Sot kemi hyrë në muajin Muharrem
📅 Muharremi është muaji i parë i kalendarit hënor islam (Hixhri).
✨ Është një nga katër muajt e shenjtë në Islam.
🤲 Agjërimi në këtë muaj ka vlerë të madhe, pas Ramazanit.
🔟 Në këtë muaj është Dita e Ashurës (dita e dhjetë), agjërimi i së cilës shlyen mëkatet e vitit të kaluar.
🕌 Selefët (të parët tanë të mirë) e agjëronin dhe e madhëronin këtë muaj.
Le të garojmë në vepra të mira!

☀️ Këshilla për burrat dhe gratë besimtare gjatë verës
🧔🏻♂️ Për burrat besimtarë:
1. Ulja e shikimit është prej burrërisë së vërtetë.
Zhveshja gjatë verës është shumë prezente prandaj duhet t’i kujtosh vetes ndëshkimet që vijnë prej shikimit. Lexo dhe dëgjo ligjërata rreth kësaj teme. Më e rëndësishmja: Shmang vendet ku mund të sprovohesh.
2. Hiqi nga lista e “followers” vajzat që shfaqin zbukurim, nëse ato shfaqen me bikini, poza joshëse apo veshje provokuese.
Qoftë kolege, shoqe shkolle apo ndonjë e njohur; mos lejo që helmi të futet përmes ekraneve.
3. Respekto kufijtë e avretit edhe si burrë.
Pantallonat mbi gju, heqja e maicës apo ekspozimi në plazhe të përziera janë të ndaluara. Kufizimi i veshjes nuk është vetëm për gratë.
4. Mos merr pjesë në ahengje me përzierje gjinore apo muzikë – qoftë edhe vetëm me burra.
5. Kujdes me qëndrimin zgjuar deri vonë.
Mos lejo që koha me shokë ose familjarë të të privojë nga namazi i sabahut me xhemat.
🌸 Për gratë besimtare:
1. Ruaje bukurinë tënde për kë e meriton.
Mos e ekspozo trupin në mënyrë që të hysh në hadithin e rrezikshëm: “Gratë e zbuluara nuk do ta nuhasin aromën e Xhenetit.”
2. Mos u ndiko nga zbukurimi i grave jashtë.
Mos u krahaso me to, as mos u ndje inferiore. Ti je robëreshë e Allahut, jo e modës apo standardeve të rreme. Çdo djersë për Allahun ka shpërblim.
3. Kujdes me hixhabet e ngushtë, të tejdukshëm ose të shkurtër (mbi zogun e këmbës).
Një hixhab që e përshkruan trupin nuk e përmbush qëllimin e tij. Edhe në plazh, modestia nuk zëvendësohet me veshje të ngjitura.
4. Shmang vendet ku ekspozimi trupor është i theksuar.
Islami ka kufij edhe mes grave – mos harro se ka avret edhe para tyre.
5. Mos merr pjesë në ahengje me përzierje gjinore apo muzikë – qoftë edhe nëse janë vetëm gra.
✅ Mos e harroni:
“Vera është koha e durimit, dhe shpërblimi për durimin është Xheneti.”
— Ibn Rexheb, Allahu e mëshiroftë!