Është Allahu i Lavdëruar Ai që ua mësoi bijve të Ademit ndërtimin e anijeve dhe njohuritë që lidhen me të, që nga koha e Nuhut, i cili ishte i pari që udhëtoi në det. Pas tij, njerëzit e mësuan dhe trashëguan këto njohuri brez pas brezi. Me anije, ata udhëtojnë nga një kontinent në tjetrin, duke transportuar edhe gjërat e tyre të nevojshme. Allahu i Lartësuar thotë: “...që të kërkoni nga begatitë e Tij dhe të jeni falënderues (për Zotin).” Domethënë, në mënyrë që të kujtoni mirësitë e shumta dhe bujarinë e Tij të pashembullt dhe të bëni vepra të mira në shenjë mirënjohjeje ndaj Tij.
Tefsir i Ibn Kethirit, EN-NAHL, 14
Tefsir i Ibn Kethirit, EN-NAHL, 14
❤15