Përkujtuesi Ditor
4.01K subscribers
1.71K photos
79 videos
1 file
3.07K links
Të aktivizojmë mendimin ditor për thelbin e jetës: Zotin
Download Telegram
Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu
19
Përkujtim: Koha për dhikrin para fjetjes!

Kliko këtu
16
Përkujtim: Koha për dhikrin e mëngjesit!

Kliko këtu
15🥰1
Kush hesht kur s’di, për hir të Allahut të madhëruar, s’është me më pak shpërblim sesa ai që flet, kjo ngase pranimi i padijes është shumë më i vështirë për egon, ky ka qenë zakoni i Sahabeve dhe të parëve të muslimanëve, radiallahu anhum.

— Ebu Hamid, Allahu e mëshiroftë!
31🥰1
“(Për ta janë përgatitur) Xhenetet e Adnit, ku do të hyjnë ata dhe prindërit, gratë dhe fëmijët e tyre, të cilët kanë qenë vepërmirë. “ – Ato janë Xhenetet e Adnit, pra, kopshtet e qëndrimit të përhershëm, nga ku nuk kanë për t’u larguar kurrë dhe nuk kanë për të kërkuar që t’u ndryshohet apo t’u zëvendësohet me diçka tjetër. E si mund të kërkojnë diçka tjetër nga ky vend, që vetë Allahu i Lartësuar e ka përgatitur për të dashurit e Tij dhe në të cilin gjenden të gjitha mirësitë që sjellin lumturi dhe gëzim.

Në Xhenet ka gjithçka që ata fatlumë e kërkojnë dhe e ëndërrojnë. Allahu i Madhëruar tregon se do t’ua qetësojë shpirtin dhe do t’ua kënaqë sytë të dashurve të Tij, duke thënë: “Xhenetet e Adnit, ku do të hyjnë ata dhe prindërit, gratë dhe fëmijët e tyre, të cilët kanë qenë vepërmirë. ” Kështu, ata do të bashkohen në Xhenet me paraardhësit dhe me bashkëshortet e tyre.

Fjala “ezuaxh” (bashkëshortet) ka edhe kuptimin “ata të cilët kanë qenë të ngjashëm me ta, aspektin e veprave të mira”: pra, edhe këta
🥰1310👍1
Përkujtuesi Ditor
“(Për ta janë përgatitur) Xhenetet e Adnit, ku do të hyjnë ata dhe prindërit, gratë dhe fëmijët e tyre, të cilët kanë qenë vepërmirë. “ – Ato janë Xhenetet e Adnit, pra, kopshtet e qëndrimit të përhershëm, nga ku nuk kanë për t’u larguar kurrë dhe nuk kanë…
Fjala “ezuaxh” (bashkëshortet) ka edhe kuptimin “ata të cilët kanë qenë të ngjashëm me ta, aspektin e veprave të mira”: pra, edhe këta konsiderohen si “të afërt” me besimtarët. Prania e këtyre të dashurve ua shton më shumë kënaqësinë dhe lumturinë në Xhenetin e Zotit. Një tjetër kënaqësi që ata përjetojnë është edhe prania e melekëve, të cilët i vizitojnë në çdo kohë. Thotë Allahu i Lartësuar:

“Melekët do t’i vizitojnë ata, duke u hyrë nga çdo portë: “Selamun alejkum!” – Ata i përshendesin me selam dhe i përgëzojnë për nderimin e madh që Allahu i Lartësuar u ka rezervuar. Ata u drejtohen me ato fjalë të dashura, duke u thënë “selamun alejkum”. Selam-i është përshëndetja e Allahut të Lartësuar për ta, prandaj ata do t’i përfshijë paqja dhe siguria. Kjo do të thotë se ata do të shpëtojnë nga çdo gjë e keqe së cilës i druhen dhe do të lumturohen me çdo gjë të mirë që e dëshirojnë. Por Allahu i Lartësuar thotë diçka tjetër, që është shumë e rëndësishme për t’u kuptuar:

“Me durimin tuaj gjetët shpëtimin. “ – Domethënë, vetëm përmes durimit, ata arrijnë këto grada të larta në Xhenetin e mrekullueshëm.

“Sa e mirë është Shtëpia e tyre e përjetshme!“ – Kështu, çdokush që e vlerëson veten dhe i dëshiron të mirën asaj, e nënshtron atë për t’u përpjekur dhe punuar fort, me shpresë që të stoliset me cilësitë e të mençurve. Vetëm në këtë mënyrë mund të shpresojë se do të ketë pjesë në Xhenet, në atë vend aq të bukur, i cili gjithmonë ka qenë motivuesi dhe lumturuesi i i shpirtrave të mirë. Në atë vend të bukur janë mbledhur të gjitha kënaqësitë dhe mirësitë lumturisjellëse. Për të tilla mirësi le të punojnë më aktivët dhe le të garojnë ambiciozët.


— Tefsiri i Sadit
24🥰3
Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu
16🥰3
Përkujtim: Koha për dhikrin para fjetjes!

Kliko këtu
11🥰1
Përkujtim: Koha për dhikrin e mëngjesit!

Kliko këtu
15
“Namazi i natës është shpëtim nga hallet dhe problemet e dunjasë dhe të ahiretit. Ky është sekreti dhe arsyeja pse Allahu e obligoi të Dërguarin e Tij ﷺ me namaz të natës.”

— Hoxhë Sadullah Bajrami
46
“Por edhe pas asaj (besës), ju u kthyet shpinën udhëzimeve të Zotit.” – Pra, pas atij premtimi që dhatë në një situatë të pashlyeshme nga kujtesa, ju përsëri kthyet shpinën. Atëherë, kjo e bëri më shumë se të meritueshme që mbi ju të binin ndëshkimet më të mëdha. Megjithatë:

“Po të mos ishte mirësia dhe mëshira e Allahut ndaj jush, do të ishit prej të humburve (në të dy jetët).”

— Tefsiri i Sadit
20👍2
Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu
19
Përkujtim: Koha për dhikrin para fjetjes!

Kliko këtu
12
Përkujtim: Koha për dhikrin e mëngjesit!

Kliko këtu
11👍5
Lëshimi i shikimit është një litar që lidhë zemrën, prandaj ai që tregohet i paaftë për ta braktisur shikimin e ndaluar (haram) patjetër se do të vazhdojë me atë shikim derisa zemra e tij të lidhet për të. Për këtë arsye, kur Profeti ﷺ u pyet rreth shikimit të rastësishëm tha: "Largoje shikimin tutje!"

— Shejh Abdulaziz Et-Tarifi
34
13
Përkujtim: Koha për dhikrin e mbrëmjes!

Kliko këtu
15
Ramazani po afrohet… elhamdulilah!❤️
41🥰4🤩2
Përkujtim: Koha për dhikrin para fjetjes!

Kliko këtu
16👍1
Përkujtim: Koha për dhikrin e mëngjesit!

Kliko këtu
16