Përkujtuesi Ditor
“O ju që keni besuar! Jini të devotshëm ndaj Allahut dhe le të shikojë njeriu se çfarë ka përgatitur për nesër! Kini frikë Allahun! Nuk ka dyshim se Allahu di në detaje gjithçka që ju bëni!” – Allahu i Lartësuar i urdhëron adhuruesit e Tij besimtarë që të…
Nëse ata vendosin ahiretin në plan të parë, sigurisht që do të angazhohen maksimalisht për të bërë punë të mira dhe të mbara. Nëse e kujtojnë vazhdimisht qëndrimin para Allahut të Lartësuar, do t’u shtohet dëshira dhe vullneti për të kryer vepra të mira dhe për t’u larguar nga të këqijat.
Në këtë mënyrë, ata do të pastrojnë veprat e tyre dhe do të kapërcejnë çdo pengesë që i ndalon ose devijon nga qëllimi i lartë. Ky vullnet u shtohet akoma më shumë nëse kujtojnë dhe binden se Allahu i Lartësuar është i Ditur për gjithçka që ata punojnë. Allahut nuk i fshihet asgjë prej veprave të tyre, sado të imta dhe të fshehura qofshin ato. Ai kurrë nuk ka për t’i shpërfillur dhe nuk ka për t’i lënë pa i shpërblyer për punët e tyre.
Ky ajet është një bazë e fuqishme, që e ndihmon robin në vetëkontroll dhe vetëllogaritje. Adhuruesi duhet ta kontrollojë vazhdimisht veten, në çdo mendim, fjalë apo punë që kryen. Nëse shikon mangësi dhe gabime, përpiqet seriozisht për t’u larguar prej tyre dhe për t’u penduar me sinqeritet. Ai i mbështetet e i kërkon ndihmë Zotit të tij, që ta plotësojë atë urdhër. Besimtari vazhdimisht krahason mirësitë që Allahu i Lartësuar i ka dhuruar, me mangësitë e tij. Kjo i ngjall në zemër atij turpin ndaj Allahut të Madhëruar.
— Tefsiri i Sadit

❤18
Lehtësoja, Zoti im çdo hallexhiu, çdo borxhliu, çdo të brengosuri.
Qetësoji zemrat e pikëlluara dhe të trazuara. Na e mundëso që të dalim faqebardhë.
— Hoxhë Ekrem Avdiu

❤38🥰1
Ka raste kur bashkëshorti mund të mos ketë para 💰.
Nga besnikëria dhe mirëkuptimi ndaj tij është:
- T’i lehtësosh lodhjen dhe stresin,
- Të marrësh parasysh gjendjen e tij,
Gruaja e mençur është ajo që e mbështet atë emocionalisht duke pakësuar kërkesat e tepërta.
— Islami Autentik

❤43👍5
“Sipas sasisë që shqetësohesh për Dunjanë [jetën e kësaj bote], shqetësimi për Ahiretin [botën tjetër] do të largohet nga zemra jote, dhe sipas sasisë që shqetësohesh për Ahiretin, shqetësimi për Dunjanë do të largohet nga zemra jote.”
— Malik ibn Dinar, Allahu e mëshiroftë!
— Malik ibn Dinar, Allahu e mëshiroftë!
❤38👍6
”Atë që Allahu ua dhuron njerëzve nga Mëshira e Tij, askush nuk mund ta pengojë e atë (mirësi) që Ai e ndal, askush përveç Tij nuk mund ta japë: …” – Çdo gjë që Ai e dëshiron mund ta realizojë dhe askush nuk mund ta pengojë Atë. Nga këto çështje janë edhe shtesat dhe ndryshimet që Ai bën në disa nga krijesat e Tij. Në vijim, Allahu i Lartësuar na tregon për faktin se Ai është i vetmi që përkujdeset dhe rregullon çështjet e krijesave, që jep dhe privon, ashtu siç e kërkon urtësia e Tij. Ai thotë:
”Ai është Ngadhënjimtari, i Gjithëdituri. ” –Kjo është një nxitje për ta lidhur zemrën veçse me Allahun e Madhëruar dhe që t’i shprehësh Atij varfërinë dhe nevojën e madhe, në të gjitha aspektet. Vetëm Atij t’i përgjërohesh dhe t’i lutesh dhe vetëm Atij t’i frikësohesh dhe tek Ai të shpresosh. Ai është Ngadhënjimtari i Plotfuqishëm, që ka nënshtruar çdo krijesë. Ai është i Urti, që çdo gjë e vendos në vendin e vet dhe i jep atë që meriton.

❤21
Çmoje secilën begati derisa e ke. Kur të privohesh prej cilës do, do t'ia dish vlerën por mund të jetë vonë.
— Hoxhë Ekrem Avdiu
— Hoxhë Ekrem Avdiu
❤31👍8
”Mos u dëshpëro nga fjalët e tyre!” – Mohuesit flasin e shpifin kundër teje, duke të cenuar ty dhe fenë tënde. Por ti mos u trishto për fjalët e tyre! Ata nuk mund të arrijnë lavdinë e vet me këto fjalë dhe as dëmtimin tënd.
”Pa dyshim, e gjithë krenia i takon vetëm Allahut. – Allahu ia jep krenarinë atij që Ai dëshiron dhe e privon nga ajo atë që Ai dëshiron. I Madhëruari thotë: “Kush dëshiron krenarinë (le ta dijë se), e tërë krenaria i takon Allahut (pra, vetëm prej Tij le ta kërkojë)! [Fatir 10]. Atëherë, kërkojeni krenarinë përmes bindjes ndaj Zotit, sepse menjëherë pas këtij ajeti i Lartësuari thotë: “Tek Ai ngjiten (të gjitha) fjalët e mira. Është Ai që i ngre lart punët e mira. Ata që kurdisin komplote të së keqes, ata do të kenë një dënim të rëndë dhe komplotet e tyre do të dështojnë. ” (Fatir 10).
Adhurime nëpërmjet të cilave mund të synohet dhe të arrihet krenaria janë edhe ato që Allahu i Lartësuar i ka quajtur el kelimuŧ-ŧaj-jibu, domethënë fjalët e mira. Këtu bëjnë pjesë: leximi i Kur’anit,

❤20👍3
Njeriu i urtë dhe i mençur shmanget nga analizimi i tepërt i çdo detaji të vogël kur ka të bëjë me familjen, të dashurit, miqtë dhe fqinjët.
— Ibn Xheuzi, Allahu e mëshiroftë!
— Ibn Xheuzi, Allahu e mëshiroftë!
❤41