Përkujtuesi Ditor
4.01K subscribers
1.71K photos
79 videos
1 file
3.08K links
Të aktivizojmë mendimin ditor për thelbin e jetës: Zotin
Download Telegram
Një djalë sikur ky

Fudajl ibën Ijadi e kishte pare të birin tek fshinte krahun e peshores me mëngën e rrobës.
“Përse vepron ashtu, o biri im?”- E kishte pyetur.
“Nuk dua tua llogaris myslimanëve edhe pluhurin e rrugës, o baba!”- I ishte përgjigjur.

Fudajli që fort u ngazëllye nga kjo përgjigje qante dhe i thoshte të birit: “Për Allahun, biri im, ky veprim yti për mua është më i dashur se të kryej dy herë haxhillëkun dhe njëzet herë umren!”

— Ummetu el-udhama, f. 336.
18👍1
Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu
8👍1
Dikush përpiqet të japë këshillë, dhe, duke qenë se e bën në mënyrë të gabuar, dëshmon se vet ka më shumë nevojë të këshillohet.

— Hoxhë Ekrem Avdiu
12👍8
Përkujtim: Koha për dhikrin e mëngjesit!

Kliko këtu
8
“Lutjuni Allahut me siguri se Ai do t'ju përgjigjet. Dijeni se Allahu nuk do t'i përgjigjet lutjes së një zemre që është e pavëmendshme dhe e hutuar."

— Burimi: Sunen al-Tirmidhī 3479
20👍1
Një dhuratë për ty! 🙂🎁

I Dërguari ﷺ ka thënë:

Allahu ia jep dunjanë atij që e do dhe atij që nuk e do, por imanin ia jep vetëm atij që e do.” ❤️

Burimi: Muʻjam Asāmī 342
Shejh Albani e ka konsideruar të saktë.
58👍5
Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu
5👍1
11
Vërehet se shumë nga besimtarët praktikues nuk dijnë të mbajnë një qëndrim të kërkuar gjatë thirrjes apo këshillimit. Pikërisht ti që ke vite e vite praktikimi të kësaj feje nuk të ka hije të sillesh me arrogancë apo sarkazëm ndaj atyre që kanë më pak dituri apo janë fillestarë. Mundohu që kur të flasësh, të zgjedhësh butësinë. Mati fjalët para se t’i thuash apo shkruash. Kujtoje se edhe ti dikur ke qenë injorant në çështjet fetare dhe ke pasur nevojë për sqarime, se bazën e njohurive nuk e ke ndërtuar brenda dite! Kujdes mos të bëhesh shkaktar që me sjelljet, fjalët e tua t’i largosh njerëzit që pa faj thjesht patën dëshirë të mësojnë nga kjo fe madhështore por u ndeshën në një besimtar “të devotshëm” i cili krejt mund t’i kishte mësuar por etikën e të folurit e kishte lënë diku në sirtar!

Imam Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:
"Mos iu drejto të gjithë njerëzve me të njëjtat fjalë dhe mos i thirr në fe me të njëjtën mënyrë, por secilit drejtoju sipas gjendjes që e ka."

“Sa herë që ka hyrë butësia në ndonjë gjë, veçse e ka zbukuruar atë. Kurse, vrazhdësia e shëmton atë gjë. Ajo që arrihet me butësi nuk arrihet me vrazhdësi.” - Hadith.

Allahu e përmirësoftë gjendjen tonë!

@përkujtuesiditor
29👍2
Përkujtim: Koha për dhikrin e mëngjesit!

Kliko këtu
10👍1
Prijësi i besimtarëve, Umer ibn el Khattabi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), ka thënë:

"Takimi me vëllezërit (në fe) largon mërzitë."

(أدب الدنيا والدين 261)
18
Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu
9
Një lutje të cilën Pejgamberi e ka bërë shpesh:

O Rrotullues i zemrave, ma përqëndro zemrën time në fenë Tënde! ❤️

يَا مُقَلِّبَ القُلُوبِ ثَبِّت قَلْبِي عَلَى دِينِكَ
43👍2
Përkujtim: Koha për dhikrin e mëngjesit!

Kliko këtu
8
Sëmundja është zekat (pastrim) i trupit ashtu siç lëmosha është zekat (pastrim) i pasurisë. Kështu që, trupi i cili s’rënkon është sikurse pasuria e cila s’është pastruar me zekat!

— Adab Hasen el-Basrij 53
👍1311🤩1
"Bëja vetes kriter që, kur të punosh, të përkujtosh se Allahu të sheh; kur të flasësh, Allahu të dëgjon; dhe kur të heshtësh, Allahu e di se çfarë fsheh në brendësinë tënde!"

— Hatim el-Esam
26👍1
Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu
12👍1
Ebu Derdai ka thënë: "Sa i mirë është gjumi që e bëjnë të mençurit dhe ushqimi që hanë ata, si ua kalojnë të marrëve me namazin që falin natën dhe agjërimin që bëjnë ditën? Një punë sa një grimcë e punuar nga i devotshmi është më e mirë se ato veprat sa malet që kryejnë të mashtruarit me vetën e tyre.”

Kjo thënie është një margaritar që tregon më së miri për diturinë e përkryer të sahabëve dhe se ata janë prijësit e të parët në çdo punë të mirë.

— Ibn Kajjim el Xheuzije, Allahu e mëshiroftë!
21👍3🤩1
Përkujtim: Koha për dhikrin e mëngjesit!

Kliko këtu
7🎉1