo salavate e buzëqesh
se edhe Profeti buzëqeshte e buzëqeshte,
Profeti ﷺ buzëqeshte.
O Allah mbi të dërgo përshëndetje!

Falu dhe lutu nga thellësia e zemrës,
Ai shqetësimet e tua i largon,
derisa në Zotin tënd beson.

Ai është me mendimin tënd per Të,
E thuaj: O Zot, jam robi yt, o Allah!
Jam i kënaqur me kaderin dhe drejtësinë Tënde, O Allah!
Bëje mundin dhe mbështetju Atij,
Vendosi t’gjitha shpresat tek Allahu dhe lutju Atij.

Prej nga vjen gjithë kjo mërzi?
Më trego, ku mbeti besimi?
Çdo gjë që ndodh është i Tij caktimi,
Dhe me vështirësinë vjen lehtësimi!

— Përktheu: Përkujtuesi Ditor.
29👍1
Usame bin Zejd (radijAllahu anhu) tregon: “Unë thash: “ *O i Dërguar i Allahut! Nuk të kam parë të agjërosh më shumë në ndonjë muaj sesa në muajin Shaban.” Ai tha: “Ai është një muaj midis Rexhebit dhe Ramazanit dhe ndaj tij njerëzit tregohen të pakujdesshëm. Gjatë tij veprat ngrihen tek Zoti i botëve, andaj kam dëshirë që veprat e mia të ngrihen duke qenë agjërueshëm* .” (Nesaiu)
13
Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu
11
Nëse shejtani më mposhti dje, do ta mposht sot me pendim dhe vepra të mira.

— Sufjan eth-Theuri
25🤩2
Përkujtim: Koha për dhikrin e mëngjesit!

Kliko këtu
10
Pejgamberi ﷺ ka thënë:

“Nëse duhen dy njerëz për hirë të Allahut, më i miri prej tyre është ai që më së shumti e do vëllaun e tij.“

— Buhariu në “Edebul-Mufred”
14👍2
Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu
7
"Një grua e devotshme edhe nëse nuk është jashtëzakonisht e bukur, karakteri dhe feja e saj e bëjnë atë tërheqëse.”

— Shejh Ibn Uthejmin | Sharh Rijad es-Salihin, (Nr. 280)
20👍3🤩3
Kujdes!

Nëse dy prindërit e tu fillojnë t'i zgjedhin fjalët e tyre me ty, nga frika se mund të të bezdisin apo zemërojnë, dije se ti je mëkatar.

— Ibn Mubarek, Allahu e mëshiroftë!
👍108😢3👎1
Përkujtim: Koha për dhikrin e mëngjesit!

Kliko këtu
9
Dini se s’ka ndonjë rob musliman që e shpeshton salavatin mbi Muhamedin salallahu alejhi ue selem, veç se Allahu ia ndriçon zemrën, ia fal gjynahin, ia zgjeron gjoksin dhe ia lehtëson çështjen e tij, andaj shpeshtoni salavatet, ndoshta Allahu ju bën prej miletit të tij, ju vë të punoni me sunetin e tij, dhe atë e bën shoqëruesin e gjithë neve në Xhennetin e Tij, vërtet Ai është Mirëbërësi ndaj neve me rahmetin e Tij. ❤️

— Ibnul Xheuzij, Allahu e mëshiroftë
20👍1🥰1
Dërgoni salavate në këtë ditë xhumaje për më të mirin e njerëzimit salAllahu alejhi ue selem. Allahu na bashkoftë me të Dërguarin e Tij alejhi selam në Xhennetet e Tij.

𝗔𝗹𝗹𝗮𝗵𝘂𝗺𝗺𝗲 𝘀𝗮𝗹𝗶 𝘂𝗲 𝘀𝗲𝗹𝗶𝗺 𝗮’𝗹𝗮 𝗻𝗲𝗯𝗶𝗷𝗷𝗶𝗻𝗮 𝗠𝘂𝗵𝗮𝗺𝗺𝗲𝗱. ❤️
17