Përkujtuesi Ditor
4.01K subscribers
1.71K photos
79 videos
1 file
3.07K links
Të aktivizojmë mendimin ditor për thelbin e jetës: Zotin
Download Telegram
29
Përkujtim: Koha për dhikrin e mëngjesit!

Kliko këtu
20🥰1
Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Për agjëruesin ka dy gëzime:
1. Gëzimi kur çel agjërimin.
2. Gëzimi kur të takojë Zotin e tij.
Përsa i përket gëzimit kur çel agjërimin ai gëzohet me mirësinë që Allahu i mundësoi përmbushjen e këtij adhurimi, të agjërimit që është prej veprave më të mira. E sa prej njerëzve janë privuar dhe nuk kanë agjëruar. Pra, gëzohet me atë që Allahu i ka lejuar prej ngrënies dhe pirjes, si dhe marrëdhënieve intime bashkëshortore të cilat gjatë agjërimit i kishte të ndaluara.
Ndërsa gëzimi kur të takojë Zotin e tij ai gëzohet me agjërimin dhe gjen shpërblimin e këtij adhurimi tek Allahu i Lartësuar të sigurt dhe të plotë. Në një kohë kur ka më shumë nevojë dhe të thuhet: Ku janë agjëruesit? Le të hyjnë në Xhenet nga dera Er-Rejan, derë nga e cila nuk do hyjë tjetër kush përveç tyre (agjëruesve).
Mexhalis shehr Ramadan.
30
Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu
14
”E, përgëzoi ata që besuan dhe bënë vepra të mira se ata do të jenë në Xhenete në të cilët rrjedhin lumenj. Sa herë që u jepet ndonjë ushqim nga frutat e tij, ata thonë: “Ky është që me te u ushqyem edhe më parë”. Ngase, u sillet ushqim i ngjashëm (vetëm në formë, e jo edhe në shije). Aty do të kenë ata bashkëshorte të pastra dhe aty do të jenë përgjithmonë.”

Bekare: 25
38👍1
Përkujtim: Koha për dhikrin para fjetjes!

Kliko këtu
14
24🥰3
Përkujtim: Koha për dhikrin e mëngjesit!

Kliko këtu
17
Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë:

“Ai që i ka këto tri gjëra, e ka shijuar ëmbëlsinë e imanit:
1. Që Allahu dhe i Dërguari i Tij të jenë më të dashur tek ai se çdo gjë tjetër,
2. Që të dojë një person vetëm për hir të Allahut,
3. Që të urrejë kthimin në mosbesim, pasi Allahu e ka shpëtuar nga kjo, ashtu siç urren të hidhet në Zjarr.”

Transmeton Muslimi
39👍2
Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu
20
Besimtari duhet të jetë i gëzuar dhe i hareshëm, sepse Islamia inkurajon një jetë pozitive dhe të lumtur, ndërsa gëzimi dhe hareja janë shenjë e besimit të fortë dhe të qenurit i kënaqur me atë që Allahu ka caktuar. Kjo nuk nënkupton që një besimtar duhet të jetë gjithmonë i qeshur ose të shmangë shqetësimet, por gëzimi dhe hareja janë shenja të shëndetit dhe harmonisë shpirtërore.
30
15🥰1
Përkujtim: Koha për dhikrin para fjetjes!

Kliko këtu
16👍1
23
Përkujtim: Koha për dhikrin e mëngjesit!

Kliko këtu
19
Ebu Jahja Suhejb Ibni Sinan, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“E çuditshme është çështja e besimtarit, sepse çdo gjendje e tij është mirësi për të dhe kjo është e tillë vetëm për të. Nëse besimtarit i ndodh një gëzim, ai falënderon (Allahun) dhe kjo i sjell dobi. E nëse e godet e keqja, ai bën durim (sabër), dhe po ashtu, edhe kjo i sjell dobi.”

Transmeton Muslimi
37🥰3
19
Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu
16
17
Besimtari duhet të jetë i hareshëm, sepse kjo sjell më shumë dashuri dhe harmoni mes njerëzve. Kur ai është i lumtur dhe i gëzuar, kjo mund të ndikojë pozitivisht te të tjerët.

Profeti ﷺ gjithashtu ka thënë:
“Buzëqeshja në fytyrën e vëllaut tënd është lëmoshë (bamirësi).”

Transmeton Tirmidhiu
35