Hadithi i Ka’b bin Uxhrah, radijallahu anhu, i cili tregon se i Dërguari, salallahu alejhi we selem, ka thënë:
“Janë disa fjalë që thuhen pas çdo namazi farz e që thënësi (apo vepruesi) i tyre nuk do të zhgënjehet kurrë: tridhjetë e tri herë subhanallah, tridhjetë e tri herë elhamdulilah, dhe tridhjetë e katër herë Allahu ekber.” E transmetojnë Muslimi dhe të tjerët.
Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë, kur e shpjegon këtë hadith në “EsSilsile Es Sahiha” thotë:
“Ky hadith është tekst i prerë që tregon se ky dhikër thuhet menjëherë pas namazit farz. Njëjtë me të janë edhe dhikret e tjera që thuhen para apo pas këtij dhikri (të cekur në hadith); pavarësisht a është ky namaz që ka namaz sunet pas tij apo jo. Kurse, ato medhhebe që e kanë mendimin se këto dhikre duhet të thuhen pas namazave sunet, përveç faktit që nuk kanë tekst (hadith) të prerë ku e mbështesin mendimin e tyre, ata me këtë e kundërshtojnë këto hadithe dhe të tjera të ngjashme me të të cilat konsiderohen tekste të prera që flasin në këtë çështje / temë.”

Kalifi i drejtë ‘Umar bin ‘Abd al-‘Azīz (Allahu e mëshiroftë) bërtiti me zërin e tij më të lartë në xhaminë e Damaskut:
“Nuk ka bindje ndaj nesh nëse ajo përfshin mosbindje ndaj Allahut, të Plotfuqishmit dhe Madhështorit.”
(Ez-Zuhd nga Ahmedi bin Hanbeli, nr. 221)